AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...

Shko poshtë

Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...  Empty Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Sep 22, 2013 9:03 pm


Thelbi i problemit është një kulturë e rrënjosur mosndëshkimi, ku për dhjetëra mijëra dhunime në vende të ndryshme ka pasur vetëm një pjesë të vogël ndjekjesh penale.
Burimi:Mapo
Autori:William Hague/ Angelina Jolie

Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...  Bfca249b-9076-4be8-9480-45322ddc3356---0-Çdo ditë lajmet e krimeve të tmerrshme në Siri arrijnë botën e jashtme. Tani OKB ka konfirmuar se përdhunimi është duke u përdorur për të Angelina-Jolie-and-William-Hague-1terrorizuar dhe për të ndëshkuar gratë, burrat dhe fëmijët, gjatë kontrolleve të banesave dhe marrjet në pyetje, në pikat e kontrollit, si dhe në qendrat e paraburgimit dhe burgje në të gjithë vendin.

Raporti i fundit pikëllues i Komisioni hetimor të OKB-së përshkruan një nënë të përdhunuar dhe detyruar të gatuajë dhe pastrojë për rrëmbyesit e saj, nën kërcënimin e vrasjes së fëmijëve të saj. Ai tregon historinë e një studenteje, e cila ishte përdhunuar, sepse vëllai i saj ishte i kërkuar nga qeveria. Këto histori janë maja e ajsbergut. Frika, turpi dhe lufta për mbijetesë do të thotë që shumë të mbijetuar nuk guxojnë të tregojnë. Dhuna seksuale ka qenë përdorur si armë lufte gati në çdo konflikt të madh në kohën tonë, nga Bosnja në Ruandë. Ky është përdhunim i përdorur si një taktikë ushtarake e qëllimshme, për të arritur objektiva politike: për të fyer kundërshtarët politikë, për të përzënë jashtë ose vënë nën kontroll një grupim të ndryshëm etnik, ose për të terrorizuar një komunitet në nënshtrim. Në disa konflikte është përdorur edhe për të infektuar gratë me HIV, ose për t’i plagosur ato aq keq sa të mos jenë në gjendje të mbajnë fëmijë.
Përdhunimi është përdorur, sepse është fshehur lehtë dhe godet njerëzit më të pambrojtur. Kur ne vizituam Republikën Demokratike të Kongos kemi takuar një nënë, së cilës i kishin dhunuar vajzën 5-vjeçare. Kjo vajzë është shumë e re për të ngritur zërin, por vuajtjet e saj dhe të miliona viktimave të tjera në mbarë botën duhet të jenë një thirrje për veprim. Bota ka shpikur traktate për nxjerrjen jashtë ligjit përdorimin global të municioneve klaster dhe minat tokësore apo për të luftuar tregtinë e armëve ilegale. Të gjitha këto marrëveshje  konsideroheshin atëherë të pamundura. Ato të gjitha u filluan nga zemërimi moral dhe pastaj në veprim global. Është koha për të bërë të njëjtën gjë kundër përdhunimit dhe dhunës seksuale.
Thelbi i problemit është një kulturë e rrënjosur mosndëshkimi, ku për dhjetëra mijëra dhunime në vende të ndryshme ka pasur vetëm një pjesë të vogël ndjekjesh penale. Burrat që kanë përdhunuar të burgosurit në një qendër të paraburgimit në Siri mendojnë se do t’ia hedhin, sepse kjo është ajo që historia sugjeron. Një faktor tjetër urgjent është mungesa e përkrahjes afatgjatë për të mbijetuarit, të cilët përballen me sëmundje, refuzim dhe traumë një jetë të tërë, përmbi vuajtjet në duart e dhunuesve.

Ne jemi bashkuar në këtë fushatë për këtë çështje, sepse kemi parë se si dhuna seksuale shkatërron edhe jetët e të mbijetuarve edhe familjet e tyre. Ne duam të rritim ndërgjegjësimin për nevojën urgjente për veprim. Dhe po iu bëjmë thirrje qeverive në botë që të bashkohen për të çrrënjosur përdhunimin në zonat e luftës, si një prioritet jetik.

Ne e filluam iniciativën tonë vitin e kaluar, dhe jemi mirënjohës për mënyrën se si shumë vende kanë reaguar ndaj saj. Në prill në Londër, G8, mori një angazhim historik për të adresuar këtë çështje. Në qershor, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë për forcimin e aftësive të OKB-së. 45 anëtarë të Kombeve të Bashkuara treguan mbështetjen e tyre duke bashkësponsorizuar Rezolutën – një rekord në historinë e kohëve të fundit.

Javën e ardhshme mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, grumbullimi më i madh i liderëve botërorë në një vit. Gjatë tij, më 24 shtator, do të paraqitet një ‘Deklarate e re e angazhimit për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikt ‘. Ajo është hartuar me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së mbi dhunën seksuale, dhe një duzinë vendesh nga Lindja e Mesme, Europa, Afrika dhe Azia, liderët e të cilëve kanë rënë dakord me guxim për të mbrojtur këtë kauzë me ne. Deklarata do t’i japë çdo vendi në botë një mundësi për të treguar se ku qëndron ai në këtë çështje.

Vendet nënshkruese do të bien dakord, për herë të parë, se dhuna seksuale në konflikt përbën shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës dhe Protokollit të parë. Kjo do të thotë se të dyshuarit mund të kapen kudo që janë në botë. Ajo përmban një zotim për të mos lejuar amnisti për dhunë seksuale në marrëveshjet e paqes, në mënyrë që këto krime të mos fshihen nën rrogoz, dhe udhëheqësit ushtarakë të mësojnë se do të japin llogari. Deklarata premton një protokoll të ri ndërkombëtar nga mesi i vitit 2014: të ndihmojë për të siguruar që provat të merren parasysh në gjykatë dhe më shumë të mbijetuar të shohin drejtësi, dhe për të vendosur sigurinë dhe dinjitetin e viktimave në zemër të hetimeve mbi përdhunimin dhe krimet të tjera seksuale në zonat e konfliktit.

Përfshin dispozita mbi pjesëmarrjen e grave, refugjatët, dhe trajnimin për forcat kombëtare të armatosura dhe të policisë. Dhe nënshkruesit e saj do të premtojnë se do të vënë mbrojtjen nga dhuna seksuale në ballë të të gjitha konflikteve dhe punës se tyre humanitare, dhe për të ndihmuar forcimin e kapaciteteve të vendeve më të rrezikuar nga kjo dhunë. Ne besojmë se të gjitha këto janë hapa që çdo anëtar i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë në gjendje për t’i mbështetur. Pra, ne shpresojmë se shumica e qeverive të botës do të nënshkruajë këtë pakt, dhe se së bashku ne mund të punojmë për të vënë në praktikë këto angazhime. Nëse do t’ia dalim, kjo do të shënojë një pikë kthese në qëndrimet ndërkombëtare ndaj përdhunimit dhe dhunës seksuale, dhe më në fund, fillimin e fundit të mosndëshkimit. Ka shumë padrejtësi të tjera me të cilat duhet të përballet bota. Por përdhunimi dhe abuzimi i qindra mijëra grave, burrave dhe fëmijëve nuk mund të tolerohet. Ne shpresojmë që njerëzit në mbarë botën do të bashkohen me ne për të marrë këtë qëndrim.

 *William Hague është Sekretar i Jashtëm Britanik, kurse Angelina Jolie, e dërguara speciale e UNHCR.  

♛Melody♛
♛Melody♛

Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...  Coolte21

Shteti Shteti : Një botë e bashkuar kundër dhunës seksuale...  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi