AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë

Shko poshtë

Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë Empty Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 12, 2013 10:45 pm

 
Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë 84438































IZRAEL -  Instituti izraelit i të drejtave të njeriut ka akuzuar ushtrinë pasi në mënyrë të paligjshme ka arrestuar një djalë 5-vjeçar palestinez i cili hodhi vetëm një gur. Pamjet e një video treguan qartë vogëlushin, i rrethuar nga ushtarët në një rrugë në qytetin e Hebronit. 

Ai qante me dënesë dhe u morë për dore nga një ushtar për ta hipur në një xhip ushtarak. Më pas ai është dërguar në rajonin e policisë i shoqëruar edhe nga i ati të cilit i kishin mbyllur sytë me një fasho, ku janë mbajtur në pyetje për gjysëm ore dhe më pas liruar.

Në një intervistë televizive të mëvonshme, djali i vogël pranoi se kishte hedhur një gur, duke thënë se ai kishte për qëllim të qëllonte një qen, por goditi një makinë në vend të tij. Në një deklaratë, ushtria tha se gjesti i Wadi-t kishte rrezikuar kalimtarët.

"Ushtarët ndërhynë në vendngjarje dhe shoqëruan të miturin me prindërit e tij në rajonin e policisë. Fëmijës nuk ju paraqitën akuza dhe është liruar," thuhet në këtë deklaratë.

Instituti i të Drejtave të Njeriut tha se trajtimi i vogëlushit nga ana e ushtarakëve ishte i paligjshëm, pasi mosha e përgjegjësisë penale në Izrael dhe juridiksioni i saj në Bregun Perëndimor është 12 vjeç.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/ushtria-izraelite-arreston-nje-5-vjecar-qelloi-me-gur-nje-makine---166793.html#sthash.er8NS11L.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë Coolte21

Shteti Shteti : Ushtria izraelite arreston një 5-vjeçar qëlloi me gur një makinë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi