Bombaj: Makinën ma blenë dy policë nën kërcënimin e armës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Nikoleta Kovaçi
-Artisti Leonard Bombaj lëshon bombën mbi drejtësinë. “Bankier piratë makinash paguajnë drejtësinë me paratë e gjobëvënieve”, kështu e ka përshkruar situatën në të cilën gjendet pas vendimit të gjykatës që e urdhëron t’i kthejë makinën Dioniz Jazajt. Nëpërmjet një letre të hapur publike, Bombaj shprehet se automjeti me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda i është kthyer atij. Zanafilla e sherrit ka të bëjë pikërisht me një gjobëvënie, akt për të cilin prokuroria dhe gjykata e kanë thënë fjalën e tyre në favor të Bombajt. Por, dy ditë më parë, gjykata e Tiranës urdhëron përmbarimin të ekzekutojë vendimin për kthimin e makinës Benz tek personi që, sipas gjykatës, rezulton që e ka blerë. Ndërkaq, përmbarimi kërkon mbështetjen e Policisë së Shtetit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Në grupin që i vuri gjobë Bombajt në përbërje ka qënë edhe një punonjës policie, ndërsa në krye të grupit ishte djali që mban emrin e artit “Stresi”. Grupi u dënua nga Krimet e Rënda për gjobëvënie ndaj Bombajt, por historia rikthehet me një gjyq për automjetin e bombat. Pas një kërkesë-padie të bërë nga shoku i “Stresit”, Dionis Jazaj, i cili ka pretenduar në gjykatë se është miku i Bombajt, (ky i fundit ia ka marrë makinën në mirëbesim dhe nuk ia ka kthyer më), Gjykata e Tiranës ka hapur edhe njëherë sherrin mes palëve. Leonard Bombaj sqaron në letrën e tij publike edhe shkaqet e këtij sulmi.
Bombaj: Iu jam borxhli hajdutëve
“Në Gjyqin Civil, Dionis Jazaj, mik i fajtorëve, ka fituar një gjyq pa prezencën time, me mua në mungesë! Në çastin që unë isha nisur për turne me 30 artistë, në derën e shtëpisë më vjen Përmbarimi dhe policia. Në Gjykatë, miku i fajtorëve deklaron: "Leonard Bombaj është miku im prej kohësh. Më shiti makinën dhe pastaj ma mori prapë. "Në Gjykatën e Krimeve të Renda ky “mik” që se kam njohur kurrë deklaron: "Makinën ma shiti Leonardi, lekët ua dhashë fajtorëve, pastaj makinën ma morën prapë fajtorët!" Bombaj tregon publikisht se e ka shitur makinën në kohën kur kishte nisur përplasjen me grupin që kishte vendosur gjobë në emër “të nderit”. Sipas regjisorit, mësohet se në të vërtetë ai e ka shitur makinën se dy prej gjobëvënësve ishin punonjës policie, të pajisur madje edhe me kartat e policisë dhe në atë moment Bombaj nuk ka patur rrugë tjetër që të vepronte, pasi gjithçka kishte ndodhur nën kërcënimin e armëve. Regjisori në letrën e tij saktëson se është prapë policia që më kërkon me insistim që të dorëzoj makinën time, që ma morën njëherë gjobëvënësit. Bombaj paralajmëron se ky grup është “bankier pirat pa licencë”, që grabit njerëz që kanë halle me anë mjeteve e në rastin konkret, makinat.
Akuza
Bpmbaj akuzon gjykatën për vendim të padrejtë. Ja si e përshkruan situatën: “Me lekët e fituara, investojnë në segmente të drejtësisë për të fituar gjyqe si psh, në rastin konkret, çështja ime, dhe në strukturat e policisë për t’i ekzekutuar këto vendime. Ruajuni! Se ka shumë të tillë. Ky zotëri që sot unë i paskam vjedhur makinën time, në sy të grabitësve fliste me mua për data dhe kamata i mbështetur nga Gazmend Canaj (i njohur si Gazi i Dijes). Por, falë Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda gjithçka u parandalua, fajtorët u dënuan dhe makina u rikthye tek unë”.
Gjykata civile kundër Krimeve të Rënda
Dionis Jazaj ka paditur në Gjykatë Bombajn për rikthimin e makinës pasi ai pretendon që është e tij. Gjyqi mes tyre është zhvilluar në muajin prill, ndërsa në vendimin e gjykatës thuhet se pala e paditur ka qenë e përfaqësuar nga avokat mbrojtës. Mirëpo vetë Bombaj në letrën e tij thekson se ai nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë dhe se vendimi i gjykatës është i padrejtë. Po në fundin e muajit prill, Bombaj ka bërë një tjetër padi në lidhje me vendimin e gjykatës që i jep të drejtë Jazajt mbi përvetësimin e mallit të “vjedhur” nga regjisori. Ndërsa mësohet se Bombaj ka rezultuar i shpallur në kërkim, ndonëse Përmbarimi dhe policia kanë kërkuar të ekzekutojnë vendimin e Gjykatës për marrjen e makinës së tij dhe për të ia kthyer mikut të “Stresit”. Leonard Bombaj saktëson se gjithçka që po bëhet kundër tij vjen në momentin kur ai po kalon një periudhë të mirë artistike me turne në mbi 12 qytete si dhe në realizimin e disa spektakleve me fëmijë të moshave të ndryshme. Në dokumentimin e ngjarjes së gjobëvënies që ka hetuar prokuroria për Krime të Rënda, aso kohe vajza protagoniste, ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh. Në dëshminë e katër të pandehurve të tjerë, vihet re i njëjti qëndrim. Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk i kanë vënë gjobë regjisorit Bombaj. Mirëpo ky i fundit pretendon se nën presionin e vazhdueshëm të armës, por dhe presionit psikologjik, autorët i kanë marrë fillimisht 5 mijë euro, si dhe automjetin e tij. Më pas makina i është rikthyer si rezultat i negocimit me babanë e të pandehurit Arkimed Lushaj, ndërsa ky i fundit në bashkëpunim dhe me të pandehurit e tjerë kanë vijuar duke i kërkuar në formën e gjobës shumën prej 25 mijë eurosh./shekulli

Similar topics
» Ndalohen dy policë, ngacmonin femra në rrugë
» Anaidi i “BB”: E vërteta e armës në makinë dhe flirti i ri me një VIP!
» Shtypi me makinë 2 policë, prokuroria: Nuk ishte “vrasje” por “aksident”
» I vjedhin makinën, Merdani: E bleva me lekët e burgut. Kthemani, ju fal!
» I dogji makinën ish-të dashurit për Shën Valentin, vajza: Tani do të djeg edhe ty
» Anaidi i “BB”: E vërteta e armës në makinë dhe flirti i ri me një VIP!
» Shtypi me makinë 2 policë, prokuroria: Nuk ishte “vrasje” por “aksident”
» I vjedhin makinën, Merdani: E bleva me lekët e burgut. Kthemani, ju fal!
» I dogji makinën ish-të dashurit për Shën Valentin, vajza: Tani do të djeg edhe ty
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi