Anaidi i “BB”: E vërteta e armës në makinë dhe flirti i ri me një VIP!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1
Anaidi i “BB”: E vërteta e armës në makinë dhe flirti i ri me një VIP!
Fituesi i Big Brotherit të fundit flet edhe punën e re në Bashkinë e Tiranës dhe të dashurën e tij të re... | ||||
Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, për herë të parë u komentua për një incident me policinë, më saktë jo ai vetë, po makina e tij “Peugeot”, dhurata që mori si fitues i “BB”. 27-vjeçari tregon për ndodhinë e kushëririt të tij avokat në Tiranë, punën e re në Bashkinë e Tiranës dhe të dashurën e tij të re VIP… Javën e kaluar emri yt u përfol në media pas bllokimit të makinës nga policia, pasi ia kishe lënë në përdorim kushëririt tënd. Ç’mund të thuash për këtë incident? Në fakt, nuk më pëlqen aspak të flas për një çështje që është bërë e madhe kot. Mund të sqaroj se arma ka qenë me leje, por kushëriri im s’e kishte me vete lejen e armës dhe vetëm për këtë është shoqëruar në Polici. Ai punon asistent avokat dhe si arma, ashtu dhe CV-ja e tij, s’kanë pasur asnjë problem ligjor ndonjëherë në jetë të jetëve. Me makinën çfarë ndodhi, t’u kthye sërish? Makinën e mora që të nesërmen, dhe po e shijoj duke udhëtuar kudo me të, për të shijuar këto ditë të nxehta në pishinat e Tiranës dhe në plazhet e Jugut. Dhe ndihem mirë kur flas për pushime e qejf, pasi nuk më pëlqejnë këto lajmet me armë dhe histori luftërash (qesh) Kthehemi te jeta e përditshme, cila është puna jote që bën në Bashki? Unë po punoj specialist në Drejtorinë e Përmirësimit të Politikave të Trojeve dhe Pronave në Bashkëpronësi pranë Bashkisë së Tiranës. Ndihem mirë. Po punët sentimentale si po të shkojnë, po shoqërohesh me ndonjë femër këto kohë? Po njihem me një femër, emrin e së cilës nuk mund ta bëj dot publik, pasi është personazh shumë i njohur. Për momentin s’mund të them asgjë më shumë se kaq, di vetëm që s’është Samanta Karavella. (qesh) Cila është arsyeja që nuk e bën publike emrin e saj, s’ndihesh gati apo është një kompromis mes teje dhe saj? Asgjë nuk është serioze për momentin. Kur të vijë dita, do ta bëj publike. |
Similar topics
» Bombaj: Makinën ma blenë dy policë nën kërcënimin e armës
» E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine
» Anaidi fitues i BB6
» Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë
» A janë të vërteta skenat e seksit në filma?
» E vret dashnori i stjuardesës për një gërvishtje makine
» Anaidi fitues i BB6
» Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë
» A janë të vërteta skenat e seksit në filma?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Big Brother Albania
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi