AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku

Shko poshtë

113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku Empty 113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 6:18 am

Sezoni 2012-2013 shënoi një rekord golash për lojtarët shqiptarë që luajnë nëpër kampionatet e ndryshe nëpër botë. Nga portieri Etrit Berisha në Suedi, te Ervin Bulku në Iran, legjionarët kanë shënuar 133 gola në total.113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku Sadiku

Një shifër kjo për t’u respektuar, për më tepër që gjeografia e tyre shtrihet sa në Evropë, Shtetet e Bashkuara, por dhe në Iran dhe Australi
Sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku,realizoi 18 gola për Luganon në Challenge League (liga e dytë zvicerane), duke qenë ai legjionari që ka realizuar më shumë në sezonin që u mbyll.
Pas tij vijnë, Edmond Kapllani me 11 gola për FSV Frankfurtin në Bundesligën e Dytë në Gjermani dhe Xhevahir Sukaj, po 11 gola për Sepahanin në Iran.
Në Itali golat janë të paktë këtë sezon nga futbollistët shqiptarë, vetëm tre. Sulmuesi Erion Bogdani shënoi dy herë për Sienën duke e çuar në 41 gjithsej numrin e golave të tij ne Serinë A, ndërsa një gol shënoi për Torinon edhe mesfushori i kombëtares, Migjen Basha. Nuk duhet të harrojmë faktin se, Lorik Cana fitoi Kupën e Italisë me Lazion.
Në Bundesligën 1 gjermane shënoi një gol vetëm Ilir Azemi me Gruther Furth, ndërkohë që në Bundesligën 2 legjionarët shqiptarë shënuan disa gola.
Edmond Kapllani realizoi 11 gola për FSVFrankfurtin, ndërkohë që po për këtë skuadër, Odise Roshi shënoi dy gola. Kosovari me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, realizoi 13 gola për Kaisersaluternin.Fantazisti i kombëtares sonë, Alban Meha, shënoi gjashtë gola për Padebornin.
Në kampionatin grek, PAS Janina e treshqiptarëve, Andi Lila, Emiljano Vila dhe Simon Rrumbullaku, bëri një nga sezonet e saj më të mira, pasi siguroi një biletë në Ligën e Evropës. Shkëlqeu Andi Lila që shënoi dy herë në kampionat dhe një herë në Kupë për Pas Janinën.
Edhe lojtari më i ri i kombëtares, Ergys Kaçe, shënoi një gol në Superligën greke për PAOK-un, një gol i rrallë nga distanca. PAOK-u siguroi një vend në Ligën e Kampioneve.
Në Superligën zvicerane shënoi HaxhiNeziraj një here për Lucernën, ndërsa nga tri here shënuan shqiptarët e Grasshopperit, Mërgim Brahimi e Amir Abrashi, ky i fundit i porsa thirrur në kombëtare.
Kristian Nushi shënoi katër gola për Cyrih. Në Kategorinë e Dytë zvicerane,Challenge League, sulmuesi i kombëtares, Armando Sadiku, realizoi 18 gola për Luganon, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në atë kompeticion.
Sadiku është dhe legjionari që ka shënuar më shumë këtë sezon. Vlera e kartonit i tij është dyfishuar, nga 400 mijë euro në 800 mijë euro.
Në kampionatin suedez shënuan tre lojtarë të kombëtares shqiptare: portieri Etrit Berisha realizoi një gol me penallti për Kalmar), mbrojtësi Ilir Berisha (tre gola për Orebro) dhe Valdet Rama dy gola për Orebro, përpara se të transferohej në Spanjë të Valadolidi.
Në kampionatin rumun, Azdren Llullaku shënoi 5 gola për Gaz Metan, çka i ofruan atij dhe një vend në ekipin kombëtar,por dhe tërheqjen e vëmendjes nga disa klube në Itali. Sezoni i ri mund ta shohë në kampionatin italian.
Zbulimi më sensacional i këtij sezonin futbollistik ishte Armando Vajushi. Sulmuesi shkodran i kombëtares e gjeti plot9 herë rrugën e rrjetës ne kampionatin bullgar me Litex Lovech, duke fituar besimin e trajnerit Stoickov dhe tifozëve të kësaj skuadre.
Në Azerbajxhanin e largët, dy lojtarët e Qarabak dhe të kombëtares shqiptare shkruan emrin e tyre në listën e golashënuesve: Admir Teli dhe Ansi Agolli shënuan tre gola gjithsej.
Edhe pse Besart Berisha dhe skuadra e tij,Brisbane Roar, nuk e patën të njëjtën shkëlqim si vitin e mëparshëm, kur u shpallën kampionë të Australisë me sulmuesin kosovar që fitoi “Këpucën e Artë”,sërish ish-lojtari i kombëtares arriti të shënojë 14 gola.
Berisha ishte realizuesi i katërt më i mirë, dhe sa për kuriozitet shënoi po aq gola sa dhe ish-legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, me fanellën e Sidney. Gjithsesi, Besarti ishte realizuesi më i mirë i skuadrës së tij.
Në kampionatin iranian luajnë dy futbollistë shqiptarë: sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj, i cili shënoi plot 11gola, ndërsa mesfushori i kombëtares, Ervin Bulku, edhe ky lojtar i Sepahanit,realizoi një gol.
Të dy fituan këtë sezon Kupën e Iranit. Nuk duhet të harrojmë tre edhe golat e shënuar nga Sukaj në Ligën e Kampioneve të Azisë. Sukaj ishte shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij.
Lojtari më i ri i Kombëtares U-21, Herolind Shala, shënoi tre gola në Norvegji për Odd Grenland, ndërsa në Kanada, Ardit Xhameni shënoi tri herë për Brampton City.
Hamdi Salihi shënoi 6 herë për Uashington DC përpara se të kalonte drejt kampionatit kinez, ku edhe me Jiangsu Sainty arriti të shënojë edhe 6 herë të tjera.
Lojtari i Shpresave të Shqipërisë,Gjelbërim Taipi, shënoi 4 gola për Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas, kurse në kampionatin e San Marinos fieraku Altin Lisi i Tre Fiori shënoi dy herë, duke e çuar ne 133 numrin e golave të shënuar gjithsej nga futbollistët shqiptarë në kampionatet e huaja.
/Shekulli Online/GG/E.D/

♛Melody♛
♛Melody♛

113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku Coolte21

Shteti Shteti : 113 gola kuqezi këtë sezon nëpër botë, kryeson Sadiku Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi