Lasgush Poradeci: Ju rrefej tri llojet e grave
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Lasgush Poradeci: Ju rrefej tri llojet e grave
Lasgush Poradeci: Ju rrefej tri llojet e grave
"Tre soj jane grate per njeres si ne te dy. Filloj nga soji me i erret dhe ngrihem gjer ne driten e vertete te diellit". Keshtu e fillon Lasgush Poradeci, letren drejtuar nje miku te vet ne te largetin vit, 1926. Ate kohe rreth 27 vjec, Llazar Sotir Gusho, duket se pati arritur t'i njihte mire femrat, madje i pershkruan karakteret ne detaje.
Femrat koketa, femrat e bukura, ato te zgjuarat, ato fisniket, ato qe jepen per nje grusht te hollash, e ato qe nuk jepen sikur t'iu japesh gjithe boten; ato qe fshihen pas manteleve, e ato qe shiten ne mes te rrugeve, ato qe dine te shprehen e te jene plot hire, ato qe dine te heshtin, e kete ta bejne mire; ato qe i njeh nje dite dhe te nesermen nuk jane askush, e ato qe me ne fund i kerkon gjithe jeten e s'i gjen askund... Femrat e fisshme e femrat e hijshme, e matane tyre femrat e bezdisshme...!
Djaloshi Llazar, i pikturon te gjitha me nje penel, pa iu dridhur dora, nga fillimi e gjer ne fund, duke i vene ne nje shkalle hierarkie, kur vjen puna te sjellja, ose e thene ndryshe tek 'nderi' e marredheniet e tyre me meshkujt.
Letra per te cilen flasim, eshte fragment i nje korrespondence te pabotuar. E bija, Marie Poradeci, po i mbledh per t'i shtene te gjitha se bashku ne nje botim. Ne vija te trasha, ai i ndan femrat, ne ato te shtepive publike, ne ato te lehtat (mendjelehtat) dhe ne ato veshtirat. Lasgushi, mund te duket disi donzhuan pas ketij pershkrimi, por, poeti i dashurise, di te jete edhe keshtu...!
A eshte paragjykues? Apo, i zhveshur nga paragjykimet, ai pershkruan c'ka pare e c'ka ndjere?! Te vertetat, here-here jane te renda, por klasifikimet shpesh jane gur mase.
Letra
"Tre soj jane grate per njeres si ne te dy. Filloj nga soji me i erret dhe ngrihem gjer ne driten e vertete te diellit.
Pik'se pari, jane grate e trupit, te cilat i mjeri element animal i jetes s'one, i ka nene urdher te tij me ane te nje grushti banknotash. Ketyre s'mund t'u flasish per donje gje te bukur, sepse as shpirti i tyre s'eshte bere per ashtu, as qe kane kohe per te humbur me te tilla marrezi artistike. Me 5 minuta marreveshje, trupi i tyre i rregjuar ngjitet pas trupit t'one per 10 minuta dhe pastaj c'qitet pernjeheresh ne vetem njeze minute.
Ne piken e dyte vijne ato soj cupash te paqme nga trupi po te prishura nga mendja, te cilat elementi animal se bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me ane te nje doze te hollash, po me nje tufe fjalesh - desha te them lulesh dhe te emblash. Pas 5 pare derdellimi te hijeshme krahet, syte, buzet dhe gjiri i tyre i paqme na falen per 1 minute dhe nuk vijne ne vete pervecse pas 10 minutash psheretimi te embel ose zembrimi pa dashje…
Ne piken e trete dhe ne ate me te larten, dua te them ne driten e vertete te djellit, te jetes, dhe te se vertetes qendrojne vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti. Keto jane te pakta. Nje njohje me to ben prej nje shtaze nje njeri; nje fjalim me to, ben prej nje njeriu nje talent; nje miqesi me to ben prej nje talenti nje gjeni. Keto nuk bjene, po JANE ne zoterim d.m.th. ne MIQESI te shpirtit t'one me nje minute, nuk ndahen as dhjete jeta, dhe rrojne ne zemren e botes nje perjetesi".
/Burimi: BalkanWeb
Similar topics
» Fenomeni i "dhunës psikologjike"
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» Vlorë, banorët në protest: Po na përdhunojnë gratë
» Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “akt kriminal”.
» Dokumentet në revistën “Letra”, Letrat e Koliqit: “Si futa arsimin shqip në Kosovë dhe mora në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin”
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» Vlorë, banorët në protest: Po na përdhunojnë gratë
» Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “akt kriminal”.
» Dokumentet në revistën “Letra”, Letrat e Koliqit: “Si futa arsimin shqip në Kosovë dhe mora në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Arti - Kultura - Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi