AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomeni i "dhunës psikologjike"

Shko poshtë

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Empty Fenomeni i "dhunës psikologjike"

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Apr 28, 2013 9:37 pm

Dhuna psikologjike është shfaqja e një sjelljeje të vazhdueshme armiqësore, shpesh nëpërmjet përdorimit të kritikave të pajustifikuara, fajësimit, etj.
Dhuna ndryshon nga ngacmimi, ose sulmi, pasi këto të fundit ndodhin gjatë një incidenti të vetëm, ose nga një numër i vogël incidentesh, të cilat cilësohen nga të gjithë si ngacmim ose sulm. Ndërsa dhuna psikologjike është grumbullimi i shumë incidenteve të vogla gjatë një periudhe të gjatë kohore. Çdo incident duket si i parëndësishëm kur analizohet i veçuar, ose jashtë situatës, duke mos dhënë kështu idenë e keqbërjes. Rrjedhimisht nuk përbën arsye për dënim.

Dhuna psikologjike është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e keqij, shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje, duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë, apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Coolte21

Shteti Shteti : Fenomeni i "dhunës psikologjike" Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Empty Perse ushtrojne njerezit dhune psikologjike?

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Apr 28, 2013 9:38 pm

Dhuna psikologjike...
Është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e pashkolluar shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre. Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.

Qëllimi kryesor i dhunës është për të fshehur paaftësinë. Dhuna nuk ka aspak lidhje me menaxhimin, ose gjëra të tilla të ngjashme. Menaxherët e mirë menaxhojnë, ndërsa menaxherët e këqij dhunojnë. Menaxhimi është menaxhim. Dhuna psikologjike nuk është menaxhim. Prandaj, të gjithë ata njerëz që dhunojnë, në të vërtetë po fshehin paaftësinë e tyre. Niveli i dhunës psikologjike tregon edhe nivelin e paaftësisë. Fajin e paaftësisë së tyre dhunuesit ua hedhin të tjerëve për këto arsye:
Për t’iu shmangur ballafaqimit me paaftësinë e tyre.
Për të shmangur marrjen e përgjegjësisë si pasojë e veprimeve të tyre dhe ndikimit që këto veprime kanë tek të tjerët.
Për të ulur frikën se mund t’u dalë në shesh fytyra e vërtetë. Ata janë individë të dobët dhe të paaftë.
Për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tyre.
Kjo është mënyra se si punonjësit e paaftë dhe agresivë e mbajnë vendin e punës në një ambient të menaxhuar keq dhe të pasigurt.
Dhuna është një mënyrë e dështuar pune. Rezultatet e saj janë: demoralizimi, mungesa e një shtyse për të punuar, pakënaqësi dhe ftohje. Dhunuesit drejtojnë organizata ose biznese që funksionojnë keq dhe janë jo të efektshme. Shndërrimet e shpeshta të stafit janë të larta, ndërkohë që morali është i ulët, produktiviteti dhe përfitimet janë të ulta. Prosperiteti është thjesht iluzion dhe këto lloj organizatash dhe biznesesh janë një investim i keq afatgjatë. Hedhja e fajit dikujt tjetër dhe mohimi janë shenjat dalluese të dhunuesit.

Pas çdo ngacmimi, diskriminimi, paragjykimi, abuzimi, persekutimi, konflikti dhe dhune fshihet dhuna psikologjike.

Dhunuesi psikologjik është një person që:

Nuk ka mësuar asnjëherë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta
Do të përfitojë nga jeta e të rriturve por që në fakt e ka të pamundur dhe nuk do që të marrë përgjegjësitë që vijnë si rezultat i jetës së të rriturve.
Vazhdimisht mohon pasojat e veprimeve të veta (mohimi është tipar dallues i dhunuesit)
E ka të pamundur dhe nuk ka dëshirë që të pranojë ndikimin që ka sjellja e tij tek të tjerët
Nuk ka dëshirë që të ndryshojë sjellje
Nuk ka dëshirë të pranojë faktin se ka mënyra të tjera më të mira sjelljeje.
Dhunuesi është i fiksuar dhe i pandreqshëm. Dhunuesi periodik duhet patjetër të dhunojë dikë dhe duket se e ka të pamundur që të mbijetojë pa një shënjestër (një person).
Pavarësisht përshtypjes që mund të lënë, në të vërtetë dhunuesit nuk kanë besim në vetvete, prandaj ata ndihen gjithmonë të pasigurt. Mungesa e vetëbesimit është faktori kryesor i cilësuar nga të gjitha studimet që i janë bërë dhunës psikologjike. Duke qenë se këta lloj njerëzish janë të paaftë për të kryer detyrat dhe detyrimet e punës që bëjnë (megjithëse shkojnë gjithë qejf për të marrë rrogën), ata kanë frikë se mos zbulohen. Frika e zbulimit shkon deri në paranojë.
Dhunuesit vlojnë nga inati, urrejtja dhe hidhërimi. Zakonisht ata kanë një gamë të gjerë paragjykimesh, të cilat i hedhin tek të tjerët. Dhunuesit janë të pushtuar nga xhelozia dhe zilia. Ideja e refuzimit, e cila nuk u shqitet asnjëherë nga mendja shërben gjithashtu si shtysë e fortë.
Dhunuesit janë njerëz, të cilët nuk kanë mësuar të përballen me pasojat. P.sh. nëse sillesh mirë, pasojat janë të mira (shpërblim), por po u solle keq, pasojat janë jo të mira (dënim). Që në fëmijëri, dhunuesit kanë mësuar se mund t’i shmangen pasojave të pakëndshme të sjelljes së keqe duke u mohuar gjithmonë gjithçka, duke fajësuar dikë tjetër, ose duke u hequr si viktimë.
♛Melody♛
♛Melody♛

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Coolte21

Shteti Shteti : Fenomeni i "dhunës psikologjike" Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Empty Llojet e "dhunës psikologjike"

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Apr 28, 2013 9:40 pm

Llojet e "dhunës psikologjike"

1 si pasojë e trysnisë në punë
2 organizative
3 prej biznesit
4 institucionale
5 nga klienti
6 periodike (kryesore)
7 indirekte
8 në çift
9 në grup
10 e deleguar
11 për hir të rregullores
12 nga mbetjet
13 prej hierarkisë, nga të barabartët, nga poshtë lart
si pasojë e trysnisë në punë

ndodh kur stresi i momentit shkakton përkeqësimin e sjelljes. Personi acarohet lehtësisht, reagon ashpër, ose fyen. Të gjithëve u ndodh kjo gjë ndonjëherë. Por kur trysnia nuk është më, sjellja i rikthehet normalitetit, personi ndërgjegjësohet për sjelljen e papërshtatshme, kompenson, madje mund edhe të kërkojë falje. Më e rëndësishmja, mëson nga ndodhia në mënyrë që herën tjetër të mos bëjë të njëjtat gabime. Kjo sjellje është "normale" dhe nuk përfshihet në përkufizimin e dhunës psikologjike në ambientet e punës.
organizative

është kombinimi i dhunës si pasojë e trysnisë dhe dhunës prej biznesit. Ndodh kur një biznes lufton për t’iu adaptuar tregjeve të reja, ulen të ardhurat, priten buxhetet, rriten kërkesat dhe probleme të tjera të jashtme.
prej biznesit

ndodh kur punëdhënësi abuzon me punonjësit pa pasur frikën e ndëshkimit duke ditur që ligji është i dobët dhe tregu i punës është i varfër:
Detyron punonjësit që të punojnë 50 a më shumë orë në javë në mënyrë të vazhdueshme dhe dhunon (ose shkarkon) këdo që kundërshton
Praktikon "menaxhimin e mungesave" për t’jua mohuar punonjësve pushimet vjetore ose ato shëndetësore, të cilat janë të detyrueshme me ligj
Vazhdimisht përgjon ose fut hundët në punët e punonjësve, p.sh. përgjon komunikimet me telefon, vendos kamera përgjuese atje ku nuk është e nevojshme, hiqet si klient anonim, kontakton klientët pa dijeninë e punonjësit përgjegjës, spiunon punonjësit gjatë kohës që kanë marrë leje, kërcënon punonjësit me hetime të kota, etj.
Cilëson cilindo punonjës që vuan nga stresi si të dobët dhe të paaftë, ndërkohë që mohon kategorikisht arsyen e vërtetë të këtij stresi, menaxhimi i keq dhe dhuna psikologjike.
fut punonjësit në sherr me njëri-tjetrin duke i premtuar njërës palë përfitime ose duke kërcënuar për masa disiplinore, me kusht që kjo e fundit të shpifë kundër palës tjetër.
Punonjësit inkurajohen që të heqin dorë nga kontratat afatgjata dhe të pranojnë kontrata afatshkurtra. Kushdo që kundërshton i nxihet jeta.
institucionale

është e ngjashme me dhunë nga biznesi dhe ndodh atëherë kur dhuna psikologjike bëhet pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Njerëzit shkarkohen nga puna, kontratat afatgjata zëvendësohen nga kontrata afatshkurtra me kushte të pafavorshme dhe kërcënime të tipit "bjer dakord ose përndryshe". Sasia e punës rritet, oraret e punës ndryshohen, kompetencat ndryshohen, rruga e karrierës pengohet ose ndalohet, etj. Të gjitha këto ndodhin pa konsultim paraprak.

nga klienti

ndodh atëherë kur punonjësit dhunohen prej atyre, të cilëve u shërbejnë, p.sh. mësuesit dhunohen nga nxënësit dhe prindërit e tyre, infermierët mund të sulmohen nga pacientët dhe të afërmit e tyre, punonjësit socialë mund të dhunohen nga klientët e tyre dhe punonjësit e dyqaneve, të bankave , etj, mund të dhunohen nga klientët e tyre. Zakonisht ndodh që klienti kërkon të drejtat e veta (p.sh një shërbim më të mirë) në një mënyrë abuzive, poshtëruese dhe shpesh të dhunshme. Këtu përfshihet edhe rasti kur punonjësi dhunon klientin.

periodike (kryesore)

ndodh atëherë kur burimi i të gjitha të këqijave është një person i vetëm, i cili kapet pas punonjësve me radhë dhe i shkatërron ata. Ky është fenomeni më i shpeshtë. Kjo faqe është e përqendruar veçanërisht tek dhunuesi periodik, i cili shfaq tiparet një psikopati shoqëror. Të gjithë njerëzit, pa përjashtim kanë rënë të paktën një herë në kontakt me një dhunues periodik. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk e dinë që ky person është një psikopat, ose sociopat. Sipas llogarive të mia, mund të thuash se një në 30 persona është ose psikopat i dhunshëm, i cili mund të kryejë edhe vrasje, ose një individ jo shoqëror, sjellja e të cilit është jo shoqërore, ose një sociopat, i cili kryen vepra penale, të cilat nuk parashikohen nga ligji si të tilla.

indirekte

ndodh atëherë kur njerëzit dhunojnë pa qëllim, si shkak i ardhjes së një dhunuesi periodik në vendin e tyre të punës. Trysnia e ushtruar nga prania e një dhunuesi përçarës dhe agresiv bën që sjellja e gjithsecilit të përkeqësohet.

në çift

ndodh kur dhunuesi periodik bashkëpunon me një koleg. Zakonisht, njëri vepron ndërsa tjetri bën sehir. Është ai i heshturi që duhet pasur kujdes. Zakonisht janë të gjinive të ndryshme dhe në mes tyre ka një lidhje dashurie.

në grup

ndodh kur dhunuesi periodik ka si mbështetës një grup kolegësh. Grupet mund të formohen kudo, sidoqoftë ato shkëlqejnë tek kompanitë e mëdha. Nëse dhunuesi është ekstrovert (jo i fshehur), atëherë ka shumë mundësi që ai ta tregojë hapur që është lideri i grupit. Ai mund të jetë gjithashtu një person që ulëret dhe bërtet, rrjedhimisht lehtësisht i dallueshëm. Këtë mund ta regjistrosh me video. Nëse dhunuesi është introvert, atëherë ky person rri i fshehur pas "perdes". Ai është iniciatori i dhunës, por nuk merr pjesë aktivisht në të. Ky person është më i vështirë për t’u zbuluar. Një taktikë tipike e kësaj lloj dhune është që gjithsecilit i tregohet nga një thashethem i ndryshëm. Zakonisht thashethemi qëndron në faktin që dikush tha diçka për dikë. Pastaj gjithsecilit i jepet të kuptojë se ai di versionin e saktë. Dhunuesit introvertë janë lloji më i rrezikshëm.

Gjysma e njerëzve në grup janë të gatshëm për t’u sjellë keq. Atyre u shijon ndjesia e pushtetit dhe dominimit. Gjithashtu atyre u pëlqen përkrahja, mbrojtja dhe shpërblimi që marrin nga dhunuesi periodik. Gjysma tjetër detyrohen që të marrin pjesë pa dëshirën e tyre, nga frika se mos në të kundërt bëhen vetë objekte sulmi. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, këta të fundit janë të parët që sakrifikohen dhe i jepen shënjestrës (personit të dhunuar) së tërbuar si viktimë për hakmarrje. Dhunuesi periodik bën sehir nga një vend i sigurt. Dhunuesit periodikë ndjenë kënaqësi kur i fusin të tjerët në sherr, veçanërisht ata, të cilët mund të grumbullojnë informacion negativ rreth tyre.

Dhuna në grup përfshin sakrifikimin dhe viktimizimin.

e deleguar

ndodh kur dy persona inkurajohen që të hyjnë në konflikt me njëri tjetrin (të futen në sherr). Është e ngjashme me dhunën në grup megjithatë, dhunuesi mund të mos jetë i lidhur me asnjërën nga të dy palët. Njëra palë bëhet vegla e dhunuesit për të dhunuar palën tjetër nëpërmjet mashtrimit dhe manipulimit. Një shembull i tillë është kur dhunuesi shkakton një konflikt mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Merr pjesë rrallë në konflikt sa për të ndezur gjakrat megjithatë, asnjëherë nuk bëhet pjesëmarrës aktiv.

për hir të rregullores

ndodh kur dhunuesi periodik e detyron shënjestrën e vet që t’i bindet rregullave, procedurave, ose ligjeve pavarësisht nëse ato janë të papërshtatshme, të pazbatueshme, apo të panevojshme. Dhuna ligjore, veprim shqetësues ligjor për të dënuar një person. Një nga mënyrat më të shëmtuara të dhunës.

nga mbetjet

janë të gjitha llojet e dhunës që vazhdojnë edhe pasi dhunuesi periodik është larguar tashmë. Si iniciatori ashtu edhe rekruti. Në këtë mënyrë dhunuesi periodik lë mbrapa një terren të infektuar. Efektet mund të zgjasin me vite.

Në mjedise të tilla ku dhuna është e zakonshme, shumica e njerëzve ose bëhen vetë dhunues, ose shndërrohen në shënjestra. Sehirxhinjtë janë të pakët pasi pjesa më e madhe e njerëzve përfshihen. Është çështje mbijetese. Ose do përdorësh teknika prej dhunuesi që të mos kthehesh në shënjestër, ose e kundërshton dhunën, e rrjedhimisht dhunohesh, ngacmohesh, viktimizohesh dhe sakrifikohesh deri sa shëndeti yt dëmtohet aq shumë saqë mund të pësosh ndonjë tension nervor (tensioni nervor është dëmtim psikiatrik dhe jo sëmundje mendore), del në pension para kohe, largohesh nga puna, parpitur gjendesh në listën e shkarkimeve, ose pezullohesh pa të drejtë.

prej hierarkisë, nga të barabartët, nga poshtë lart

Shumica e rasteve të dhunës që janë njoftuar përfshijnë një individ që dhunohet nga shefi i tij. Kjo përbën 75% të rasteve. Pothuajse çereku i rasteve përfshin dhunën nga një koleg (shpesh në marrëveshje me shefin, ose me përfshirje aktive, ose shefi refuzon që të marrë masa). Një numër i vogël rastesh (1-2%) përfshijnë dhunën e një shefi nga punonjësi i tij. Dhunuesit periodikë preferojnë që të godasin nga një pozicion më i lartë, megjithatë ata krijojnë pushtetin e tyre thjeshtë duke dhunuar. Ata justifikohen dhe mohojnë sjelljen e tyre me racionalizim, manipulim, mashtrim, ose gënjeshtra.

Në rastet e dhunës së një shefi nga vartësi i tij, për mendimin tim, duke qenë se dhuna është një lloj dhune (në nivel psikologjik dhe emocional), përgjegjësia për të zgjidhur çështjen e dhunës është e punëdhënësit dhe jo e shefit përkatës.
♛Melody♛
♛Melody♛

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Coolte21

Shteti Shteti : Fenomeni i "dhunës psikologjike" Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fenomeni i "dhunës psikologjike" Empty Re: Fenomeni i "dhunës psikologjike"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi