AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj

Shko poshtë

PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj Empty PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 10:48 pm

PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj Psy-300x300Të gjithë fansat e grupit më të klikuar së fundmi në Youtube, PSY, kanë mbetur të zhgënjyer ditën e sotme. Ndërsa kishin blerë biletat për të shijuar performancën e artistit korean me famë botërore PSY, në datë 18 Maj në “Matrix Night Club” në Tiranë, sot mësuan se mbërritja e tij në kryeqytet është shtyrë.

Sipas një njoftimi që “Matrix Night Club” ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, axhenda e ngarkuar e këngëtarit ka bërë që hapja e club-it të shtyhet për në datën 24 maj, ndërkaq nuk thuhet asgjë konkrete për datën kur PSY do të jetë Tiranë.

“Të dashur miq,
për shkak të një eventi të rëndësishëm në US, PSY ka shtyrë datat e Europës duke përfshirë këtu dhe datën në Shqiperi.
Si rrjedhojë dhe hapja do të shtyhet për datën 24 Maj!
Shumë shpejt do t’ju njoftojmë për datën e re të PSY në “Matrix Night Club”.
(Eventi i PSY është SHTYRE, jo anuluar)
Ju falemindërit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nuk kanë munguar edhe komentet e fansave të zhgënjyer nga ky lajm. Shumë të rinj, pasi kanë parë posterat e vendosur në rrugët e kryeqytetit, spotin prezantues në youtube, e deri në mediat online, kanë nxituar të blejnë biletën dhe të bëjnë rezervimet.

Disa ditë më parë “Shqiptarja.com” dhe Tv “A1 Report” kontaktuan organizatorët e “Matrix Club” në numrin e rezervimeve të prezantuar në faqen e “Facebook”, të cilët konfirmuan axhendën e Gangnam Style-it në Tiranë, si dhe kontrolluan portalin e tureve të këngëtarit, por aty nuk kishte asgjë konkrete. Kjo bëri që të vihej në pikëpyetja, ardhja apo jo e PSY në Tiranë.

Në portalin e tureve të këngëtarit PSY në www.songkick.com, si event i konfirmuar në pritje ëshë ai i planifikuar më datë 9 qershor të këtij viti në stadiumin e Ëemblit në Londër dhe eventi i cili është realizuar më datë 16 prill në Indianapolis në Ball State University, por për prezencën e tij në Tiranë nuk shkruhet ende asnjë e dhënë!

E ndërkaq, s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim nëse këngëtari i njohur korean do të vijë apo jo në Shqipëri.
♛Melody♛
♛Melody♛

PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj Coolte21

Shteti Shteti : PSY s’vjen në Tiranë më 18 maj Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi