Skandal në Greqi, dëgjohen thirrjet "Hail Hitler!" në parlament
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Skandal në Greqi, dëgjohen thirrjet "Hail Hitler!" në parlament
Skandali ka shpërthyer sot në Parlamentin grek, ku gjatë seancës parlamentare janë dëgjuar thirrjet naziste “Hail Hitler”.
Gjithçka ka filluar pasi nënkryetari i Parlamentit urdhëroi përjashtimin e deputetit neonazist, Panajotis Iliopulos për sjellje joparlamentare, sepse ky i fundit sulmoi verbalisht kreun e SYRIZA Aleksis Cipras. Pas urdhrit, nga salla doli gjithë grupi i deputetëve të "Agimit të Artë".
Në ilaritet e sipër, gjatë largimit të tyre, në sallë është dëgjuar disa herë thirrja “Hail Hitler”-"Rroftë Hitleri".
Nuk është shumë e qartë se kush i lëshoi këto thirrje, pasi sipas deputetëve të "Agimit të Artë", ato u lëshuan nga deputetët e SYRIZA-s, të cilët donin të vinin në lojë neonazistët.
Sipas një versioni, kur deputetët e "Agimit të Artë" po largoheshin nga salla, deputeti i SYRIZA, Stavros Kontonis tha me ironi "Hail Hitler". Pastaj, po sipas këtij versioni, deputeti i Kristos Papas u përgjigj duke thirrur tri herë të njëjtën parullë. Ndërkohë “Agimi i Artë” këmbëngul se thirrjet për Hitlerin u shqiptuan nga deputeti i SYRIZA.
Sidoqoftë, fakt është se prania e partisë neonaziste "Agimi i Artë" në Parlamentin grek, po provokon incidente të tilla të papara ndonjëherë në insituticionin më të lartë të një vendi demokratik.
Kjo situatë ishte pasojë e diskutimit për projekt-ligjin kundër racizmit, ku deputetët sulmuan praktikat e ndjekura nga “Agimi i Artë”./balkanweb
Similar topics
» Skandal në familjen mbretërore të Arabisë Saudite
» Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament
» Huliganët maqedonas vazhdojnë me thirrjet raciste antishqiptare
» Skandal seksual në parlamentin britanik, zv/kryetari përdhunoi dy të mitur
» Urdhero kete byzylyk, mbaje ne dore dhe njoftohu per thirrjet...
» Integrimi Në BE, Obama Letër Berishës: Opozita Të Jetë Aktive Në Parlament
» Huliganët maqedonas vazhdojnë me thirrjet raciste antishqiptare
» Skandal seksual në parlamentin britanik, zv/kryetari përdhunoi dy të mitur
» Urdhero kete byzylyk, mbaje ne dore dhe njoftohu per thirrjet...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi