AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin

Shko poshtë

Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin Empty Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Sep 10, 2013 2:33 am

Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin Berisha-me-nerva2
Kryeministri në largim, Sali Berisha komentoi në profilin e tij në “Facebook” edhe hapjen e punimeve ditën e nesërme në Kuvend. Ai shkruan se refuzon që të drejtojë punimet e Kuvendit nesër, duke thënë se mazhoranca erdhi në prishet me mashtrime antiglobaliste dhe se është e lidhur me paratë e drogës dhe krimit të organizuar.
“Unë dua t’ju sqaroj se pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se kaluam në opozitë. Kjo mazhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste, si ato të Papandreut në Greqi. 
Papandreu mashtroi grekët duke u thënë se paratë janë, por duhet të jemi ne, pra më votoni mua për të dalë nga kriza. Miku i tij në Shqipëri, Piktori i dështuar, duke përdorur si dëshmitar të rremë Metën, u premtoi shqiptarëve se, shërbimi shëndetësor do të jetë falas, legalizimet do të bëhen falas, çmimet do të ulen për të gjitha ushqimet dhe energjinë, për të gjithë shqiptarët, taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve, do të krijojë 300 mijë vende pune dhe ish-të përndjekurit do t’i dëmshpërblejë brenda dy vjetëve, madje 25 euro për ditën e vuajtjes”, shkruan Berisha. 
Ai më pas bëri sërish një paralelizëm me Papandreun. “Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu e zhyti shumë thellë Greqinë në krizë, ndaj edhe qytetarët i prenë biletën dhe ai u zhduk. Së shpejti kjo do të ndodhë edhe me Edi Ramën në Shqipëri. Kjo mazhorancë nuk qëndron, sepse është ngritur mbi mega mashtrimin, paratë e drogës dhe krimin e organizuar”, përfundon Berisha. 
/Shekulli Online/E.D./
♛Melody♛
♛Melody♛

Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin Coolte21

Shteti Shteti : Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi