Vetëvritet 18-vjeçarja, nuk donte të jetonte në Shqipëri
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Vetëvritet 18-vjeçarja, nuk donte të jetonte në Shqipëri
[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images12/pallati i vajzes.jpg][/url]
Një shqiptare 18-vjeçare e lindur dhe rritur në Itali, është vetëvrarë në Shqipëri, rreth një muaj pasi kishte ardhur në atdheun e saj. Vendimin tragjik e ka marrë pikërisht pasi familja e saj u rikthye në Shqipëri, si pasojë e gjendjes jo të përballueshme ekonomike në vendin ku kishin jetuar për 18 vjet. Adoleshentja e ka kundërshtuar me forcë vendimin e familjes, duke u shprehur se nuk ishte dakord për kthimin në Shqipëri, pasi kërkonte të vazhdonte studimet e larta atje, meqenëse edhe arsimin që nga fillorja e kishte përfunduar në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte vetëm prej pak muajsh adoleshentja, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik, por pas disa orësh ka ndërruar jetë. Viktima është Evgjeni D., 18 vjeçe, lindur në Itali. Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, që ka marrë nga familjarët e 18-vjeçares, adoleshentja që prej mbërritjes kishte qëndruar e mbyllur dhe sa vinte gjendja e saj rëndohej deri në mbrëmjen e së premtes, kur ajo i dha fund jetës së saj.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
I jepet lamtumira Evgjenisë, Shqipëria e mërziti për vdekje
- 18-vjeçarja piu helm pas kthimit nga Italia. Nuk donte të jetonte në Tiranë, por prindërit erdhën pasi mbetën pa punë. Vajza ishte mbyllur në vetvete
Anxhela Tato
-Është përcjellë për në banesën e fundit 18-vjeçarja Evgjeni D., e cila para tre netësh u vetëflijua. Vajza është varrosur në vendlindjen e të atit në Shijak. Vetëvrasja e Evgjenisë është e dhimbshme, sepse ka brenda dramën e një vajze që kthehet në Atdheun që se kishte parë ndonjëherë dhe tronditet kur e njeh. Atdheu nuk afronte asgjë kësaj vajze, që duhej të zëvendësonte një jetë tjetër. Nga ana e policisë bëhet me dije se vajza ishte në gjendje depresive që pas kthimit nga Italia. Sipas bluve 18-vjeçarja i dha fund jetës duke mos pranuar që të jetonte në Shqipëri. Në dëshmitë e dhëna për policinë prindërit tregojnë se pas rikthimit vajza ishte mbyllur në vetvete dhe nuk dilte më nga dhoma e saj. Kjo është historia e dhimbshme e 18-vjeçares, e cila mbrëmjen e së premtes vendosi të vetëflijohej. Vajza Evgjeni D. nuk ishte dakord që të jetonte në Shqipëri dhe të riniste nga e para. Ajo kishte kundërshtu ar vendimin prindërve të saj, pasi dëshironte të vazhdonte studimet në Itali. Evgjeni D. ishte ambientuar me jetesën e saj italiane dhe Italinë ku ishte rritur dhe kishte gjithë lidhjet shoqërore. Mesa duket për të ishte shumë e rëndë rikthimi në Shqipëri ku çdo gjë do të niste nga zero për vajzën. Sipas të dhënave të policisë, familja ishte kthyer në Shqipëri, pasi nuk mund të përballonte shpenzimet e jetesës së shtrenjtë në Itali. Megjithë lutjet e vajzës drejtuar prindërve, para dy muajsh familja u rikthye në Tiranë. Vajza u izolua në dhomë duke rënë në një gjendje depresive derisa arriti te vendimi i vetëflijimit.
Ngjarja
Mbrëmjen e së premtes Evgjenia ka pirë pesë tableta fostoksinë, që e çuan drejt vdekjes së pashmangshme. Edhe pasndërhyrjes së menjëhershme në Spitalin Ushtarak, në Pavijonin e Toskologjisë, gjendja shëndetësore e vajzës u rëndua dhe u bë e pamundur që të shpëtohej jeta e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në një banesë në rrugën “Irfan Tomini”. Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik, por pas disa orësh ka ndërruar jetë. Viktima kishte lindur në Itali, ku edhe ishte arsimuar. Ndërsa së fundi familja e saj kishte vendosur që të rikthehej për të jetuar në Shqipëri për shkak të kushteve të vështira ekonomike që po kalonin atje, duke qenë se prindërit e vajzës kishin mbetur pa punë. Vendimi i familjes së saj ka qenë i prerë dhe ata janë rikthyer në apartamentin, ku kishin jetuar që para lindjes së saj, në Tiranë.
Hetimet
Burime nga Policia e kryeqytetit, mbrëmjen e së premtes, e ëma e saj, Arta, pasi kishte trokitur disa herë në derën e dhomës së të bijës dhe ajo nuk ia kishte hapur, ka kërkuar ndihmën e bashkëshortit. Pasi kanë hyrë me forcë brenda në dhomë, kanë gjetur të bijën pa ndjenja dhe kur kanë parë që nuk po përmendej menjëherë e kanë nisur me urgjencë në spital. Mjekët toksikologë kanë bërë të pamundurën që ta mbanin në jetë, por sasia e madhe e helmit që kishte pirë 18-vjeçarja e ka dhënë efektin dhe ajo ka vdekur në spital. Viktima ishte vajzë e vetme, kishte edhe një vëlla më të vogël se veten, ndërsa këtë vit do të fillonte studimet e larta.
Similar topics
» Vetëvritet 22 vjeçarja, tenton t’i japë fund jetës edhe bashkëshorti
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë
» Un te Humba ty qe Sme doje .Ti humbe dike qe Te donte shum
» Donte t'a shiste, braziliania: Më mashtruan, jam ende e virgjër!
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Donte të vriste fqinjin që e ngacmonte, i plagos babanë
» Un te Humba ty qe Sme doje .Ti humbe dike qe Te donte shum
» Donte t'a shiste, braziliania: Më mashtruan, jam ende e virgjër!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi