Harta e zonave që kultivojnë lëndë narkotike, kryeson Lazarati
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Harta e zonave që kultivojnë lëndë narkotike, kryeson Lazarati
TIRANE- Harta e zonave që kultivojnë lëndë narkotike është e shtrirë nga jugu në veri. Gjirokastra, në veçanti Lazarati, mban vendin e parë në hartën e Shqipërisë për kultivimin masiv te kanabisit por dhe rezistencë ndaj ligjit e strukturave të policisë. Krahas Gjirokastrës, Berati, Skrapari, Përmeti, Vlora, Tirana, Burreli e Shkodra janë zonat e identifikuar nga policia për prodhimin e hashashit.
Shumë hashash, kultivuar në Shqipëri, shumë heroinë e kokainë. Mjaft të arrestuar, por që rastet vazhdojnë akoma të shtohen çdo ditë e më tepër.
Ditën e djeshme një 52-vjecare është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike. Policia pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Xhevrije Shabanaj nga fshati Ngjeqar ka sekuestruar 200 rrënjë kanabis sattiva. 52-vjeçarja është arrestuar menjëherë, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryeplaku i fshtatit Ngjeqar, për moskallëzim të krimit.
Shqipëria vazhdon të përfshihet në hartën e zezë të trafikut të lëndëve narkotike, si prodhues dhe si vend transit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Gjirokastra, në veçanti Lazarati, mban vendin e parë në hartën e Shqipërisë për kultivimin masiv të kanabisit por dhe rezistencë ndaj ligjit e strukturave të policisë. Por, harta e zonave që kultivojnë lendë narkotike është e shtrirë nga jugu në veri. Krahas Gjirokastrës, Berati, Skrapari, Përmeti, Vlora, Tirana, Burreli e Shkodra, janë zonat e identifikuar nga policia për prodhimin e hashashit.
Zonat më shumë problematike vazhdojnë të mbeten zonat si Shkodra, Kruja, Fushë-Kruja, Vlora dhe Saranda, që kanë një terren të përshtatshëm për kultivim. Vatrat kryesore të kultivimit të bimës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë shpërndahen në qytete të ndryshme për konsum të brendshëm, por shumica eksportohet nga trafikantët në të gjitha anët e kufirit, veçanërisht drejt Greqisë e Italisë.
Në raportin për trafikun ndërkombëtar të drogës për vitin 2012, vendi ynë vazhdon të renditet si vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë. Në raportin e fundit, të publikuar para tre muajsh DASH vlerëson, se autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm luftën kundër drogës, duke arrestuar shumë persona dhe sekuestruar sasi të mëdha droge në krahasim me vitin e kaluar, “si rezultat i trajnimit të mirë të trajnimeve dhe teknikave policore”.
Por, sipas raportit, Shqipëria është gjithashtu edhe një vendburim për kanabisin, i cili trafikohet në vendet e BE-së. “Ka pasur rritje drastike në konfiskimin e marijuanës, 175 për qind rritje në krahasim me vitin 2011, çka nënkupton dhe një rritje të prodhimit në vend të kanabisit, pas një trendi në rënie të 2 viteve më përpara”, thuhet në raportin për vitin 2012.
“Provat tregojnë, se rrjetet e trafikut mund të kenë përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore”, nënvizohet në raport. Ndërkohë, Departamenti i Shtetit thekson, se me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme të forta, apo atyre sintetike.
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 31.07.2013
- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/harta-e-zonave-qe-kultivojne-lende-narkotike-kryeson-lazarati-169850.html#sthash.ot1a9yuy.dpuf
Similar topics
» Italianët e antidrogës: Lazarati prodhon 900 ton
» Gjirokastër, operacion nga ajri për monitorimin e zonave me kanabis
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» 113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku
» Harta e popujve me raciste. Mund te suprizoheni!
» Gjirokastër, operacion nga ajri për monitorimin e zonave me kanabis
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» 113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku
» Harta e popujve me raciste. Mund te suprizoheni!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi