Mineralet e Pista të Afrikës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Lajme Nga Bota
Faqja 1 e 1
Mineralet e Pista të Afrikës
Biznes në Kongo
The Economist*
Klima e biznesi në Kongo “është neveritëse”, thotë një këshilltar për qeverinë në Kinshasa. Çdo vizitor ka shumë gjasa që e ka vënë re këtë. Policia rrugore ndalon makinat pa arsye, i bllokon dhe refuzon t’i lejojë të largohen deri sa ata të paguajnë nën dorë. Agjentët e taksave vijnë në zyrat e kompanive me kërkesa me gjashtë apo tetë shifra, kërkesa që gjithsesi janë të negociueshme.
Nuk ka pra habi se pse biznesi më i madh i këtij kombi afrikan është pikërisht gërmimi në pisllëk për të nxjerrë minerale të çmuara në mënyrë kaq të pisët. Një panel ekspertësh të udhëhequr nga Kofi Anan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, kërkoi në pesë marrëveshje të arritura mes viteve 2010 dhe 2012, dhe kreu një vlerësim të pavarur për minierat e shitura në krahasim me çmimet e shitjes. Ai zbuloi se vlera reale e minierave të shitura ishte 1.36 miliardë dollarë më shumë se sa qenë shitur. Kjo është një shifër dy herë më e lartë nga sa Kongo harxhon çdo vit për arsimin dhe shëndetësinë. Dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e problemit, thotë Anan në raportin e prezantuar në Afrikën e Jugut më 10 maj.
Raporti thekson edhe disa detaje të dhimbshme. Për shembull, ENRC, një kompani kazake e regjistruar në Londër, hoqi dorë nga e drejta për të blerë një paketë aksionesh në një kompani minierash shtetërore në Kongo. Paketa u ble nga një kompani nën pronësinë e Dan Gertler, një biznesmen izraelit, për 15 milionë dollarë, dhe iu shit ENRC-së disa muaj më vonë për 75 milionë. Gertler është pranë Joseph Kabilës, presidentit të Kongos. ENRC, e cila po hetohet nga zyra e krimeve të rënda në Britani, ishte prodhuesi i tretë më i madh i bakrit në Kongo vitin e kaluar. Ajo mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.
Vendet e Afrikës shpesh nuk arrijnë të mbledhin një sasi të arsyeshme taksash nga minierat, thotë raporti i Anan. Për shembull, eksporti i bakrit nga Zambia ishte 10 miliardë dollarë në vitin 2011, por të ardhurat e këtij vendi nga minierat qenë vetëm 240 milionë. Përdorimi i shumëpërhapur i kompanive të regjistruara nëpër parajsa fiskale nga ana e kompanive të minierave lejon transferimin e fitimeve dhe shmangien e taksave.
Përdorimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm te bota e pasur. Shumica e naftës që Angola shet në Kinë, transferohet nga një kompani e quajtur “China International Fund”. Çmimet e shitjes nuk bëhen publike.
Edhe në krahasim me vende shumë të varfra, Kongo shënon rekorde negative. Vendi u grabit deri në paralizë gjatë kohës së sundimit të Mobuti Sese Seko, despotit të urryer që qeverisi nga 1965 deri më 1997. Ai u dogj pas kësaj nga dy luftëra civile që sollën miliona të vdekur. Kabila u zgjodh më 2006-n si një qeveri premtuese për të qenë e pastër. Por ai nuk doli kështu. Minierave u kërkohet sërish të paguajnë shuma me pesë shifra për të takuar ministrat. Disa punësojnë “konsulentë” për të bërë pagesat, për të mbajtur duart e veta të pastra. Pagesat punojnë në të dyja krahët, thotë këshilltari i qeverisë: “Nëse dikush të ofron 100 mijë dollarë për shkak se do të fitojë 10 milionë dollarë, duhet të jesh shumë i fortë për të rezistuar.”
ENRC shkaktoi habi në Kongo më 2010, kur bleu një kompani bakri dhe kobalti, të cilën qeveria e pati shtetëzuar nga pronari i mëparshëm, një kompani kanadeze. Projekti është aktualisht thjesht një mal me para në terren, që pritet të procedohet. Por prodhimi nuk do të fillojë deri më 2015. Vitin e kaluar, ENRC pagoi 1.25 miliardë dollarë te kompania kanadeze për të zgjidhur mosmarrëveshjen, pastaj pagoi te Gertler, (biznesmeni izraelit), 550 milionë të tjera.
Në nëntor, Fondi Monetar Ndërkombëtar anuloi kredinë për Kongon pasi qeveria refuzoi të shpjegojë marrëveshjen që pati nënshkruar me Gertler për t’i shitur një zonë tjetër minerare.
Kryeministri i Kongos, Matata Ponyo Mapon, ka premtuar ndryshim. Një ish-ministër Financash, ai ka reputacionin si reformator. Ai ka mbajtur inflacionin e ulët ndërsa ekonomia u rrit me 7 për qind vitin e kaluar. Ai filloi të paguajë punonjësit e shtetit përmes bankave, veprim që zbuloi mijëra “fantazma”, punonjës që tërhiqnin paga megjithëse nuk ekzistonin.
Në janar, pas largimit të FMN-së, Ponyo tha se do të veprojë për të rritur transparencën e industrisë minerare. “Ne duhet të shmangim situata ku ne nuk publikojmë kontratat e minierave, ku asetet tona shtetërore janë të nënçmuara dhe ku qeveria nuk e di se çfarë po bëjnë kompanitë e minierave”, tha ai.
Gjithsesi, ai mund të mos ketë fuqi të marrë këto vendime. Aleatët e Kabilës kontrollojnë kompanitë shtetërore dhe vetë Kabila raportohet se bllokon publikimin e detajeve të marrëveshjeve.
Vitin e kaluar, minierat në Kongo shitën 6.7 miliardë dollarë bakër dhe kobalt. Kjo mund të rritet shumë më tepër në rast se vendi qeveriset më mirë. Në mars, Programi i OKB-së për Zhvillimin, e cilësoi Kongon “vendi më i prapambetur i botës”. Kongo konkurronte për këtë status me Nigerin, një shkretëtirë.
/gazeta-shqip

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi