AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor

Shko poshtë

E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor  Empty E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:55 am

E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor  18-vite
TIRANE - Unë nuk kam dashur që ti të lindje, por të mbajta se të donte yt atë”! Këto janë fjalët që E.Xh ka dëgjuar nga nëna e saj, në takimin e parë pas 18 vitesh. Vajza u braktis kur ishte vetëm tre muajshe. U rrit dhe edukua nga babai i saj, që siç thotë studentja, i dhuroi dashuri të pafundme.

Si çdo fëmijë edhe ajo jetonte me shpresën se një ditë do të njihej me gruan që i dha jetë. Takimi i parë erdhi pas 18 vitesh. Fill pas kësaj përballjeje, E.Xh ka vendosur ta padisë në gjykatë nënën e saj, duke kërkuar detyrimin ushqimor, si një detyrim ligjor që “zonja”, siç e cilëson ajo, ka ndaj saj për rritje dhe edukim, pasi në tërë këto vite, L.A nuk ka kontribuar qoftë edhe një qindarkë.

Në një intervistë për “GSH” studentja rrëfen sesi e ëma e braktisi kur ishte tre muajshe, takimin me të, para dy muajsh dhe përse vendosi t’i drejtohej gjykatës…

Ju keni bërë një padi ndaj nënës tuaj. Çfarë përmban kjo padi? Perse pas kaq shumë vitesh, një kërkesë për pension ushqimor?
Sepse vetëm tani pas takimit me të e gjykova të arsyeshme t’i kërkoj pension ushqimor, detyrim ligjor i saj kundrejt meje. Është minimumi që ajo zonjë mund të bëjë për mua pas kaq shumë vitesh braktisjeje absolute.
A është kjo padi më shumë një kërkesë morale për nënën tuaj, sesa një kërkesë e mirëfilltë ndaj saj për përmbushjen e detyrimeve ligjore?
Ne fakt, përgjigja ishte brenda pyetjes. Më ka munguar përkujdesja e saj. Nuk ka qenë asnjëherë aty, as në të mirë, as në të keq. Vendosa të procedoj në rrugë ligjore kundër saj më shumë sesa për detyrimet monetare, për t’i treguar që ajo nuk mund të luajë kukafshehti me ndjenjat dhe dinjitetin e fëmijës që ka lindur në shtatorin e 1994.
Jeni braktisur që kur keni qenë tre muajshe. Mund të na rrëfeni si është jeta e një vajze që rritet pa praninë e nënës?
E keni parasysh boshllëkun që krijohet kur keni larg vetes një person që doni? Unë jo. Kam qenë vetëm 3 muajshe kur zonja më ka braktisur mua dhe bushin tim. Është abstrakte të ndjesh mungesën e saj si individ, kur ka qenë absolutisht e panjohur për mua. Jam rritur në një ambient ku më është dhuruar dashuria e gjithë botes. Bushi, gjyshja, gjyshi, xhaxhai dhe halla akoma më puthin ballin për të më parë në kam temperaturë apo jo. Jam rritur mes njerëzish që kanë bërë të pamundurën të mundur për mua!
Në tërë këto vite e keni takuar ndonjëherë nënën tuaj?
Zonja u bë e gjallë, pas 18 vitesh ne fakt. Me saktë para afro 2 muajsh, për herë të parë.
Si e përjetuat takimin me të? Çfarë ju mundon më shumë në tërë këtë histori?
Me ishin përzier shumë ndjenja. Nga njëra anë isha shumë kurioze ta shikoja, ta dëgjoja se ç’kishte për të më thënë. Prisja minimalisht një shpjegim a justifikim të pranueshëm se pse më braktisi dhe nuk u bë e gjallë për 18 vite të gjata. Prisja të më prekte flokët dhe të më thoshte sesa jam rritur. Prisja minimalisht të shikoja të rrokulliseshin nja dy lot pendese në faqet e saj. Prisja që në atë pasdite që e takova, të më dhuronte pakëz ngrohtësi prej nëne, siç vetëm një nënë di ta bëjë. Prisja… “Unë nuk kam dashur që ti të lindje, por të mbajta se të donte yt atë”! Kjo ishte fjalia, e cila më bëri të mendoj që 18 vitet që kam kaluar në mungesë të saj ishin vitet më të bukura të jetës sime. Falenderoj Zotin që më dha forcë mjaftueshëm ta superoja atë moment. Di që njeriu kalon shumë sprova në jetë, por kjo imja ishte më e rëndë se ç’duhej për mua.
Si janë marrëdhëniet tuaja me babain dhe a ka mundur ai që t’ju mbushe boshllëkun e mungesës së nënës?
Ai ka qenë, është e do jetë baba, nënë dhe shoku im më i mirë! Falenderoj Zotin që e kam sa herë zgjohem dhe sa herë bie të fle. Nëqoftëse unë jam këtu ku jam sot, është merita e atij burri aq të jashtëzakonshëm.
Keni një apel për gruan që ju solli në jetë?
Me mirë që e njoha, po edhe më mirë të mos e kisha njohur. Më mirë të mos e kisha njohur, sepse nëse më përpara nuk e njihja, tani e vërteta e hidhur më vret. Ajo e di më së miri se si është; zemërgur, e pashpirt! E nga ana tjetër, e falenderoj me zemër se me bëri të kuptoj edhe një herë kush janë njerëzit më të shtrenjtë për mua. Nëse im atë më përpara kishte vlera për mua, tani ka dyfish!
A keni ndonjë peng në jetë, që mund të ishte realizuar nëse do të kishit pasur pranë nënën tuaj?
Asgjë tjetër veçse do mund të shqiptoja si gjithë fëmijët e tjerë, fjalën nënë!
Çfarë mendoni se e shtyn një femër të braktisë fëmijën e saj?
Unë s’jam askush për të gjykuar, por di të them që asnjë arsye në botë nuk e justifikon braktisjen e një fëmije. Është ç’njerëzore!

03.08.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor  Coolte21

Shteti Shteti : E Ritakon Pas 18 Vitesh, Vajza Padit Nënën: Dua Pension Ushqimor  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi