AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin

2 posters

Shko poshtë

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Empty Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Sep 24, 2013 5:39 am

Mosha e saj është mister, dhe njerëzit, aq sa bëhen kuriozë, aq edhe nuk duan ta dinë sa vjeçe është Albërie Hadërgjonaj.

Të gjithë kënaqen me pamjen e saj të freskët e ‘lozonjare’, sikur vitet të kishin ngelur pikërisht aty, në skenën e Festivalit të Këngës, tek ajo Albërie që i bëri të gjithë për vete. Sot, është këngëtarja e suksesshme që emocionon, është nëna e përkushtuar që ka rritur dy vajza të bukura... Mirëpo tema e viteve që kalojnë, nuk është shumë e dashur për Albërien. Ende nuk pranon ta mendojë veten si gjyshe, dhe akoma kënaqet si vajzë e vogël kur sheh vitrinat e dyqaneve. Kjo intervistë duket si një ndalesë që i kemi bërë artistes në mes të rrugës së saj drejt këngës... Ajo nxiton pa u lodhur, megjithëse ka ecur shumë. Por për ne pranon të ndalojë, na tregon dhe niset sërish, duke na lënë takim në një ndalesë tjetër. Rruga e saj nuk do të ketë kurrë një fund, sepse siç thotë dhe vetë Albëria, “Unë vdes pa muzikë”.
Na tregove se po lodhesh shumë këtë periudhë... Kjo verë, është më e suksesshme për ty krahasuar me një vit më parë?
Zakonisht stina e verës për mua është punë dhe nuk është se shoh ndonjë ndryshim. Jam me fat që çdo vit kam një punë intensive dhe të suksesshme...
Ke arritur të bësh ndonjë ditë pushim deri tani?
Po. Kam pushuar dhe kam lëvizur në vende të ndryshme të botës. Kam bërë dhe ‘shopping’ si zakonisht. Bëhem si fëmijë kur jam nëpër dyqane (qesh).
A ankohen vajzat që nuk po bëjnë dot pushime me mamin?
Tani ato janë rritur dhe kanë filluar t’i bëjnë pushimet me shoqërinë. Por sigurisht që edhe pushimet me mua i shijojnë në maksimum.
Ju ftojnë për të kënduar bashkë me Anxhelinën, apo vetëm?
Unë kam dashur ta marr me vete, por ajo nuk ka pranuar të vijë. Anxhelina është shumë e fokusuar te shkolla dhe kënga për të është hobi që e plotëson. Ajo po punon për këngë të reja, kështu që le të shohim ç’do të ndodhë në të ardhmen.
Megjithëse nuk arriti të merrte çmimin e parë, balada “Asnjëherë” është pëlqyer shumë... Si mendon, pse e pëlqyen kaq shumë shqiptarët këtë këngë?
Është një këngë që pëlqehet menjëherë, pasi të gjithë ne dashurojmë dhe fatkeqësisht shpeshherë ndodh ta humbasësh dashurinë!
Duhet theksuar se edhe komponentët me të cilët u përcoll kënga, ishin të menduar mirë dhe i dhanë më shumë emocion.
Sa ka në tekstin e këngës pjesë nga jeta e vetë Albëries?
Të jem e sinqertë, tekstin e kam marrë gati nga Olti Curri dhe nuk e kisha idenë se çfarë kishte shkruar. Kam mbetur e mahnitur nga melodia dhe teksti kur i kam dëgjuar. Këtë rast e quaj fat, sepse më erdhi një këngë që me siguri do të jetojë gjatë.
Do vazhdosh të konkurrosh në festivale, apo je zhgënjyer?
Nuk mund të them se jam zhgënjyer, pasi unë kam marrë atë që kërkoja, urime e komplimente pafund. Është momentale ajo ndjesia e keqe. Unë këngën e Samantës e kisha dëgjuar shumë herë, sepse të dyja këngët i ka bërë Kledi Bahiti, dhe e pëlqeja shumë. Pastaj Samantën e kam shumë përzemër dhe m’u bë qejfi vërtet, sepse kishte shumë vite që merrte pjesë. Këto janë të pritshme nëpër festivale. Unë kam vite me këto eksperienca dhe jam mësuar, por kam qenë me fat që kam pasur këngë të bukura dhe kam marrë gjithmonë çmime të rëndësishme.
Do të kemi këngë të reja këtë sezon?
Patjetër. Në fakt, tani jam në pritje të këngës sime më të re.
Prodhimet në tregun muzikor po rriten gjithmonë e më shumë... Si të duket niveli i muzikës shqiptare sot?
Eh, ishte një kohë tjetër ajo para ca vitesh! Tani ka shumë ndryshime dhe për këtë, duhet të dish të veprosh dhe të përshtatesh, përndryshe je e mbaruar... Sinqerisht, unë për muzikën e tregut, bëj një gjë komplet ndryshe nga muzika që bëj për vlera dhe dëshirën time. Kudo në botë është ky fluks, por pa diskutim që publiku di t’i ndajë dhe t’i vlerësojë më të mirët.
Përveç këngëve të tua, cili është hiti i kësaj vere që të ka mbetur në mendje?


Kam disa preferenca. Më mirë s’po përmend emra, që të mos u ngelë hatri kolegëve.
A ka vend tregu për kaq shumë këngëtarë? Këngëtarët e rinj, a arrijnë të nxjerrin ndonjë fitim nga muzika?
Shumë e vështirë është, sepse ne jemi popull i vogël, me shumë këngëtarë. Por siç e thashë dhe më lart, të mirët “hanë bukë veç”.
Anxhelina është tërhequr së fundmi dhe nuk po nxjerr këngë të reja. Pse?
Anxhelina ishte në Amerikë për një vit e pak. Tani që është këtu, po punon për këngët e reja e më pas do largohet përsëri. Më vjen keq, sepse dua që të jetë aktive edhe në Shqipëri e të mos e harrojnë. Çfarëdo që ajo mund të arrijë atje, vendi i vet është aty ku ajo hodhi hapat e parë e s’mund ta harrojë.
Kur ka në plan ajo të rikthehet?
Shumë shpejt Anxhelina do të lançojë dy këngë të reja, shoqëruar me videoklipe.
Ti je grua, nënë, zonjë shtëpie dhe një femër në karrierë; ka pasur ndonjë moment kur ke menduar të heqësh dorë nga puna dhe t’i përkushtohesh vetëm familjes?
Jo. Pavarësisht se gjatë jetës kam pasur edhe shkëputje për shkak të impenjimeve në familje, kurrë nuk më ka shkuar në mendje që mund ta lë muzikën. Unë vdes pa muzikë.
Familjarët e tu, e kanë kërkuar ndonjëherë këtë?
Asnjëherë, përkundrazi, ata më kanë përkrahur shumë.
Je përfolur shumë për marrëdhënien me bashkëshortin, Mentorin. Ka zëra që thonë se jeni ndarë, por ka dhe të tjerë që thonë se s’jeni ndarë kurrë. Si është e vërteta?
Për personat publikë flitet shumë dhe unë jam mësuar tashmë. Lidhja ime është përfolur aq shpesh, herë u ndamë e herë u bashkuam. Unë di të them që s’kam qenë ndonjëherë më mirë.
Ti je martuar shumë e re... Nëse Agnesa ose Anxhelina vendosin të martohen, si e mendon veten gjyshe? Të pëlqen?
Boh, nuk më pëlqen fort ideja që do bëhem gjyshe. Vajzat e dinë që nuk ua lejoj të ma bëjnë këtë kaq shpejt (qesh)! S’di ç’të them, është akoma herët. Kur të vijë koha, e di që do jem një gjyshe që do t’i dua shumë nipërit dhe mbesat, por nuk do të kem kohë të merrem me fëmijët, sepse do jem një gjyshe me shumë impenjime (qesh).
Kur nuk je në punë, e preferon jetën e natës?
Aspak! Për mua pushimi do të thotë qetësi, një SPA, masazh, një darkë me verë të mirë pranë njerëzve që dua… Club-et apo pub-et për mua janë torturë dhe kur shkoj më duket vetja sikur jam në punë.
Pi alkool zakonisht?
Shumë pak, thuajse fare. Maksimumi që mund të pi është një gotë verë, dhe ajo të jetë shumë e mirë!
Duke qenë në qendër të vëmendjes prej kaq shumë vitesh, je lodhur nga shikimet e kuriozëve?
Nuk është fort e lehtë të jesh në qendër të vëmendjes. Ka edhe nga ato ditët apo momentet e këqija. Pastaj, sa u përket thashethemeve apo komenteve që bëhen në rrjetet sociale, më ngrenë moralin. Mbrapa krahëve shahet edhe mbreti, por para syve, e di që s’ka guxim askush të më thotë gjysmë fjale. Jam shumë korrekte, mirënjohëse dhe shumë e qartë në gjithçka. Në përgjithësi merren shumë me pamjen time, më “operojnë” nga koka te këmbët. Por edhe këto gjëra kanë bukurinë e vet (qesh).
E ke kompleks famën? Përpiqesh gjithmonë të dukesh mirë nga pamja, apo s’e vret shumë mendjen?
Unë e dua veten time dhe mundohem ta trajtoj e ta ruaj sa më shumë, por ndonjëherë edhe e anashkaloj, për shkak të impenjimeve të mëdha. Mund edhe të më takoni me tuta apo në gjendje jo të mirë.
Ke dalë ndonjëherë pa krehur? Po me rroba shtëpie?
Absolutisht shpeshherë. Më gëzon fakti që, kur e di se si kam dalë, më japin komplimente se sa e re dukem pa make-up. Ka dhe nga këta njerëz që ta zbukurojnë ditën.
Ke menduar ndonjëherë të bësh duet me Anxhelinën?
Më është bërë kjo pyetje shumë shpesh. Në fakt kemi tentuar, por akoma nuk ka ardhur një material ashtu siç e duam ne.
Burimi: BalkanWeb

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  50aab294-5aab-4da0-aaff-d38d93fc5f35---0-
♛Melody♛
♛Melody♛

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Coolte21

Shteti Shteti : Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Empty Re: Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin

Mesazh nga Katilja Wed Oct 02, 2013 5:11 am

Dy tmir si bashkon zoti kurre:qenka e vertet kjo shprehje kjo yll burrin skandal
Katilja
Katilja

Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Coolte21

Shteti Shteti : Albëriaj: Më kanë ndarë e bashkuar shumë herë me Mentorin  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi