AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joshja që vjen prej historisë

Shko poshtë

Joshja që vjen prej historisë Empty Joshja që vjen prej historisë

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 10, 2013 8:19 pm

Joshja që vjen prej historisë PhotoMussoliniVEIII-320x249Librat historikë prej vitesh po dominojnë tregun e librit në botë. Pavarësisht regjimeve të tyre të ashpra, e të dënueshme, dhjetëra libra janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen për Hitlerin, Stalinin, Musolinin, Leninin, Bonapartin, Titon… “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes” është një prej tyre, i frymëzuar prej arkivave të panjohur të Musolinit

Alda Bardhyli

“Gjykimi më i mirë i historisë janë librat”. Historiani i njohur amerikan, Carter G. Woodson, do ta thoshte këtë fjali më shumë se një dekadë më parë, teksa përpiqej t’i jepte jetë historisë afro-amerikane. Në shekullin XXI historia vijon të jetë frymëzuese për shumë autorë, duke u kthyer në një nga fushat me më shumë botime. Rrëfimet sentimentale që i mbanin gratë me sytë nga libraria për të blerë librin e radhës, që do t’u ndryshonte jetën dashurore, tashmë janë zëvendësuar me rrëfime mbi luftërat, epokat, shtetet, apo personazhe të ndryshme historike. Koha e romancave, e librave mbi seksin, apo revolucionet feministe, nuk e joshin më lexuesin si vite më parë. Historia, kjo fushë disi në hije deri një shekull më parë, është rikthyer në tregun e librit duke e dominuar atë. Luftërat botërore, rënia e Gjermanisë Lindore, vitet e ethshme të komunizmit, në vendet që e jetuan atë si Polonia, Rumania, Rusia, Çekia apo Shqipëria, luftërat e reja të SHBA-së, Iraku, Palestina etj., janë kthyer në tema për të cilat lexuesi do të mësojë vazhdimisht. Kriza ekonomike, përplasjet e reja fetare, kanë sjellë një lloj pasigurie, e cila shoqërohet me kureshtjen për të mësuar më tepër mbi këto çështje. Nëse sheh botimet e fundit të shtëpive të mëdha botuese në botë, pjesën më të madhe e kanë pushtuar botimet historike. Pavarësisht regjimeve të tyre të ashpra, e të dënueshme, dhjetëra libra janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen për Hitlerin, Stalinin, Musolinin, Leninin, Bonapartin, Titon… Nga Londra në Moskë historianë të rinj udhëtojnë për të zbuluar të fshehtat e mbetura në arkiva, për t’i thënë botës të tjera të vërteta. Turqia vijon të mbetet një vend që ruan misterin që vjen prej joshjes nga Lindja… Arkivat janë kthyer këto vite në “vende të shenjta”, prej nga ku gërmohet vazhdimisht për të nxjerrë minerale të çmueshme. Bota duket sikur ka shumë nevojë të dijë të reja për të shkuarën, duke harruar kaosin e së tashmes. Në joshjen e re drejt shkrimit të historisë, nuk kanë mbetur vetëm historianët, por dhe shkrimtarët. Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë objekt i disa shkrimtarëve për librat e tyre. Ai ka ardhur në këta libra jo vetëm si një kalorës, por dhe si një dashnor i zjarrtë… Roberto Ciai hyn tek ata shkrimtarë që e shohin historinë si një produkt për krijimet e tyre letrare. Libri i tij i ardhur në shqip nga shtëpia botuese “Saras” nuk është i vetmi i shkruar këto vite mbi regjimin e Benito Musolinit. Janë të pafund librat e shkruar jo vetëm nga autorët italianë, mbi ideologjinë fashiste, apo mbi njeriun që e krijoi këtë ideologji. Janë botuar libra biografikë për Musolinin, libra mbi marrëdhënien e tij me Hitlerin, pasionin e tij për gratë, janë botuar letrat që e dashura e tij Claretta Petaccie ia shkruante në Veronën e vitit 1944, kur ai ishte në ditët e fundit të pushtetit, por sërish këto nuk kanë mjaftuar për të zbuluar fashizmin. Italianët, por jo vetëm ata, duan të dinë më tepër rreth kësaj periudhe të errët në historinë e tyre. Ata duan të vënë në vend shpirtin e atyre qindra ushtarëve që u përfshinë në këtë luftë… Historia duket se ngre grackën e saj, ku bie çdo kush që guxon t’i afrohet. Në këtë grackë ka rënë edhe Roberto Ciai, i cili zgjodhi letërsinë, zhanrin më të vështirë për të zbërthyer Duçen… Italia e viteve ‘20-‘30 vjen në rrëfimin e tij, përmes jetëve të njerëzve që besuan në thënien “Rroftë Duçja!”, si një moral i madh për besimin. Rrëfimi i Ciait të emocionon prej dhembjes, dhe në fund të leximit ti ndien pse historia vazhdon të jetë grishëse ende sot. Çdo kohë ka heronjtë e saj të padukshëm dhe ky libër është një homazh pikërisht për këta heronj… Personazhet e krijuara prej tij, na duken të gjallë, sikur kanë dalë prej fletëve të dorëshkrimeve të mbetura në arkiva, ku ai i ka gjetur të paprekur nga koha, për të thënë të vërtetën e tyre. Rrëfimi i Ciait, të bën të besosh pse historia vazhdon të mbetet terreni ende i preferuar i studiuesve dhe shkrimtarëve, ndoshta se një pjesë e këtij terreni ende ka mbetur i pazbuluar… “Sa më shumë libra mbi historinë, aq më shumë i afrohemi të vërtetës”, shprehej Carter G. Woodson një dekadë më parë.



♛Melody♛
♛Melody♛

Joshja që vjen prej historisë Coolte21

Shteti Shteti : Joshja që vjen prej historisë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi