AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë

Shko poshtë

 Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë Empty Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 27, 2013 10:09 pm


[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images11/foto e plagosjes se fqinjit.jpg] Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë Foto%20e%20plagosjes%20se%20fqinjit[/url]



Tenton të vrasë fqinjin që e ngacmonte, por plagos aksidentalisht babanë e tij. Ky është rasti i Dallëndyshe Pitarkas, për të cilën prokuroria ka mbyllur hetimet. Dosja është depozituar në gjykatë para disa ditësh dhe nga shorti elektronik për këtë çështje është përzgjedhur gjyqtari Kreshnik Omari. Në ngarkim të 32-vjeçares është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë si dhe armëmbajtjes pa leje. Konflikti mes fqinjëve Ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 prillit në zonën Kodër-Kamzë, në periferi të Tiranës. Dallëndyshe Pitarka ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Adriatik Bucit. Aktin e krimit e ka bërë pas urdhrit të bashkëshortit, për të vrarë të riun. Nezir Buci, babai i të riut, cili ka tentuar të mbrojë jetën e të birit, ka marrë tre plumba në pjesën e barkut. Sipas hetimeve të prokurorisë, Idriz Pitarka jetonte emigrant në Greqi dhe mes çiftit ka pasur shpesh herë debate me motiv xhelozinë. Pas ankesave të shpeshta të gruas për ngacmim, Idrizi ka kërkuar sqarim nga Adriatik Buci. Mes tyre ka nisur debati dhe situata ka degraduar në konfrontim fizik. Dallëndyshe Pitarka ka hapur zjarr dhe ka mbetur i plagosur babai i të riut. Ky i fundit ka tentuar që të ndalë Dallëndyshen, duke i dalë armës së zjarrit përpara. Një patrullë policie ka qenë duke kaluar rastësisht në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë, për t’i marrë armën nga dora 32-vjeçares.
 Dëshmia 
“Adriatik Buci po ma nxinte jetën duke më ngacmuar gjatë gjithë kohës. Ai më merrte në telefon dhe më shqetësonte pafund. Nuk po e duroja dot më këtë situatë. I pata thënë disa herë që të mos më bezdiste dhe të më linte rehat, por nuk merrte vesh”, ka deponuar Dallëndyshe Pitarka para oficerëve të policisë gjyqësore. Për këtë ngjarje fillimisht iu vunë prangat edhe bashkëshortit të saj nën akuzë për bashkëpunim. “E urdhërova gruan që ta vriste, pasi nuk po durohej më një situatë e tillë. Atë veprim e bëmë në gjaknxehtësi e sipër. Po kaloja në depresion dhe nuk mund ta duroja më faktin që Tiku të më ngacmonte vazhdimisht gruan. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm kur e kryem krimin. Unë i kërkova gruas time që ta qëllonte. Kam qenë në emigracion në Greqi dhe fillimisht pata dyshime tek bashkëshortja. Mes nesh ka pasur shpesh herë konflikte për shkak të xhelozisë. Por, zbulova që Tiku e ngacmonte dhe nuk durova dot pa bërë gjë. Jemi penduar”, është shprehur Idriz Pitarka. Çifti në fjalë pretendon se Adriatiku e ngacmonte në mënyrë sistematike Dallëndyshe Pitarkën, pavarësisht se ajo nuk i jepte motiv. Ndërkaq, Adriatik Buci, nuk pranon të ketë kërkuar nga Dallëndyshja lidhje jashtëmartesore. Familja e lënduar pretendon se motivi i sherrit ka qenë për një pesëmijëlekëshe të vjetër, që ata ia kishin borxh fqinjit përballë. Sipas tyre, Dallëndyshja ka shpikur historinë e ngacmimit, pasi nuk është në rregull nga mendja. Ndërkohë që prokuroria ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjykatë si të pandehur vetëm Dallëndyshe Pitarkën, e cila hapi zjarr duke plagosur Nezir Bucin. 
Detaje
 Në muajin prill, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës mbeti i plagosur Nezir Buci. Policia në atë kohë bëri me dije se plagosja ishte bërë nga Dallëndyshe Pitarka, në bashkëpunim me burrin e saj, Idrizin. Sipas policisë, çifti Pitarka e ka pasur konfliktin me djalin e Nezirit, Adriatik Bucin. Kjo, pasi autorja e plagosjes ka pretenduar se Adriatiku e ka ngacmuar vazhdimisht Dallëndyshen.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë Coolte21

Shteti Shteti :  Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi