AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….

Shko poshtë

Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….  Empty Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 09, 2013 1:43 am

Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….  Kriza-n%C3%AB-%C3%A7ift
E quajnë “sindroma e Otellos” dhe është makthi i njeriut xheloz, i cili jeton duke imagjinuar se partneri i vet e tradhton. Profili i tij është ai i një njeriu, që jeton në një botë paralele, të ndërtuar tërësisht vetëm në mendjen e tij, e mësymur plotësisht nga dyshime e pasiguri.
Studimi mbi këto personalitete delirante vjen për meritë të një grupi kërkuesish të Universitetit të Pizës, kërkimi i të cilës është publikuar në revistën “Cambridge University Press”. Domethënë, xhelozia mund të thuhet se ka një emër. Madje ka edhe pasoja që mund ta udhëhqin në sjellje agresive, deri edhe në vrasje apo vetvrasje. Mirëpo një gjendje e tillë mendore duhet të jetë e lidhur me një çekuilibrim të një zone specifike të trurit.
Xhelozia është një ndesi komplekse dhe karakterizohet nga perceptimi për një humbjeje të mundshme. Xhelozi është ai/ajo që e konsideron marrëdhënien si gjënë e vetme vërtet esenciale në jetën e tij. për më tepër interpreton në mënyrën e vet disa sjellje, mendime dhe ndjesi. Ndër të tjera percepton humbjen si një event të dëmshëm dhe katastrofik. Dhe kjo frekuencë e fakteve sjell viktima reale, sidomos të gjinisë femërore. Truri xheloz merr qëndrime impulsive dhe jashtë kontrollit racional. Një përshkrim i detajuar i zonës specifike të trurit është publikuar në revistën “CNS Spectrums”. “Shpresa është që një njohje më e mirë e qarqeve cerebrale dhe të alternimeve biokimike, që qëndrojnë prapa shkaqeve të xhelozisë delirante, mund të udhëheqin në një të nesërme drejt një identifikimi të parakohshëm të subjekteve në rrezik”, shpjegojnë specialistët.
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….  Coolte21

Shteti Shteti : Zbulohet Se Nga Vjen Ndjesia E Xhelozisë….  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi