Mamaja E Armina Mevlanit: Lidhja E Vajzës Me Shkëlzen Berishën Ka Pikësynim Jetëgjatësinë Dhe Martesën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1

Mimoza Mevlani është një koreografe dhe artiste njohur. Ajo është gjithashtu edhe nëna e Armina Mevlanit, vajzës së njohur të ekranit, që kohët e fundit është bërë objekt lajmi në lidhje me historinë e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e Kryeministrit në ikje Sali Berisha.
Gjatë
nëna e Armina Mevlanit
një interviste të shkurtër në gazetën “Dita”, Mimoza ka arritur të transmetojë tërthorazi qëndrimin e saj në raport me lidhjen e shumëpërfolur të së bijës.
Mimoza Mevlani ka lënë të nënkuptohet se e konsideron si një lidhje dashurore që ka si pikësynim jetëgjatësinë dhe martesën duke vijuar më pas komnsolidimin e saj ndër vite.
Duke treguar për adoleshencën e Arminës ajo rrëfen : “Fatmirësisht në rrethin familjar ku ajo është rritur ka pasur gjithmonë ngrohtësi, dashuri, përkujdesje për gjithçka dhe ky është thelbi dhe sekreti për t’i dhënë një adoleshenteje fëmijëri te mbushur me kujtime të bukura. Sot e gjithë kjo e kaluar i ka dhën Arminës një natyrë të qetë, të vetëpërmbajtur dhe të gëzuar.”
Për sa i përket historive të dashurisë së vajzës ajo komenton se : “Fjala dashuri është një fajlë shumë e madhe dhe zë një vend shumë të rëndësishm në jetë. Historia e dashurisë fillon me familjen dhe më tej në rrugëtimin esaj bëhet shumë fisnike. Nuk pëlqej të komentoj më shumë. Në këtë rast parapëlqej dhe respektoj dashurinë me dimension të gjerë”, është shprehur ajo.
Ndërkohë dje, gruaja akoma e ligjshme e Shkëlzenit Sadija, shkruante në “Facebook”.
“Ajo grua që ndjek turmën zakonisht është e destinuar të mos shkojë dot më larg se vetë turma. Gruaja që ecën e vetme ka shumë gjasa që ta gjejë veten në vende që askush nuk i ka shkelur më parë”.
Duket se Sadija është duke ecur vërtet e vetme , por e kthjellët se po ndjek rrugën e saj.
03.08.2013
Burimi: Gazeta Tema

Armina Mevlani tërheq vëmendjen me linjat seksi
Armina Mevlani, “Miss Albania 2009”, është fotografuar pak ditë më parë nga paparaci ynë në Gjirin e Lalzit, teksa pushonte me familjen e saj. Javën e kaluar, “Panorama Plus” botoi foto të prindërve të saj, spikerit të njohur të lajmeve në “Top Channel”, Alben Mevlani dhe Mimozës, një trajnere e njohur palestre në Tiranë. Në ato foto mungonte Armina, pasi ajo punon si drejtoreshë e një reviste të përmuajshme dhe ka qenë e zënë me punën. Pasi ka mbyllur angazhimet e saj, ajo i është bashkuar familjes dhe të afërmve, të cilët janë bërë bashkë për të qenë më afër njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta vere. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë Arminën, pasi del nga deti, dhe ku shfaq për herë të parë linjat e saj pas katër vitesh që u prezantua me bikini si konkurrente në garën e “Miss World”. Për sekretet e bukurisë dhe jetën e saj, Armina është rrëfyer gjatë në numrin e fundit të revistës “Psikologjia”, ku ka folur për stilin e jetës së saj, si një vajzë në karrierë. Edhe pse është vetëm 23 vjeçe, ajo nuk u është shmangur pyetjeve për martesën, familjen dhe fëmijët. “E konsideroj të shenjtë martesën, ndaj e shoh përgjegjësi shumë të madhe marrjen e këtij vendimi. Do doja shumë siguri, si nga ana ime që po bëj gjënë e duhur, por edhe nga partneri”. Për sa u përket sekreteve të bukurisë, pasioneve dhe pushimeve të verës 2013, Armina ka pohuar: “Sekretet e bukurisë janë disa. Kryesisht kujdesem për trupin me pak sport, dhe gjithashtu për mënyrën e të ushqyerit. Nuk mbaj dieta, sepse nuk më pëlqen të jem shumë e dobët. Kujdesem shumë për lëkurën, duke bërë herë pas here trajtime me kremra hidratues. Trajtoj dhe flokët gjithashtu, pasi mendoj se për një femër flokët janë gjysma e bukurisë”, ka treguar Armina për veten e saj.
PlayPrev|Next1 of 3
PlayPrev|Next1 of 3
Shkëlzen Berisha konfirmon ndarjen nga Sadija nëpërmjet “Facebook-ut”
Shkëlzen Berisha ka konfirmuar më në fund ndarjen nga bashkëshortja e tij Sadije Berisha. Ky fakt bëhet i ditur, pasi Shkëlzeni ka ndërruar statusin e tij në “Facebook”, nga i ‘martuar’ duke e lënë vendin bosh. Por për ndarjen e tyre është folur edhe më parë, pasi shumë fakte konfirmojnë këtë fakt. Para pak ditësh Sadija i ka bërë vetëm pushimet me fëmijët në Dhërmi, ndërsa Shkëlzeni qëndronte në kryeqytet. Dhe në të gjitha fotot e hedhura në rrjetet sociale nga Sadiaja, shfaqet vetëm ajo me fëmijët, ndërsa Shkëlzeni i është shkëputur familjes.
Edhe pse ende asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë gjë, tjetër konfirmim i ndarjes së tyre është bërë edhe nga modelja Armina Mevlani, e cila pretendon se është e lidhur dhe mjaft e dashuruar Shkëlzen Berishën.
Edhe pse ndarja e Shkëlzenit me Sadijen ka muaj që ka ndodhur, ajo është mbajtur nën një fshehtësi të madhe, për shkak se kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk donte që para zgjedhjeve të tronditej imazhi i një familjeje me norma dhe të shëndoshë.
/Shekulli Online/ E.L./
Sadije Berisha dorëzohet: Jam ndarë nga Shkëlzeni
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images11/sadija e ndare.JPG]
[/url]
Sadije Berisha, 45-vjeçarja e martuar më parë me Shkëlzenin, djalin e vetëm të kryeministrit në largim Sali Berisha, u dorëzua dje duke pranuar ndarjen nga ish-i shoqi. Një ditë pasi Shkëlzeni hoqi fjalën “i martuar” nga gjendja sociale në profilin e vet në Facebook, duke e lënë bosh, Sadija është përgjigjur, duke shkruar: “E ndarë”. Ndryshimet e fundit në profilit në facebook, janë zyrtarizimi i përfundimit të lidhjes që nisi këtu e 15 vite më parë në Suedi, fryt të cilës janë edhe dy fëmijë të mitur, një vajzë dhe një djalë, të cilët jetojnë prej muajsh në Stokholm të Suedisë, së bashkë me 23-vjeçarët, vëlla dhe motër, që Sadija i pati nga martesa e mëparshme në SHBA.Lajmin për ndarjen dhe jetën seicili për llogari më vete, “Shekulli” e bëri publik që në fillim të qershorit 2013. Në 9 qershor gazeta botoi përjetimet e Sadijes nga jeta e gruas së ndarë, në Stokholm të Suedisë me 4 fëmijët. 45-vjeçarja pasqyronte gjendjen e rënduar shpirtërore, përmes shënimeve që hidhte në profilin e vet në Facebook.
“Shekulli” arriti të komunikojë me 11 qershor me Sadijen via-mail dhe, e vetmja përgjigje që mori nga ajo ishte: “Na nuk jemi ndarë”, duke u munduar të fshehë atë që kishte ndodhur realisht prej shumë muaj, të paktën prej fundvitit 2012, kur ajo bashkë me fëmijët kishte lënë vilën në Lundër për tu rikthyer te shtëpia në Suedi. Vendin e Sadijes, prej disa muajsh e ka zënë 22-vjeçarja, Armina Mevlani, figurë e njohur e ekranit dhe e modës. “Shekulli” e pyeti një muaj më parë Arminën dhe ajo ishte përgjigjur: “Nuk dua ta komentoj këtë situatë dhe kam qëndruar larg medieve për këtë çështje”, ndërsa kur u pyet nëse e mohonte lidhjen me djalin Kryeministrit, ajo ishte përgjigjur: “Jo jo, unë nuk e mohoj, por thjesht nuk dua të flas, ta komentoj për momentin.
Nuk di çfarë t’ju them! Kjo është e gjitha çka mund të shprehem”. Më këto fjalë e shpjegoi Armina thashethemnajën që qarkulloi për lidhjen e saj me djalin e kryeministrit në largim. Mevlani është kurorëzuar si më e bukura e Shqipërisë, kur rrëmbeu kurorën e “Miss Albania 2009”. Shumë shpejt u bë e njohur në rrethet mediatike jo vetëm për faktin që se ishte miss, por edhe sepse ajo sot mban postin e drejtoreshës në një revistë të përmuajshme. Dhe këtë vend ia propozuan pikërisht asaj, në ato kohë ajo ishte në vitin e parë të fakultetit dhe studionte filozofi, tashmë e diplomuar. Ajo është vajza e gazetarit Arben Mevlani dhe koreografes dhe instruktores Mimoza Mevlani.
Mospranimi
Siç duket dhe nga aktiviteti i muajve të fundit, Sadija e ka patur të vështirë ta pranonte ndarjen nga Shkëlzeni. Në 15 qershor, nëpërmjet një statusi në Facebook, nga Stokholmi në Suedi, ajo njoftoi se do të vinte në Shqipëri për t’u bashkuar me familjen e saj, duke shprehur gëzimin që dy fëmijët e vegjël kishin dalë me rezultate shumë të mira në shkollën e tyre në Suedi: “Medina mbaroi klasën dytë dhe doli shumë mirë në suedisht, në të shkruar edhe lexuar. Lajdoni, përfundoi klasën e parë me rezultate shumë të mira. Jam shumë e lumtur. Tani jemi duke bërë gati valixhet për tu kthyer pranë familjes tonë në Shqipëri”-shkruante Sadija.
E njohur si mbështetëse e flaktë e PD-së dhe e vjehrrit të saj, Sali Berisha, 45-vjeçarja u fotografua ndërsa votonte e vetme, në 23 qershor, në një qendër votimi në Qendrën Shëndetësore në Lundër, komuna Farkë, ku ajo banonte, ndërsa mbërriti në qendrën e votimit me një shofer dhe dy fëmijët e vegjël, por pa Shkëlzenin. Gati dy javë më pas, pasi kthehet sërish në Suedi, 45-vjeçarja shpreh me një status në Facebbok, zemëratën për “braktisjen” nga Shkëlzeni për t’u lidhur me Armina Mevlanin, duke e cilësuar veten "shqiponjë", ndërsa Shkëlzenit i referohet si "trumcak". “Dhe jeta ka për të vazhduar ashtu siç Zoti e ka shkruar.
Dikush më tha se kur bie shi, trumcakët kërkojnë strehë, por jo shqiponjat, ato s’kanë nevojë për një të tillë. Shqiponja ngrihet lart mbi re, në majat e maleve, atje ku nuk ka shi dhe ku dielli shndrin”, shkroi Sadija në Facebook, në 3 korrik. Do të kthehej sërish në 20 korrik, për të pushuar bashkë me fëmijët në vilën qeveritare në Dhërmi, dhe prej aty publikon edhe fotot, që tregojnë luksin e rezidencës qeveritare, ku kryeministri në ikje, Berisha akomodohej në verë, për të vendosur të ashtuqujturat rekordit të ndenjes në ujin e detit Jon.

Similar topics
» Testi revolucionar i gjakut që parashikon jetëgjatësinë
» Gjimnastja seksi prishi martesën e Putinit? (Video)
» Pse u “zhduk” papritur gruaja e Shkëlzen Berishës, ç’ndodhi?
» FOTO/ Ja Kush Është E Dashura E Re E Shkëlzen Berishës
» Mimoza Mevlani: Armina është dashuria më e çmuar që kam
» Gjimnastja seksi prishi martesën e Putinit? (Video)
» Pse u “zhduk” papritur gruaja e Shkëlzen Berishës, ç’ndodhi?
» FOTO/ Ja Kush Është E Dashura E Re E Shkëlzen Berishës
» Mimoza Mevlani: Armina është dashuria më e çmuar që kam
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi