AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido

Shko poshtë

Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido Empty Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:32 pm

Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido Viagra-per-grate-2Shkenca po e vërteton çdo ditë e më shumë avancimin e saj. Këtë radhë ajo do të sjellë lumturinë në jetën seksuale të grave. Lybrido është emri i viagrës që është zbuluar për femrat të cilat kanë probleme me dëshirën seksuale. Pas tri vjetësh, ajo do të dalë në treg…


Mosfunksionimi i shumë lidhjeve, bashkëjetesave, martesave etj., vjen si rezultat i një jete seksuale jo të mirë. Kjo, si për “faj” të burrave, por edhe të grave. Për të parët, shkenca ka menduar qysh një dekadë më parë. Por së fundmi ajo ka avancuar edhe për femrat, për të zgjidhur “problemin” e tyre. Për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale, tashmë është zbuluar edhe viagra për gratë. Ilaçi do të futet në treg në vitin 2016. Ai quhet Lybrido dhe do të jetë në gjendje të stimulojë mendjen, por edhe trupin e femrave. Zbulimi i kësaj pilule blu është bërë nga agjencia holandeze “Emotional Brain”. Në sajtin e saj kjo agjenci ka siguruar që ilaçi do të jetë efikas për gratë që kanë dëshirë të ulët seksuale dhe pak motivim, për shkak të ftohjes së stimujve seksualë. Lybrido reagon edhe në zonat e trurit që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me impulset seksuale, duke ekuilibruar në këtë mënyrë nivelin e serotoninës dhe të dopaminës. Në ndryshim me viagrën e meshkujve, që reagon vetëm tek “mekanika”, tableta femërore përmban testosterone dhe buspirone. Në fillim ky ilaç është krijuar për të luftuar çrregullimet e ankthit, por tani ai do të rrisë edhe nivelet e hormoneve të dëshirës seksuale. Nëse merret, pilula ndryshon përbërjet kimike në tru, duke përfshirë nivelet e serotoninës dhe të dopaminës, duke i dhënë më shumë hapësirë kësaj zone të fundit, që kontrollon kënaqësinë dhe tërheqjen. Lybrido duhet të merret tri orë e gjysmë përpara marrëdhënies seksuale. Rezultatet e një eksperimenti që ka përfshirë më shumë se 200 gra nuk janë publikuar ende, por agjencia holandeze ka folur për “rezultate shumë premtuese”. Nëse testet e ardhshme që do të aplikohen në një mostër më të madhe do të japin sërish rezultate pozitive, ilaçi do të mbërrijë në SHBA dhe në Europë për tre vjet. Do të jenë të rëndësishme analizat e kundër indikacioneve të mundshme dhe të efekteve anësore. Kujtojmë se në lidhje me përdorimin e viagrës, që ka dalë në treg më shumë se një dekadë më parë, ka pasur shumë polemika. Aktualisht, viagra është ilaçi më i përdorur në botë, duke qenë se është ndihmës i rëndësishëm për mosfunksionin erektil tek burrat. Tani na mbetet të presim se si do të rezultojë ky ilaç për femrat dhe çfarë avantazhesh reale do të sjellë në jetën seksuale të grave. Por sa do të kushtojë viagra për gratë? Kjo gjë ende nuk dihet, duke qenë se ajo është ende në proces prodhues. Por sigurisht nuk pritet ndonjë çmim i papërballueshëm, duke iu referuar çmimit të viagrës për burrat.

/gazeta-shqip
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido Coolte21

Shteti Shteti : Zbulohet viagra për gratë, së shpejti vjen Lybrido Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi