Dy-vjeçari më i zgjuar se Obama
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Dy-vjeçari më i zgjuar se Obama
Është vetëm dy vjeç por është më i zgjuar se presidenti i SHBA-së, Barack Obama, si dhe kryeministri britanik David Cameron.
Fëmija – mrekulli nga krahina Mitcham e Londrës jugore, është anëtari më i ri i Mensa-s britanike. Shumica e fëmijëve në moshën e 2-vjeçarit Adam Kirby nuk kanë mësuar akoma që të ecin mirë dhe vështirësohen të shqiptojnë fjalët e tyre të para, por jo Adam. Atij i pëlqen shumë të lexojë Shekspirin, të mësojë gjuhë të huaja, si atë japoneze, spanjolle, franceze. Jo vetëm kaq, por ka mësuar që edhe në tualet të shkojë vetë!
Adam bëri testin e inteligjencës IQ Stanford – Binet dhe kapi 141 pikë, 10 më shumë se dy prej burrave më të fuqishëm të planetit, Barack Obama dhe David Cameron, si dhe 4 pikë më pak se niveli “gjeni”, edhe pse nuk është në gjendje akoma që të flasë rrjedhshëm.
Prindërit e tij, Dean dhe Kerry-Ann e kuptuan që djali i tyre ishte i veçantë, që pa mbushur akoma 1 vjeç, shkruan “Daily Mail”. Tashmë ai është 2 vjeç e 5 muajsh dhe është anëtari më i vogël i Mensa-s britanike. Aftësitë e tij janë të mrekullueshme. Mësoi të lexonte që pa mbushur 1 vjeç.
Mesatarja e britanikëve në testet e inteligjencës IQ është 100, ndërsa vogëlushi Adam kapi 141 pikë. Kështu, u bë fëmija i 19-të në Britaninë e Madhe që hyri në Mensa pa shkuar akoma në shkollë. /alb-observer.com/

Similar topics
» Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? )
» Ku do të pushojë familja Obama
» Arsyeja qe ju mban zgjuar eshte ??
» Obama kryqëzohet për një çadër, në Shqipëri ushtria….
» Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit
» Ku do të pushojë familja Obama
» Arsyeja qe ju mban zgjuar eshte ??
» Obama kryqëzohet për një çadër, në Shqipëri ushtria….
» Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuriozitete Te Ndryshme & Enigmat e Universit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi