A janë të vërteta skenat e seksit në filma?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
A janë të vërteta skenat e seksit në filma?
Që prej viteve ’60, kur kinemaja botërore filloi të lejonte skenat erotike në filma, mijëra aktorë janë zhveshur përpara publikut, por a është gjithçka e vërtetë? | ||||
| ||||
Që nga koha kur regjisorët filluan të shtojnë skenat e seksit në filmat e tyre, mijëra të tilla janë xhiruar gjatë gjithë këtyre viteve. Në fillim të viteve ’60, kinematë filluan të kërkojnë nga ligji dhe nga vetë kodi i brendshëm i industrisë së filmave, lejimin e disa momenteve të intimitetit. Në vitet ’70, ekzistonin tetë filma të Bedside-films dhe gjashtë filma të Zodiac-films që përmbanin skena erotike të gjitha të prodhuara në Danimarkë. Sot, këto skena janë bërë kaq të zakonshme sa të paktë janë filmat që nuk përmbajnë flirtime, puthje dhe marrëdhënie dashurie. Megjithatë e vërteta e trishtë e skenave që kaq shumë na kanë emocionuar dhe pëlqyer, është se ato nuk kanë ndodhur në të vërtetë. Nëse keni ëndërruar t’i hyni karrierës në aktrim pikërisht për këtë arsye, ja ku keni një lajm të keq: s’keni për të bërë me të vërtetë seks me ndonjë aktore tepër tërheqëse gjatë xhirimeve. Të paktë janë filmat që kanë përdorur skena të vërteta seksi midis aktorëve të vërtetë dhe këtu flitet për filmat që janë të ligjshëm. Pavarësisht se janë tepër emocionues në filma të tillë si Last Tango in Paris, Shame, 9½ Weeks, aktorët nuk kanë pasur në të vërtetë momente intimiteti midis tyre. Seksi gjatë xhirimit të filmit nuk është një praktikë e përhapur, ndaj numërohen vetëm 50 filma që e kanë aplikuar atë. Kaligula është një prej shembujve më të mirë të tyre. Çfarë ndodh në të vërtetë? Epo le të themi se regjisorët kanë gjetur disa zgjidhje për këtë. Së pari, është manipulimi i shikuesve nëpërmjet këndeve të paqarta të kamerës. Së dyti, ndodh që aktorët të zhvishen pjesërisht deri në atë pikë sa të duken vërtet lakuriq. Së treti, (kjo mund t’ju ketë acaruar seriozisht) aktorët filmohen vetëm në mimikë gjatë seksit të tyre imagjinar. Së katërti, (kjo mund t’ju pëlqejë) punësohen dublantë, të cilët i kryejnë vërtet skenat e seksit, por për fat të keq nuk janë aktorët tuaj të preferuar. Për këtë arsye një vend i ri pune është hapur për ata që kanë më pak pretendime. Dubluesit e trupave quhen ndryshe personat që luajnë ‘fshehurazi’ publikut rolet që aktorët e vërtetë nuk preferojnë t’i luajnë, për shkak të rrezikut, mungesës së aftësisë dhe mospranimit. Kështu, për ata që kjo çështje i ka bërë të mendojnë dy herë në lidhje me dëshirën për t’u bërë pjesë e industrisë së filmave, ky është një lajm i mirë: nuk do t’ju duhet të bëni seks. Nuk janë të rralla rastet kur industria u ka ardhur në ndihmë krijuesve të filmave, duke i sajuar atyre pjesë të fabrikuara të trupit, të cilat ngjajnë si të vërteta dhe që mund t’i veshin pa mbetur vërtet lakuriq. Përse nuk ndodh seksi? Ndër arsyet e shumta që lidhen me ndrojtjen e aktorëve kundrejt skenave të seksit janë frika se mos kjo do të shkatërrojë karrierën e tyre si aktorë, dëshira për ta bërë filmin të shikueshëm nga shumë grupmosha dhe fundja justifikimi se për seks të vërtetë mund të shërbejë pornografia. Po nëse…? Doni të thoni po nëse aktorit i ndodh një ereksion gjatë xhirimit të skenave me seks të pavërtetë? Në radhë të parë duhet ta dini se nuk është aq e thjeshtë që kjo të ndodhë. Kur kryen veprimet që një njeri tjetër t’i dikton, në mënyrën sesi ai dëshiron, pas shtatë orë pune të vazhdueshme ose të ndërprerë dhe me një grup prej më shumë se 10 njerëzish, të cilët merren me prapaskenën, ereksioni është gjëja e fundit që mund t’i shkojë ndër mend një aktori. Sa vetë e shohin skenën? Në industrinë e filmave ekziston termi “xhirim i mbyllur”, që nënkupton se vetëm disa persona lejohen të marrin pjesë në skena të nxehta. Këtu përfshihen regjisori, asistenti, kameramanët dhe aktorët. Po në Shqipëri? Të parën puthje në kinematografinë shqiptare e ka realizuar Tinka Kurti në filmin Tana, me regji të Kristaq Dhamos, prodhim i vitit 1958. Për të realizuar këtë puthje, Tinka Kurti ka sqaruar se kanë realizuar më shumë se dhjetë dublime. Pastaj, sipas saj, Naimi ishte aq i mirë dhe kishte qejf ta puthte. Duke sqaruar heqjen e kësaj puthjeje në film, Tinka Kurti thotë se i ka ardhur vërtet keq dhe se regjisori Kristaq Dhamo ishte tronditur po aq shumë nga censurimi. |
Similar topics
» Farmakon, skenat e seksit ne ekranet shqiptare
» Hollywoodi eliminon skenat e seksit, nuk shesin më
» Kush është aktorja më e preferuar për të luajtur filma me pullë të kuqe?
» Te qeshim sebashku...
» Mos vallë 3 anijet kozmike që po i afrohen Tokës janë të vërteta?
» Hollywoodi eliminon skenat e seksit, nuk shesin më
» Kush është aktorja më e preferuar për të luajtur filma me pullë të kuqe?
» Te qeshim sebashku...
» Mos vallë 3 anijet kozmike që po i afrohen Tokës janë të vërteta?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi