AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit

Shko poshtë

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Empty Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jul 13, 2013 1:07 am

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Violence-640x480-300x225

Një 67 vjeçar nga fshati Topojë në Fier ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në atë zonë.
Margarit Ç., u prangos pasi akuzohet se për 15 vite me radhë ka abuzuar seksualisht me nusen e djalit, 35 vjeçaren Lindita Ç.
Kjo e fundit ka pasur frikë që të denoncojë vjehrrin monstër, por më në fund e ka marrë guximin.
Pas denoncimit, policia ka arritur të provojë krimin me anë të përgjimeve ambientale.
Djali i të arrestuarit, Arben Ç., 40 vjeç, kishte ikur në emigracion në Greqi pak pasi ishte martuar me të shoqen, 15 vjet më parë.
Që prej atëherë, jeta e Linditës ishte një ferr.
Vjehrri e përdhunonte dhe e kërcënonte të mos tregonte.
Gazeta Shqip, që e sjell këtë histori, raporton se Lindita i kishte treguar edhe të shoqit dy vite më parë për këtë tmerr, por ai kishte zgjedhur heshtjen
 
gazetatema/
♛Melody♛
♛Melody♛

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Coolte21

Shteti Shteti : Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Empty “Vjehrri më ngacmonte seksualisht”, gjykata merr masën e sigurisë “arrest me burg”

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 22, 2013 6:24 pm

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Thumb_250x150
Askush nga banorët në fshatin Bitinckë të Devollit nuk mund të besojnë se bashkëfshatari i tyre 72-vjeçar Karafil Topi ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij, Fatime Topi. 37-vjeçarja e kishte denoncuar vjehrrin pak ditë më parë në polici. Ajo ka thënë se Karafil Topi e ngacmonte seksualisht muajt e fundit, madje edhe para pesë vajzave të saj. Gjykata e Korçës mori masën e sigurisë “arrest me burg” për 72-vjeçarin, edhe pse avokati i tij kërkoi një masë më lehtësuese për shkak të moshës.
Kundër tij u prononcuan edhe dy mbesat e tij përkatësisht 14 dhe 12 vjeçe, të cilat në prani të psikologut thanë se e kishin parë shpesh gjyshin të ngacmonte nënën e tyre kur babai nuk ishte në shtëpi.
37-vjeçarja u ka thënë bluve se vjehrri i saj e ndiqte nëpër shtëpi dhe e prekte në trup. Madje një herë e kishte kapur në flagrancë edhe vetë djali i saj. I tronditur për këtë veprim të së atit, të dy bashkë shkuan tek kryeplaku i fshatit për të kërkuar ndihmë, tregon ajo.
Nga ana tjetër, 72-vjeçari nuk ka pranuar asgjë nga këto, duke thënë se janë të gjitha një sajesë e nuses së djalit të tij. /alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Coolte21

Shteti Shteti : Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Empty Fier, Dëshmia E Rreme, Arrestohet Nusja. Akuzoi Vjehrrin Për Ngacmim Seksual

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 31, 2013 5:58 pm

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Fier-d%C3%ABshmia-e-rreme
Fier, dëshmia e rreme, arrestohet nusja. Akuzoi vjehrrin për ngacmim seksual.

FIER- Konfliktet nuse-vjehërr në të shumtën e rasteve janë komike. Por ka dhe raste kur sherret ndryshojnë rrjedhën e jetës së njërit apo tjetrit. Afro një muaj më parë, një 60-vjeçar nga fshati Topojë i Komunës së Semanit përfundoi në pranga, pasi nusja e djalit e denoncoi në polici për ngacmim seksual. Pas hetimeve të bëra nga prokuroria e Fierit gjatë kësaj kohe, rezultoi se ngjarja nuk ishte e vërtetë dhe se nusja kishte shpifur dhe akuzuar me pa të drejtë babain e bashkëshortit të saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, bëjnë me dije se pasditen e së hënës është arrestuar 35-vjeçarja Lindita Çala, pasi akuzohet për kallëzim të rremë. Sipas hetuesve të çështjes, nëna e dy fëmijëve nuk shkonte mirë me vjehrrin e saj, Margarit Çalën, ndaj për inat e ka denoncuar atë se e ngacmonte seksualisht. Mësohet se ka qenë 35-vjeçarja që e ka provokuar vjehrrin.

Burimet e mësipërme sqarojnë se afro një muaj më parë, Lindita, në prezencë të vjehrrës i është ulur Margaritit në prehër, ndërsa nga ana tjetër, me telefonin celular e ka filmuar. “Prova materiale” është dorëzuar në polici, ndërsa 60-vjeçari është prangosur. Pas arrestimit të vjehrrit, 35-vjeçarja rrinte në shtëpi, ndërkohë që bashkëshorti i saj punonte tokat në pronësi të familjes, kurse vjehrra ruante bagëtitë. Burime nga prokuroria e Fierit pohojnë se ishte vetë nusja që tërhoqi kallëzimin ndaj vjehrrit të saj. Gjithashtu, pohohet se nuk ishte rasti i parë që Lindita Çala bënte denoncime të tilla. Ajo kishte denoncuar dhe burra të tjerë të fshatit për ngacmim seksual. Afro një vit më parë, ajo ka denoncuar bashkëfshatarin L. Zarka, duke thënë në polici se “sa herë që unë shkëmbehesha me Zarkën, ai më nxirrte një kartëmonedhë 5 mijë lekëshe dhe e tundte në dorë. Edhe në atë rast policia ka shoqëruar Zarkën, por më pas ka rezultuar se gjithçka ishte e gënjeshtërt. Pas zbardhjes së ngjarjes pritet që Margarit Çala të lihet i lirë. Aktualisht ai ndodhet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Rrogozhinës.

31.07.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Coolte21

Shteti Shteti : Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit  Empty Re: Pranga për vjehrrin, dhunoi seksualisht për 15 vite nusen e djalit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi