AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi

Shko poshtë

  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  Empty Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 09, 2013 2:21 am


 

  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  86953
TIRANE- Sapo është njoftuar nga Prishtina nga studiuesi i artit Shyqri Nimani se atje aktualisht janë ekspozuar disa “objekte të vyera për ekspozitë dhe janë në gjendje të rrezikuar”.

Arkeologu dhe ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar e konsideron një akt shumë të rëndë në fushën e trashëgimisë mënyrën sesi janë dërguar objektet e trashëgimisë kulturore në ekspozitën e Romës dhe pastaj në Prishtinë.
  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  86956
(Foto: Studiuesi Moikom Zeqo)

Pasi shprehet se shteti vet i ka bastisur muzetë e Shqipërisë në pikun turistik, Moikom Zeqo duke njohur ligjet ndërkombëtare të ekspozimit të trashëgimisë e quan një akt të rëndë mënyrën si kanë shkuar këto objekte për ekspozim, pa kushte sigurie të lartë, pa studim dhe leje akademike dhe për më tepër të ngarkuara në kamionë si “mallra marketi”.

Çfarë rreziqesh u kanosen objekteve të cilat nga nëntori i vitit 2012 janë shpërngulur nga muzetë e Shqipërisë dhe ende nuk janë kthyer në atdhe? Si janë shkelur kontratat shtetërore? Moikom Zeqo duke e krahasuar me aktin e ekspozimit të shpatës e përkrenares së Skënderbeut dhe Mesharit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë de jure hedh dritën e parë mbi kontrastet e forta që dëshmojnë skandalin me objektet e trashëgimisë dhe delitantizmin e drejtuesve dhe institucioneve të shtetit.
  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  86953_1

Ndërkohë pas bisedave me specialistë të tjerë të arkeologjisë në numrat në vijim do të sjellin fakte konkrete se çfarë ka ndodhur pas ekspozitës së Romës me objektet e trashëgimisë shqiptare. 
 
[b style="color: rgb(64, 36, 33); font-family: Arial; text-align: center; background-color: rgb(243, 243, 243);"]Lëvizja e objekteve të rralla dhe unikale të trashëgimisë jashtë Shqipërisë është një risk i madh. E justifikon rrezikimi i tyre qëllimin për të cilën u bë kjo ekspozitë?[/b]
-Në radhë të parë një projekt për organizimin e ekspozitave jashtë shtetit detyrimisht është një projekt që duhet të menaxhohet nga një komitet i lartë akademik, i cili duhet të paracaktojë koleksionin në fjalë. Të vendos se cilat nga veprat është e mundur të lëvizin dhe cilat jo, në çfarë kushte sigurie fizike dhe në çfarë niveli të ruajtjes nga çdo rrezik i mundshëm që mund t’i vijë një vepre të trashëgimisë, ku përveç dëmtimit shtohet edhe rreziku i falsifikimit të tyre. Unë mund të them se Dea e Butrintit, Epitafi i Gllavenicës dhe pikturat Onufrit të madh, që të tria këto objekte nuk duhet të ishin ekspozuar jashtë shtetit në ato kushte. Nxjerrja jashtë e këtyre tri veprave unikale është një veprim që nuk plotëson parametrat sipas ligjeve ndërkombëtare të ruajtjes së trashëgimisë. Unë nuk i kam parë me sytë e mi kushtet në Muzeun e Prishtinës, por di që problemi më i madh qëndron në faktin se këto tri objekte kanë udhëtuar drejt ekspozitës pa iu kushtuar kujdesin  e duhur, duke i shtuar shanset e rrezikshmërisë ndaj tyre.
 
Për cilat rregulla bëhet fjalë?
-Shkelja e rregullave nis që nga përzgjedhja e koleksionit. Kjo përzgjedhje duhej t’u nënshtrohej disa rregullave shumë rigoroze, ku disa objekte të mos lejoheshin të shkonin në ekspozitë. Tjetër, dihet që çdo ekspozitë bëhet më urdhër të Këshillit të Ministrave, i përcaktuar me përpikëri me datën e daljes nga Shqipëria dhe datën e hyrjes në Shqipëri. Tërë dokumentacioni i ekspozitës duhej të shoqërohej me pasaporta shkencore të secilit objekt, ku duhet të aprovohen dhe të jenë në dijeni edhe të policisë edhe të shërbimit inteligjent të gjithë lëvizjet për të shmangur çdo dëmtim dhe çdo falsifikim. Datat nuk u respektuan, por ajo që është më e rrezikshme është që mungon përgjegjësia ligjore për autencitetin e ekspozitës. Në këtëo raste paguhet sigurimi nga ana e shtetit ku ka shkuar ekspozita. Askush nuk ka dalë të thotë a na kanë paguar. Nuk ka dokumentacioni zyrtar si duhet të ruhet çdo vepër e koleksionit. Unë ju kujtoj rastin kur e ekspozua kodiku i famshëm i Beratit që shkruhet Codex Beratinus para disa vitesh. Ekspozimi i tij u bë sipas një protokollit të një sigurimi maksimal të ruajtjes së këtij kodiku. Në këtë nivel duhet të jenë disa objekte, siç është fjala për epitafin e  Gllavenicës së shekullit të 14-të dhe ikonave të Onufrit të shekullit të 16. Madje unë jam i informuar nga miku im Shyqri Nimani, piktor dhe historian arti, i cili më tha se aktualisht në Prishtinë është hapur një ekspozitë me objekte shumë të vyera, ku përfshihen Epitafi i Gllavenicës dhe ikonat e Onufrit dhe më njoftoi për kushtet e rrezikshmërisë ndaj tyre. Zakonisht objektet kaq të rralla, kur ekspozohen duan edhe mjediset shumë të siguruara. Problemi tjetër është momenti kohor i lëvizjes së këtyre objekteve nga Shqipëria. Është i pastudiuar dhe në kundërshtim me atraktivitetin e sezonit turistik. Turistët këto ditë e kanë të pamundur për të parë me sytë e tyre pasurinë tonë arkeologjike. Sidomos Epitafi i Gllavenicës nuk duhet të ishte lëvizur fare. Ky epitaf sipas bizantologut francez Andre Grabon është i dyti në botë për nga vlerat e tij dhe objekti më i rëndësishëm i Mesjetës Shqiptare. Për shkak të karakterit unikal, ky objekt nuk duhet të dalë nga Shqipëria edhe për një arsye të thjeshtë shkencore, sepse ai duhet të ruhet jo vetëm brenda një platforme prej xhami, por nuk duhej lëvizur edhe për të mos u dëmtuar nga agjentët atmosferikë dhe mikrobikë. Gjithashtu ikonat e Onufrit duhet të lëvizin në raste të rralla dhe në kushte të larta sigurie.

  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  86960
(Foto: Ikona e Onufrit dhe 'Dea e Butrintit')
 
Ju mendoni se nuk ka pasur kushte të larta sigurie në rastin konkret?
-Në rastin konkret mungon fare karakteri profesional shkencor nga ana e institucioneve të shtetit që posedojnë këto objekte. Kujtoni si veprojnë shtetet e huaja kur sjellin në Shqipëri gjërat e rralla, sa qindra mijëra euro ka paguar shteti shqiptar për të siguruar shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut dhe Mesharin origjinal të Gjon Buzukut. Në çdo moment ruhej nga oficerë të sigurisë së lartë, natë e ditë. Po këto objekte tona dini gjë ju kush i shoqëron, kush i ruan, çfarë sigurie kanë duke u hedhur andej këndej me kamionë si të jenë mallra supermarketi.

Edhe një gjë tjetër do të shtoja, që në pikun e verës, shteti ynë bastis muzetë e veta dhe turistët zhgënjehen kur shkojnë të vizitojnë veprat e rralla të trashëgimisë sonë, ku u lënka dhe një shënim që të lë të kuptosh se këto vepra kanë dalë shëtitje.

RELIKET E SKENDERBEUT, JA SI I PAGOI SHTETI SHQIPTAR 100 MIJE DOLLARET
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut u dërguan me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë në Tiranë dhe u ekspozuan nën masa të larta sigurie. Garancia e plotë e tyre u mundësua pas një marrëveshje të rreptë bashkëpunimi mes dy vendeve. Për sjelljen e shpatës dhe përkrenares në Shqipëri qeveria shqiptare në nëntor të 2012-ës pagoi një shumë prej 100 mijë dollarësh.
  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  86959

Bashkë me përkrenaren dhe dy shpatat e Skënderbeut, ishte dhe gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Heroit tonë Kombëtar. Gjithçka u bë duke kontrolluar temperaturat, ku më parë pala austriake e detyroi Muzeun tonë të pajiset me kondicioner. Madje pati kamera të posaçme ku ekspozoheshin armët e Përkrenarja e Skënderbeut dhe lëvizja monitorohej nga Muzeu i Vjenës.

Por në rastin e ekspozitës së trashëgimisë në Romë, nuk ka ndonjë dokument që pala italiane të ketë paguar për objektet e ekspozuara. Organizatorët nuk kanë bërë transparente kontratat e sigurisë. A thua është harruar përvoja e austriakëve të cilët duke respektuar rregullat para ekspozitës dërguan një grup ekspertësh që vizituan Muzeun Historik Kombëtar 6 muaj më parë, që të siguronte kushtet e sigurisë dhe mirëmbajtjes së relikeve të rralla të Muzeut të Historisë dhe Artit në Vjenë.

A thua ka harruar shteti shqiptar se austriakët prej dekadash nuk i lëshuan kollaj objektet, edhe pse që në koha e Ahmet Zogut e më pas janë bërë disa kërkesa për t’i pasur këto objekte të rëndësishme në vend, po gjithnjë ua ka refuzuar. Vetëm në këtë 100-vjetor, Austria i hapi dyert dhe pranoi kërkesën e Shqipërisë, por kjo lëvizje për hir të sigurisë së lartë I ka kushtuar 100 mijë dollarë shtetit shqiptar. 

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kultura/2730/zeqo-ekspozita-e-100-thesareve-demtime-dhe-rrezik-falsifikimi-170915.html#sthash.40qBCnKe.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  Coolte21

Shteti Shteti :   Zeqo: Ekspozita e 100 thesareve dëmtime dhe rrezik falsifikimi  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi