Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “akt kriminal”.
Faqja 1 e 1
Odeta Nishani: Dhuna ndaj grave të etiketohet “akt kriminal”.
TIRANË- Zonja e Parë, Odeta Nishani ka shprehur shqetësimin lidhur me dhunën dhe krimin e ushtruar mbi gratë këto kohët e fundit.
Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Zonja Nishani thekson se “jeta e shumë grave e vajzave që po këputet, në moshë shumë të re, nuk është më një fenomen sporadik , ajo tani ka filluar të marrë përmasa dhe po trondit nga rrënjët familjet shqiptare”.
“Por ky shqetësim nuk duhet të ndahet vetëm midis nesh, ky shqetësim duhet të përfshijë gjithë opinionin publik si dhe vetë dhunuesit. Ka ardhur koha që kjo dhunë të etiketohet me emrin e saj të vërtetë “akt kriminal”, të luftohet dhe ti jepet dënimi i merituar si një nga krimet më të shëmtuara të shoqërisë njerëzore”, deklaron Odeta Nishani.
Sipas saj, kjo dhunë që sa vjen dhe po shtohet përbën një kërcënim publik për shkatërrimin e të ardhmes së Shqipërisë, kjo dhunë nuk mund të injorohet më dhe heshtja është e pafalshme për çdo nënë, baba, motër, vëlla, të afërt, shokë e miq të këtyre viktimave të dhunës.
“Kjo dhunë sjell pasoja negative tek fëmijët dhe të rinjtë dëshmitarë të kësaj dhune. Fëmijët ndikohen thellë nga jetesa në një mjedis të dhunshëm, të frikës dhe kërcënimit, pavarësisht nëse mbi ta ushtrohet dhunë fizike ose jo. Dhuna ndaj grave është ndoshta dhuna më e turpshme ndaj të drejtave të njeriut- ka theksuar Kofi Annan. Ajo nuk njeh kufij as gjeografi, kulturë ose mirëqenie. Derisa ajo të vazhdojë, nuk mund të pretendojmë se kemi bërë arritje reale drejt barazisë, zhvillimit dhe paqes”, thekson më tej Zonja Nishani.
Mesazhi im është i thjeshtë, shprehe ajo, këto gra dhe vajza që jetojnë në makthin e dhunës duhet ta ndjejnë që shoqëria është pranë tyre, ato nuk duhet të ndihen vetëm, ato duhet ti denoncojnë partnerët abuzues dhe shteti duhet të vërë dorë dhe ti ndëshkojë rëndë këta kriminelë.
Në përfundim, Zonja e Parë thekson se “gruaja është burimi i jetës, gruaja është ajo që zhvillon dhe çon përpara shoqërinë njerëzore, le të kujdesemi të gjithë së bashku për këto gra që gdhihen dhe ngrysen me frikën e dhunës dhe të vdekjes në shpirt”.
24.07.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Dhuna ndaj gruas, qytetarët protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë
» Lasgush Poradeci: Ju rrefej tri llojet e grave
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale
» Dhuna në familje, dënohet Luan Krasniqi
» Lasgush Poradeci: Ju rrefej tri llojet e grave
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» Dhuna në Familje: Paraqitje e Situatës Aktuale
» Dhuna në familje, dënohet Luan Krasniqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi