Pronat, 300 mln lekë ndahen në shtator
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Pronat, 300 mln lekë ndahen në shtator
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images11/agim toro.jpg][/url]
Ornela Manjani
-Dosjet e pronarëve që kanë mungesë dokumentacioni dhe nuk e plotësojnë atë brenda 15 ditëve rrezikojnë paratë e kompensimit. Bëhet fjalë për dosje të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitet 2006-2012. Ndërkohë personat që kanë aplikuar në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe nuk vërtetojnë kryerjen e pagesës për tarifat e shërbimit, rrezikojnë skualifikim, ndërsa personat që kanë paguar këtë shumë duhet ta provojnë me dokument. Një prej dokumenteve që duhet jetë detyrimisht në dosje, që në një pjesë të tyre mungon, është deklarata për pranimin e kritereve për kompensim si dhe titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës. Një tjetër dokument që duhet të jetë detyrimisht pjesë e dosjes për të përfituar nga skema, është edhe planvendosja, si edhe plani i rilevimit të pronës së njohur për kompensim në fragmentin e hartës treguese të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pronarët, të cilët do të përfitojnë kompensim për subjektet e shpronësuara, janë vetëm ato që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave është i formës përfundimtare. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agim Toro, tha se krit- eret për të përfituar nga fondi prej 300 milion lekësh janë të qarta dhe nuk lënë hapësira për keqkuptime. Ndërkohë të gjithë pronarët që kanë aplikuar për përfitim nga fondi i vitit 2012 dhe nuk kanë fituar, mund të riaplikojnë vetëm me anë të një kërkese, pasi dosja quhet e vlefshme. Afati minimal kur do të nisë shpërndarja e fondit prej 300 milionë lekësh, që do të përdoret për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, parashikohet të jetë muaji shtator i këtij viti. E rëndësishme është të theksohet që ky fond nuk mund të digjet dhe nuk mund të përdoret, përveçse për kompensim.
Përfituesit
Për pronarët të cilëve iu është njohur prona për kompensim, së pari, kërkohet që vendimi i njohjes së pronës dhe i së drejtës së saj për kompensim të jetë përfundimtar, pra të mos jetë në proces trajtimi administrativ apo gjyqësor dhe të jetë i ekzekutueshëm. Së dyti, kërkohet që vendimi me të cilin aplikohet të mos jetë trajtuar më parë me kompensim si në të holla, ashtu edhe fizik. Masa e kompensimit të pronës do të jetë gjithashtu sipas skemës të aplikuar në vitin 2012, pra në varësi të sipërfaqes së pronës së njohur për kompensim. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse përmbushen kriteret e mësipërme. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi, do të merren numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Për të përfituar kompensimin subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së një dosje me dokumente. Kështu, së pari, duhet bërë një kërkesë për kompensim në të holla, sipas formularit të caktuar me vendim qeverie, së dyti, duhet deklarata për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit të caktuar, së treti, si pjesë e dokumentacionit kërkohet edhe titulli për njohjen dhe kompensimin e pronës, që, sipas rastit, mund të jetë vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore.

Similar topics
» Motivet për të cilat gratë ndahen nga burrat e tyre
» E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë
» Tiranë, sulmohet me spray në fytyrë, i marrin 1.5 mln lekë
» Shkodër- Dy miliard Lekë familjeve të përmbytura, një muaj para zgjedhjeve
» Dritan Dajti në Gjykatë: Me leje! Po largohem se s’kam lekë për avokat
» E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë
» Tiranë, sulmohet me spray në fytyrë, i marrin 1.5 mln lekë
» Shkodër- Dy miliard Lekë familjeve të përmbytura, një muaj para zgjedhjeve
» Dritan Dajti në Gjykatë: Me leje! Po largohem se s’kam lekë për avokat
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi