Rama: Nishani të mos bëjë noterin, Llalla të luftojë krimin
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Rama: Nishani të mos bëjë noterin, Llalla të luftojë krimin
TIRANE - Kryeministri i i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit i sheh me tepër shqetësim këto dy muaj të tranzicionit të pushtetit të drejtuar aktualisht “pa frena” nga kryeministri në detyrë Sali Berisha. “Raporti i të ardhurave me shpenzimet ka kaluar cdo sens logjik. Për hir të atyre shiritave të rrugëve, rruga e rrënimit ekonomik është zgjatuar si asnjëherë në gjysmën e vetme të vitit”- thotë kryetari i PS-së, Rama duke shprehur shqetësimin dhe për ngritjen në detyrë nga KLD, të disa gjyqtarëve javën e kaluar. Rama përsëriti apelin se çdo vendim apo tender privatizimi i marrë pas 23 qershorit do anulohet prandaj i kujton subjekteve private të mos vazhdojnë më këtë lojë me qeverinë fantazëm pasi është e rrezikshme. Para se të marrë çelësat e kryeministrisë Rama kërkon të bëjë të qartë dhe marrëdhëniet në të ardhmen e afërt me Presidentin Bujar Nishani por dhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilët nuk janë votuar nga kjo e majtë. "Presidenti të punojë me mua dhe kryetarin e kuvendit jo si noter i një pale që i ka humbur zgjedhjet, por si garant kushtetues. Prokuroria të shënojë progres real në betejën me gangrenën e këtij vendi krimin e korrupsionin”- deklaron kryetari i Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PS-së të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Kryetari i PS-së informoi deputetët për takimet që zhvilloi ditët e fundit në funksion të këtij 2 mujori tranzicioni me presidentin Bujar Nishani, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës Ardian Fullani. Rama hodhi dhe piketat për qeverisjen e ardhshme e cila do të qeverisë si një forcë e vetme, “ku do të ndahen përgjegjësitë dhe jo shteti në parcela". Foli për ngritjen e një agjencie të posaçme të burimeve njerëzore, e cila do të finalizohet brenda javës së tretë të korrikut, dhe ku do jetë e plotë baza e të dhënave të kapitalit njërezor të këtij vendit. (v.gj/shqiptarja.com)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=17660&IDCategoria=7#sthash.IIaxULcT.dpuf Similar topics
» Heqja e portretit, Nishani: Është veprim jo serioz
» Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Presidenti Nishani shtrohet në spital: Jam mirë
» Jeta luksoze, Nishani: Në hetim prokurorë e gjyqtarë
» Berisha: Refuzoj të drejtoj Kuvendin. Mazhoranca, e lidhur me krimin
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Presidenti Nishani shtrohet në spital: Jam mirë
» Jeta luksoze, Nishani: Në hetim prokurorë e gjyqtarë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi