AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj

Shko poshtë

12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj Empty 12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Sep 13, 2013 10:45 pm

12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj Balte
12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj
Nese koheve te fundit nuk ndiheni mire ndoshta do te befasohesh kur degjon se kollitjet e bashkepunetorit tuaj nuk eshte i vetmi per tu fajesuar per semundjet tua. Bakteret dhe ngacmuesit mund te fshihen ne objektet e perditshme, duke filluar nga makijazhi syve e gjer te fshesa elektrike. Ti e dine se duhet te mbulosh gojen kur kollitesh apo teshtin, e din qe duhet te qendrosh larg nga njerezit e semure, te pastrosh duart shpesh, apo jo. Shumica e semundjeve, perfshire ketu ftohjen dhe gripin, shperndahen nga nje person ne tjeter permes sterpikave te kollitjes dhe teshtitjes. Por ka edhe disa gjera tjera qe mund ti takoni semundjet. Zbulo se cilet jane ato objekte qe takon cdo dite e qe ndoshta po te demtojne shendetin, dhe cka mund te besh qe te jesh i shendetshem.

Jasteku
Ke simptoma te pasqaruara te alergjise apo astmes, do befasohesh kur te mesosh se ndoshta fajtori eshte jasteku favorit i juaji. Kjo eshte per shkak se jasteket deponojne morra pluhuri te cilet jane shkaktaret me te zakonshem te alergjive jo sezonale dhe astmes. Morrat e pluhurit ushqehen me lekure te vdekur qe mund te gjendet thelle ne jastekun tuaj. Nese je alergjik ndaj morrave te pluhurit dhe jashteqitjeve te tyre, atehere ketu mund te jete shkaku i simptomave tua. Per te zvogeluar ekspozimin tuaj ndaj morrave te pluhurit, nje shprehi e shendetshme eshte te mbulosh jastekun tuaj me mbulesa kunder pluhurit te mbyllur mire. Pastroj cdo 3 muaj dhe ne temperature 60 grade dhe shpelani dy here ose futi ne frigorifer me ngrirje te thelle dhe mbani aty per 24 ore. Gjate diteve te mira me diell, ne mengjes kur te zgjoheni varni jasteket jashte qe te ajrosen e gjithashtu edhe te thahen.

Grimi i Syve
Ndoshta nuk mund ta marresh me mend se keqperdorimi i makijazhit te syve mund te ve ne rrezik shendetin tuaj, mund te shpie deri te infeksioni apo lendimi i syve. Kur te ndash makijazhin tuaj me tjeret apo e perdore gjate mund te kontaminohet me baktere dhe fungji (kpurdha). Qe te shmangesh semurjen, pastroj duart mire para se te aplikosh makijazh syve, mos e ndaj me tjeret dhe mos perdor shembuj ne shitore kozmetike e mos harro te hedhesh ne kove te mbeturinave makijazhin e syve – vecanerisht maskarat – pas dy deri kater muaj perdorim.

Tastiera e Kompjuterit
Bakteret dhe llomi mund te gjejne shume vende per tu fshehur dhe nje vend i zakonshem eshte tastiera e kompjuterit. Hulumtimet kane zbuluar se kompjuteret e tavolines kane 21.000 mikrobe per cdo 2.5 centimeter katrore, krahasuar me tualetin qe ka 49 mikrobe per 2.5 centimeter katrore. E shef qe tualeti eshte me i paster se kompjuteri. Pervec tavolines dhe telefonit gjerat tjera qe mund t’ju semurin jane tastiera kompjuterit, nje vend i zakonshem qe mbledh mikrobe per shkak se ju e prekni shume shpesh. Qe te jesh i shendetshem pran tavolines tuaj, pastro duart rregullisht, shmang prekjen e gojes dhe hundes e gjithashtu perdor pastrues me alkool per te pastruar tastieren e kompjuterit tuaj.

Parfumet
Nese lekura te irritohet apo ke probleme tjera te lekures ndoshta shkaktar eshte parfumi qe perdore. Aromat behen nga shume produkte qe te arrihet era e mire, por numri i me shume se 5000 parfumeve qe perdoren jane shkaktari numer 1 i problemeve te lekures. Nese ke lekure te ndjeshme apo po dyshon qe parfumi po te irriton lekuren shmang semurjen duke shmangur llojet e ndryshme te parfumeve dhe shiko per ato lloje qe kane te shenuar “fragrance-free” apo “without parfume”.

Sfungjeret Pastrues
Edhe pse jane mjet qellimi i te ciles eshte te mirembajme pastertine e shtepise, sfungjeret ne te vertete jane nje nga objektet me te papastert te shtepise. Sfungjeret, vecanerisht ato qe perdoren ne kuzhine, mendohen se jane kontribuuesit kryesore te semundjeve qe perhapen me ane te ushqimeve. Kjo eshte per shkak se sfungjeri ofron nje ambient ideal banimi per lulezimin e baktereve. Ne menyre qe te parandalosh perhapjen e baktereve ne vend te sfungjerit beje shprehi dhe perdor peceta (palloma) apo shtupe enesh te paster te cilen pas perdorimit mund ta pastrosh ne rrobalarese.

Fshesa Elektrike
Nese ke alergji apo astma pastrimi i rregullt me fshese elektrike ndihmon ne zvogelimin e simptomave duke zvogeluar nivelet e alergjeneve ajrore. Por nese perdor fshesen e gabuar kjo mund te perkeqesoj alergjite apo astmen tuaj duke shperndare alergjenet ne ajer. Zvogelo ekspozimin tuaj ndaj alergjeneve dhe qendro i shendetshem duke pyetur dike pa alergji dhe astme qe te bej pastrimin duke perdore nje fshese elektrike me filter (HEPA) te efikasitetit te larte dhe duke perdor maske goje gjate pastrimit.

Pishinat
Ne shumicen e pishinave verore klori perdoret per te vrare mikrobet dhe parandaluar perhapjen e semundjeve dhe infeksioneve. Por klori nuk na ndihmon gjithmone qe mos te semuremi – njerezit te cilet i ekspozohen ujit te pishinave te kontaminuar mund zhvillojne simptoma gastrointestinale, probleme te lekures, probleme te frymemarrjes, syve, vesheve, apo infeksione tjera. Qe te zvogeloni mundesin e semurjes nga kontaminimi pishinave sugjerohet, mbani mend kete, mos e pi apo fut ne goje ujin e pishinave, dhe qe ti mbrosh te tjeret qe mos te semuren beje shprehi te pastrohesh mire me sapun (ne shtepi apo edhe tek pishina) para se te hedhesh ne pishine, dhe nese ke diarre mos noto fare ne pishine.

Kepucet
Pasi qe ecesh me to gjate gjithe dites, kepucet e papaster mund te mbledhin mikrobe, pesticide dhe toksina tjera, qe te gjitha mund te semurin dhe te ndikojne shendetin dhe zhvillimin e nje femije ne rritje. Qe te zvogelosh numrin e materieve toksike dhe mikrobeve qe i sjellim ne shtepi nga jashte mos hyr me kepuce brenda asnjehere… ne shqiptaret e kemi zakon te zbathemi kur hyjme ne shtepi si tonen ashtu edhe te mikut, por ketu dua ti perkujtoj ata pertacet qe shpesh kur dalin nga shtepia harrojne dicka dhe kur kthehen per ta marr nuk zbathen.

Thonjte
Thonjte e gishtave te dores jane te njohur si grumbullues llomi, mikrobesh dhe organizmave tjere infektues si krimbi zorreve (skrrajave). Qe te jesh i/e shendetshem mbaj thonjte te paster dhe te prere, kur i pastron duart gerryej perfund thonjve, mos i kafsho thonjte dhe mundohu te mos i pre edhe kutikulat e thonjve, dhe sigurohu qe cilindo mjet qe perdore te pastrohet mire gjithmone pas perdorimit. Qe te jeni me te shendetshem dhe ti shmangni semundjet mundohuni ti praktikohi keto keshilla qe lexuat ne kete artikull, dhe nese ke ndonje tjeter urdhero shto ne komente, e mos harro ta shperndash kete artikull atyre qe ua do te miren dhe shendetin.

Dorezat e dyerve dhe nderpreresit e dritave
Mund te thoni se kjo eshte e dukshme dhe te gjithe e dine, por sa here ke ecur neper shtepi dhe ke pastruar dorezat e dyerve dhe kabineteve dhe nderpreresit e dritave? Duke perdorur lecke dezinfektuese pastroj te gjitha nje here ne jave dhe mos perdor te njejten lecke per te pastruar te gjitha dorezat dhe nderpreresit.

Kartemonedhat dhe Monedhat e Hekurt
Duke marre parasysh se paraja eshte ajo qe me se shumti endet duke kaluar neper duart e secilit atehere kjo eshte e dukshme dhe nje arsye tjeter qe ju duhet ta keni parasysh te mos u jepni femijeve te luajne me to. Ketu po flasim per monedhat e hekurt qe pervec qe jane te papasterta ato jane gjithashtu rrezik qe te perpihen.

Ju
Gjerat shtepiake si tastiera, telefoni, lavamani, telekomanduesi e te tjera nuk dalin dhe kthehen nga shtepia qe te felliqen dhe sjellin baktere dhe virus qe te ju semurin. Ato i sillni ju dhe e leni aty tek to, keshtu qe pastro duart mire. Ekspertet keshillojne se ferkimi (vecanerisht pjesa mes gishterinjve) dhe kohezgjatja e pastrimit qe te dyja jane te rendesishme per pastrim te mire te duarve. Ata rekomandojne qe duart te pastrohen mire per 20-30 sekonda.

/Burimi: Sherohu.com
♛Melody♛
♛Melody♛

12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj Coolte21

Shteti Shteti : 12 vendet me pista perreth jush, qe ndikojne ne shendetin tuaj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi