AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti

Shko poshtë

10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Empty 10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Nov 06, 2013 6:27 pm

Me fillimin e dimrit dhe temperaturave të ulëta, ju duhet të bëni shumë kujdes ndaj lëkurës tuaj. Ndaj ne po ju sjellim 10 këshilla se s’i duhet ta mbroni atë për ta pasur sa më të butë e të hidratuar
Dimri
10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Mbrojtja-e-lekures-ne-dimer-1-150x150
10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Mbrojtja-e-lekures-ne-dimer-2-150x150
10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Mbrojtja-e-lekures-ne-dimer-3-150x150
10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Mbrojtja-e-lekures-ne-dimer-4-150x150

I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Dimri është periudha më delikate e vitit për lëkurën, ndaj për këtë është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm dhe të siguroheni, që t’i dedikoheni me kura të nevojshme. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj. Ja se cilat janë 10 këshillat të cilat mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni një lëkurë të mëndafshtë, të butë, të thatë dhe mbi të gjitha të hidratuar.
1. Kujdes çfarë hani
Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.
2. Përdorni serum
Gjeni një serum të veçantë që mund t’i përshtatet llojit të lëkurës suaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të tillë që të eliminojë skuqjen nga i ftohti.
3. Përdorni vaj për bebe
Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.
4. Kujdesuni për duart dhe këmbët
Mos i lini pas dore duart dhe këmbët tuaja, përndryshe rrezikoni të dukeni më e madhe në moshë. Dedikojini kohë një herë në javë manikyrit dhe pedikyrit, nuk je e detyruar të shkosh te një qendër estetike, mund t’i bësh edhe në shtëpi.
5. Bëni spa
Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një spa në shtëpi, e organizuar me vajra dhe esenca parfumesh në banjën tuaj. E rëndësishme është që të relaksoni nervat.
6. Bëni maskën javore
Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.
7. Mos përdorni ujë të ngrohtë
Uji i ngrohtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal, pse jo edhe të gjithë trupin.
8. Dedikojini një ditë në javë lëkurës tuaj
Një ditë në javë është e domosdoshme që ju të bëni një kontroll lëkurës tuaj, ta mirëmbani ashtu siç duhet, por mos lini pas edhe kontrollin e produkteve tuaja, për të verifikuar nëse bëjnë më apo jo. Produktet e skaduara do ta shkatërronin lëkurën tuaj shumë keq.
9. Bëni kërkime
Mos u kënaqni me produktin e parë që gjeni, zgjidhni një krem hidratues perfekt për lëkurën tuaj, konsultohuni me dermatologë ose farmacistë.
10. Hidratoni lëkurën dhe përdorni një mbrojtës kundër diellit
Nuk duhet të harroni që ju duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, gjithmonë edhe kur koha është me re apo me shi.
♛Melody♛
♛Melody♛

10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Coolte21

Shteti Shteti : 10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi