A ka rrezik që të bëhemi specie e zhdukur?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1

Cilat janë kërcënimet më të mëdha për ekzistencën e njerëzimit? A jemi ne me të vërtetë në prag të një faze zhdukjeje të papritur? Shkencëtarët më të njohur të botës u japin një përgjigje këtyre pyetjeve ekzistenciale
Sean Coughlan, BBC
Një skuadër ndërkombëtare shkencëtarësh, matematikanësh dhe filozofësh në Universitetin e Oksfordit janë angazhuar nga Instituti për të Ardhmen e Njerëzimit për të hetuar rreziqet më të mëdha me të cilat përballet ekzistenca jonë si specia dominuese në planetin tokë.
Ata argumentojnë në një projekt studimor, Rreziku Ekzistencial si Prioritet Botëror, se politikëbërësit ndërkombëtarë duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe realitetit të rrezikut të zhdukjes së specieve. Sipas tyre, vitin e kaluar ka pasur më shumë studime akademike të publikuara mbi sportet dimërore sesa mbi zhdukjen e njerëzimit.
Drejtori i institutit, suedezi Nick Bostrom, thotë se rreziqet nuk mund të jenë më të larta se sa sot. Nëse ne e kuptojmë gabim, ky mund të jetë shekulli i fundit i njerëzimit.
Por cilat janë rreziqet më të mëdha?
Fillimisht le ta nisim me lajmin e mirë. Pandemitë dhe tragjeditë natyrore mund të shkaktojnë humbje kolosale apo katastrofike të jetës, por dr. Bostrom beson se njerëzimi ka shumë gjasa do të mbijetojë.
Kjo mbështetet te fakti se ne si specie kemi jetuar për shumë mijëra vjet dhe kemi kaluar përmes sëmundjeve, urisë, përmbytjeve, predatorëve, persekutimit, tërmeteve dhe ndryshimeve mjedisore. Pra gjasat janë në favorin tonë.
Dhe brenda një periudhe njëshekullore, thotë ai, rreziku i zhdukjes nga një goditje asteroidi apo shpërthimit të një supervullkani mbetet “jashtëzakonisht i ulët”.
Edhe humbjet e paprecedenta që i shkaktuam vetes gjatë shekullit të njëzetë me dy luftëra botërore, si dhe epidemia e gripit spanjoll, nuk ia dolën të ndalojnë zmadhimin e vazhdueshëm të popullatës njerëzore.
Një luftë bërthamore mund të shkaktojë shkatërrime rrëqethëse, por një numër i mjaftueshëm individësh ka gjasa që do të mbijetojnë sa për të lejuar specien tonë të vijojë të riprodhohet.
Por nëse ne kemi kaq rezistencë ndaj ngjarjeve katastrofike, atëherë çfarë duhet të na shqetësojë?
Dr. Bostrom beson se ne kemi hyrë në një lloj të ri epoke teknologjike me kapacitet për të kërcënuar të ardhmen tonë si kurrë më parë. Këto janë “kërcënime për të cilat ne nuk kemi eksperiencë mbijetese nga e shkuara”.
Mungesa e kontrollit
Duke e krahasuar situatën me atë të një arme të rrezikshme në duart e një fëmije, ai thotë se avancimi në teknologji ka kapërcyer kapacitetin tonë për të kontrolluar pasojat e mundshme.
Eksperimente në fusha të tilla si biologjia sintetike, nanoteknologjia dhe inteligjenca artificiale po na shpien përpara në një territor të paparashikuar dhe të paqëllimtë.
Biologjia sintetike, ku biologjia takohet me inxhinierinë, premton përfitime të mëdha mjekësore. Por dr. Bostrom është i shqetësuar mbi pasojat e paparashikueshme që mund të ketë manipulimi i kufijve të biologjisë njerëzore.
Nanoteknologjia, e cila punon në nivel molekulash apo atomesh, mund të bëhet gjithashtu shumë shkatërrimtare nëse përdoret në luftë, argumenton ai. Ai thotë se qeveritë e ardhshme do të përballen me një sfidë të madhe për kontrollin dhe kufizimin e keqpërdorimit.
Ka gjithashtu frikë se si mund të ndërveprojë me botën e jashtme inteligjenca artificiale apo makinat inteligjente.
Disa lloje “inteligjencash” të organizuara me kompjuter mund të jenë mjete të fuqishme në industri, mjekësi, bujqësi apo menaxhimin e ekonomisë.
Por jo mund të jetë edhe tërësisht indiferente ndaj çdo dëmi aksidental të shkaktuar. Këto nuk janë koncepte abstrakte.
Seán O’Heigeartaigh, një gjenetist në institut, jep për analogji algoritmet e përdorura në tregtinë automatike të aksioneve nëpër bursa.
Këto vendime matematikore të ndërmarra automatikisht mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta dhe shkatërrimtare për ekonomitë reale dhe njerëz realë.
Sisteme të tilla kompjuterike “mund të manipulojnë botën reale”, thotë Dr. O’Heigeartaigh, i cili ka studiuar evolucionin molekular në Kolegjin e Trinitetit në Dublin.
Në kuptimin e rrezikut nga biologjia, ai shqetësohet nga qëllimet e mira që përfundojnë pa qëllim keq, si eksperimente të kryera për modifikime gjenetike, duke çmontuar dhe rindërtuar strukturat gjenetike.
“Ka shumë pak gjasa që ata duan të bëjnë diçka të dëmshme”, thotë ai. Por ka gjithmonë rrezik për një pasojë të paqëllimtë në eksperiment apo diçka që bëhet e dëmshme kur transferohet në një mjedis tjetër.
“Ne po zhvillojmë gjëra që mund të shkojnë keq në mënyrë shumë të thellë”, thotë ai. “Me teknologjinë e re dhe të fuqishme ne duhet të mendojmë me shumë kujdes mbi atë që ne dimë – por mund të jetë më e rëndësishme të dimë atë për të cilën nuk jemi të sigurt”.
Dhe ai shton se nuk ka ndër mend të bëjë një karrierë në shkaktim frike dhe se është i motivuar vetëm nga serioziteti i punës së tij. “Kjo është një nga shumë rrugë të rëndësishme për të bërë një ndryshim pozitiv”, thotë ai.
Reagim zinxhir
Ky grupim eklektik kërkuesish flet mbi kompjuterë të aftë për të krijuar gjenerata kompjuterësh më të fuqishëm. Kjo nuk do të jetë një situatë kur këto makineri papritur zhvillojnë një linjë sarkazme dhe sjelljeje të keqe.
Por kërkuesi Daniel Dewey flet mbi një “shpërthim të inteligjencës” ku përshpejtimi i fuqisë së kompjuterëve bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe më pak i kontrollueshëm.
“Inteligjenca artificiale është një nga teknologjitë që vendos më shumë fuqi në paketa gjithnjë e më të vogla”, thotë Dewey, një ekspert amerikan në inteligjencën e supermakinave që më parë ka punuar te “Google”.
Krahas bioteknologjisë dhe nanoteknologjisë, thotë ai, “mund të bësh gjëra me teknologji që në mënyrë tipike japin efekte të llojit të reaksionit zinxhir, pra që fillojnë me shumë pak burime në projekte që në fund mund të prekin çdokënd në rruzullin tokësor”.
Projekti i Të Ardhmes së Humanitetit në Oksford është pjesë e një tendence drejt fokusimit te kërkimi mbi pyetje të mëdha. Instituti u krijua nga Martin School i Oksfordit dhe mbledh së bashku akademikë nga fusha të ndryshme me synimin për të mbledhur së bashku akademikë nga fusha të ndryshme me synimin e trajtimit të “sfidave më të rëndësishme botërore”.
Ka gjithashtu ambicie në Universitetin e Kembrixhit për të hetuar kërcënime të tilla ndaj njerëzimit.
Lordi Rees, Astronom Mbretëror dhe ish-presidenti i Shoqërisë Mbretërore, po mbështet planet për një Qendër për Studimin e Rrezikut Ekzistencial.
“Ky është shekulli i parë në historinë e njerëzimit kur kërcënimet më të mëdha janë nga vetë aktiviteti i njerëzve”, thotë Lordi Rees. Ai thotë se ndërsa shqetësohemi më shumë për rreziqet më të afërta individuale si fluturimi ajror apo siguria ushqimore, ne duket se kemi vështirësi në dallimin e rreziqeve më të mëdha.
“Gabim apo terror”
Lordi Rees tërheq vëmendjen gjithashtu edhe për shqetësimet mbi biologjinë sintetike. “Për çdo teknologji të re ka gjëra të mira, por ka edhe rreziqe”, thotë ai.
Gjenetisti Seán O’Heigeartaigh paralajmëron për pasojat e panjohura që mund të kenë eksperimentet biologjike. Krijimi i organizmave të reja për bujqësinë dhe mjekësinë mund të ketë pasoja të paparashikueshme ekologjike, sugjeron ai.
Lordi Rees ngre shqetësimin mbi dobësinë shoqërore dhe mungesën e rezistencës në shoqërinë tonë të varur rëndë nga teknologjia.
“Është një çështje shkalle. Ne jemi në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, më shumë udhëtime, lajme e thashetheme shpërndahen me shpejtësinë e dritës. Rrjedhimisht pasojat e ndonjë gabimi apo terrori janë më të mëdha sesa në të shkuarën”, thotë ai.
Lordi Rees, krahas filozofit të Kembrixhit Huw Price dhe ekonomistin, Sër Partha Dasgupta e themeluesin e Skype Jaan Tallinn, kërkojnë që qendra e propozuar e Studimeve për Rreziqet Ekzistenciale të vlerësojë këto kërcënime.
Pra, a duhet të jemi ne të shqetësuar nga një ditë gjykimi e afërt?
Kjo nuk është një fantazi distopike. Nuk është si të thuash, zgjimi i një keqbërësi poshtë një vullkani. Në fakt, instituti në Oksford është në zyrat e universitetit mbi palestrën e ushtrimeve fizike, ku ruajtja e vetes realizohet përmes mbajtjes së muskujve në gjendje të shëndoshë.
Dr. Bostrom thotë se ka një hendek real mes shpejtësisë së avancimit teknologjik dhe të kuptuarit tonë mbi komplikacionet që sjell ky avancim.
“Ne jemi në nivelin e të sapolindurve në kuptimin e përgjegjësisë morale, por kemi kapacitetin teknologjik të të rriturve”, thotë ai.
Si të tillë, rëndësia e rrezikut ekzistencial “nuk është brenda radarit të njerëzve”. Por ai argumenton se ndryshimi po vjen pavarësisht nëse ne jemi apo nuk jemi gati për t’u përballur me të.
“Ka një pikë të ngushtë (grykë shisheje) në historinë e njerëzimit. Kushti njerëzor pritet të ndryshojë. Mund të ndodhë që ne përfundojmë në një katastrofë apo që ne transformohemi duke marrë shumë më tepër kontroll mbi biologjinë tonë. Kjo nuk është fantashkencë, doktrinë fetare apo një bisedë e orëve të vona në klub. Nuk ka ndonjë argumentim të shëndoshë për të mos e marrë seriozisht rrezikun ekzistencial për njerëzimin”.
Deklarata
Ky është shekulli i parë në historinë e botës ku kërcënimi më i madh vjen nga vetë njerëzimi
Lord Rees
Astronom
Fillimisht le ta nisim me lajmin e mirë. Pandemitë dhe tragjeditë natyrore mund të shkaktojnë humbje kolosale apo katastrofike të jetës, por dr. Bostrom beson se njerëzimi me shumë gjasa do të mbijetojë
Edhe humbjet e paprecedenta që i shkaktuam vetes gjatë shekullit të njëzetë me dy luftëra botërore, si dhe epidemia e gripit spanjoll, nuk ia dolën të ndalojnë zmadhimin e vazhdueshëm të popullatës njerëzore
Një luftë bërthamore mund të shkaktojë shkatërrime rrëqethëse, por një numër i mjaftueshëm individësh ka gjasa që do të mbijetojë sa për të lejuar specien tonë të vijojë të riprodhohet
Biologjia sintetike, ku biologjia takohet me inxhinierinë, premton përfitime të mëdha mjekësore. Por dr. Bostrom është i shqetësuar mbi pasojat e paparashikueshme që mund të ketë manipulimi i kufijve të biologjisë njerëzore
Ne po zhvillojmë gjëra që mund të shkojnë keq në mënyrë shumë të thellë. Me teknologjinë e re dhe të fuqishme ne duhet të mendojmë me shumë kujdes mbi atë që ne dimë, por edhe për atë për të cilën nuk jemi të sigurt
Ky grupim eklektik kërkuesish flet mbi kompjuterë të aftë për të krijuar gjenerata kompjuterësh më të fuqishëm. Kjo nuk do të jetë një situatë kur këto makineri papritur zhvillojnë një linjë sarkazme dhe sjelljeje të keqe

Similar topics
» Plakja e popullsisë, fëmijët “specie” në zhdukje
» Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi
» Përmbytje masive në SHBA, 500 të zhdukur
» Itali, identifikohet shqiptari i zhdukur në det një javë më parë
» Tre fëmijët e zhdukur të Kurbinit gjenden në Budva të Malit të Zi
» Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi
» Përmbytje masive në SHBA, 500 të zhdukur
» Itali, identifikohet shqiptari i zhdukur në det një javë më parë
» Tre fëmijët e zhdukur të Kurbinit gjenden në Budva të Malit të Zi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Shkenca - Teknologjia - Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi