AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë

Shko poshtë

E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë Empty E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 11:44 pm

E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë Elbasan-alma-deda-188x300Intervista ne “Panorama”/ Një vit pas aksidentit tragjik të Himarës, ku humbën jetën 13 persona, 11 prej të cilëve studente në Elbasan, shoferi dhe i fejuari i njërës nga studentet, vajzat e mbijetuara përjetojnë ende traumën e tragjedisë. Pasojat fizike e psikologjike vijon t’i sorollatin dyerve të spitaleve. Sot bëhet një vit nga tragjedia, por asnjë nga 26 të mbijetuarat nuk ka forcë të përballet për së dyti me vendin e ngjarjes dhe së paku të hedhin një tufë lule në vendin ku humbën jetën shoqet e tyre. Alma Deda, është njëra nga të mbijetuarat e aksidentit, vijon ta kujtojë çdo ditë ngjarjen dhe thirrjet e shoferit të autobusit “mbahuni fort”.
Alma, nesër (sot) bëhet një vit nga tragjedia e Himarës. Si ndihesh?
Edhe pse ka kaluar një vit, sërish jam në gjendje të dobët psikologjike. Kam përfytyrimet e autobusit, ulërimat e shoferit, i cili thoshte: “Mbahuni se më duket se do të vdesim të gjithë. O Zot, çfarë bëra unë”.
Ndoshta ka një organizim që të shkoni për të hedhur një buqetë me lule në vend, në përkujtim të shoqeve tuaja që humbën jetën?
Jo, nuk ka një organizim të tillë. Jo se nuk duam të shkojmë, por nuk mundemi… nuk e përballojmë dot. Na ka lënë me pasoja ai aksident dhe nuk e përballojmë dot fizikisht as rrugën. Por më e vështira mbetet trauma psikologjike që mund të na shkaktojë nëse do të jemi edhe një herë buzë asaj humnere. Asnjëri nga ne nuk është i aftë psikologjikisht me përballjen për së dyti të vendit të ngjarjes.
Pra ju nuk e keni përshkuar asnjëherë më atë rrugë?
Jo vetëm unë, por me sa jam në dijeni, asnjë nga të mbijetuarit nuk ka kaluar më aty. Askush nuk do të shkojë më të kalojë aty për asnjë lloj arsye. Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme për ne. Unë ende nuk mund të fle vetëm, madje as të rri vetëm, pasi në këto momente mendoj vetëm për vdekjen.
Si vazhdon jeta jote pas një viti? E keni vijuar shkollën?
Vazhdoj masterin në Universitetin e Elbasanit. Madje falënderoj pedagogët që më kanë qëndruar pranë dhe më kanë dhënë forcë të mendoj se jeta ime vazhdon. I jam mirënjohëse të fejuarit tim, Aurelit, dhe familjes së tij që më kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe nuk më braktisën në ditët më të këqija të jetës sime. Pa Aurelin unë nuk e di se si mund të bëja. Ai ka investuar për terapinë time dhe gjithnjë më qëndron pranë.
Çfarë dëmtimesh fizike keni nga aksidenti?
Kam pasur një dëmtim shumë serioz, pasi m’u dëmtua rëndë shtylla kurrizore. Babai im nuk firmosi që unë të hyja në sallën e operacionit, por kjo më kushtoi shumë. Katër muaj pas aksidentit unë nuk lëvizja fare nga vendi. Rrija vetëm shtrirë në një pozicion, dy muaj të tjerë qëndroja vetëm ulur dhe dy muaj me paterica. Tani, edhe pse jam pak më mirë, nuk eci dot normal, lodhem jashtë mase. Kam pësuar dëme të rënda edhe në veshka. Vazhdoj të bëj ekzaminime, vetëm terapia më shkon 20 mijë lekë të vjetër në ditë.
(Intervisten e plote marre nga Miranda Sadiku e lexoni sot ne Panorama)
♛Melody♛
♛Melody♛

E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë Coolte21

Shteti Shteti : E mbijetuara e Himarës: Një vit tmerr. Dy mijë lekë në ditë terapi, të na dëmshpërblejnë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi