AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit

Shko poshtë

 Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit Empty Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 27, 2013 10:13 pm


 Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit Karburant


[ltr]Ornela Manjani[/ltr]

-Koncesionit për markimin e naftës i del ngjyra pa nisur punë. Kompania koncesionare, e cila e mori licencën në shkelje të ligjit, vihet sërish në qendër të debateve për favoret e paligjshme. “Global Fluids International” ka mashtruar me fatura doganën shqiptare, por është toleruar nga autoritetet. Ndërkaq, një padi ndaj koncesionarit është bërë në Gjykatën Kushtetuese 
Koncesioni 
Koncesioni i miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe që ka hyrë tashmë në fuqi, nuk është miratuar në Kuvend. Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin për koncesionin e kundërshtuar, jo vetëm nga opozita, por edhe nga grupet e interesit. Vendimi për caktimin e një takse shtesë mbi karburantin është cilësuar si shkelje e rëndë e ligjit nga qeveria, pasi është një ndryshim në taksa pa marrë miratimi e Kuvendit. Pritet të rritet çmimi i karburanteve për qytetarët për shkak të tarifës që do të marrë monopolisti. Procesi i shënjimit të naftës ka lidhje me injektimin e një sasie shënjuesi në karburant në nivel molekular. Sasia e injektuar është minimale dhe mund të identifikojë saktë ndryshimet e karburantit në një saktësi dhe besueshmëri shumë të lartë. Shënuesi zakonisht është unik, përcakton ngjyrën e naftës për të dalluar cilësinë e tij, injektohet në çdo lloj karburanti, nuk e ndryshon karburantin apo vetitë e tij, është i paimitueshëm, është i padukshëm dhe nuk mund të fshihet ose të ndryshohet, është i qëndrueshëm në të gjitha kushtet klimaterike dhe ka një jetë shumë të gjatë. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve e cilëson të padrejtë këtë monopol, si dhe të panevojshëm shërbimin shtesë të markimit të karburanteve, që rrezikon rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se kompania që ka fituar koncesionin, krijon dhe mban një koncesion që mbetet absolutisht monopol në këtë sektor dhe se tarifa e caktuar për këtë shërbim nga 200 lekë/1000 litra që ishte paraqitur nga ofertuesit është finalizuar në shumën 614 lekë/1000 litra karburant, ose e konvertuar në ton, do të thotë 6,5 euro/ton karburant. Kjo tarifë është shumë më e lartë se sa vetë fitimi i kompanive, matur për njësi. Lënda ngjyruese me faturë false Një dokument doganor i datës 27 maj 2013, fatura e deklaruar nga kompania në doganën shqiptare për importin e lëndës ngjyruese për një ngarkesë të nisur nga Holanda, rezulton i pavërtetë. Janë rreth 3465 litra ngjyrues, që kompania i ka deklaruar në doganën shqiptare me vlerën 2 milionë e 938 mijë euro, ndërkohë që deklarata e lëshuar nga autoritetet holandeze për mallin fikson shifrën 18 mijë e 600 euro. Ndryshimi në vlerë është 157 herë, por ky fakt është konstatuar me vonesë nga pala shqiptare. Në këto kushte, pas zhdoganimit në datën 11 korrik, kompania e ka rieksportuar sërish ngarkesën për në Holandë përmes doganën së Qafë-Thanës, ku vlera e deklaruar e ngarkesës është bërë në vlerën 24 mijë dollarë. Përmes një e-maili 'Global Fluids', që është transportuesi i ngarkesës, shpjegon se është një gabim. Sipas kompanisë transportuesi ka dorëzuar gabimisht faturën e transportit me vlerë 18640 euro. 'Global Fluids' pohon se shumë shpejt ngarkesa do të rikthehet në Shqipëri me dokumente të reja. Versioni i kompanisë që ka marrë me koncesion për 10 vjet markimin e naftës në Shqipëri nxjerr në pah një tjetër problem të autoriteteve doganore shqiptare. Sipas Kodit Doganor në raste të mospërputhjes së vlerave bllokohet ngarkesa dhe nuk mund të kryejnë më asnjë procedurë tjetër derisa të përfundojë hetimi, pra, qe malli te largohet apo te hyje ne treg, ndërkohë që ndodhi krejt e kundërta: kompania u lejua t'i rieskportonte ato. Tashmë pritet të verifikohet nëse ndryshimi në vlerën e faturës është gabim, apo kompani ka rritur fiktivisht shpenzimet për të justifikuar tarifën e markimit të naftës. 
Mashtrim me sasinë e karburantit, nisin gjobat 
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka gjobitur me nga 750 mijë lekë të reja pesë pika karburanti në kryeqytet dhe ka pezulluar aktivitetin e njërës prej tyre, për shkak të abuzimit me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve, duke manovruar me makinerinë e pompës. "Deri tani kemi shkuar deri në 30 subjekte. Pesë pika kanë rezultuar me probleme, njërën prej të cilave e kemi mbyllur, të tjerat rinisën punën në bazë të rregullave", thotë Sami Gjeka, drejtor i DPM-së në Tiranë. Inspektorët e Metrologjisë thonë se më problematike janë pikat e karburantit të vendosura në zonat rurale. Vetëm gjatë vitit 2012, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka vendosur mbi 70 gjoba për shkak të shkeljes së parametrave në dhënien e karburantit. 
♛Melody♛
♛Melody♛

 Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit Coolte21

Shteti Shteti :  Qeveria ngre taksën e naftës pa miratimin e Kuvendit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi