AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Qeveria E Re Është Premtuese”

Shko poshtë

   “Qeveria E Re Është Premtuese”  Empty “Qeveria E Re Është Premtuese”

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Aug 04, 2013 3:59 am

   “Qeveria E Re Është Premtuese”  Martin-de-Labeij
“Qeveria e re është premtuese” - Emrat e kabinetit të ri qeveritar që u bënë zyrtare nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama janë ndjekur me interes nga faktori ndërkombëtar në Tiranë.

Komenti i parë për përbërjen e qeverisë së re vjen nga ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin de Labeij.

“Jam i surprizuar për mirë të shikoj një numër të madh grash në qeveri të emëruara si ministre. Mendoj se shumë prej tyre sjellin një eksperiencë të mirë nga fushat përkatëse të ekspertizës së kultivuar në të shkuarën. Në këndvështrimin tim është një kabinet premtues”, deklaron De Labeij.

Amdasadori holandez është optimist se ky kabinet qeveritar do të mund ta përmbyllë me sukses procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

“Ata i njohin fushat e tyre shumë mirë. Qeveria ka vendosur integrimin si prioritet në axhendën e saj. Ata pritet të punojnë shumë. Nuk e kemi parë ende programin qeverisës të 300 ditëve të para. Siç e dini, mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-së zhvillohet në dhjetor dhe qeverisë së re do t’i duhet shumë punë. Ne shpresojmë se ata do t’ja dalin me punën e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, thotë De Labeij.

Një ditë më parë ishte ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë që përshëndeti qeverinë e re dhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar ngushtë me të.

03.08.2013

Burimi: Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

   “Qeveria E Re Është Premtuese”  Coolte21

Shteti Shteti :    “Qeveria E Re Është Premtuese”  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi