Si Të Kujdeseni Për Lëkurën Normale?
Si Të Kujdeseni Për Lëkurën Normale?
Për Çfarë Lloj Kujdesi Ka Nevojë Lëkura Normale?
Duhet të ndiheni me fat nëse keni një lëkurë normale, por mos bëni gabimin që bëjnë shumë gra, duke menduar se meqë lëkura e tyre është normale nuk ka nevojë për kujdes. Për çfarë lloj kujdesi ka nevojë lëkura normale?
Kujdesi i përgjithshëm
Në qoftë se lëkura juaj është e qëndrueshme, bëni një scrub njëherë në muaj me një xhel eksfoliant (i cili heq qelizat e vdekura) ose locion. Në qoftë se lëkura juaj ka tendencë të thahet përdorni solucione më të buta. Mos u përpiqni të hiqni pikat e zeza dhe puçrrat.
Masazhojeni fytyrën tuaj me kremin hidratues ose locionin tuaj duke pasur parasysh drejtimin që duhet të ndiqni për masazhimin e lërkuës së fytyrës. Aplikoni një maskë hidratuese ose ushqyese dhe mbajeni në lërkurë për 20 minuta ose sipas udhëzimeve specifike të maskës. Shpëlajeni dhe vendosni kremin hidratues. Nëse ju, nuk e shpëlani fytyrën por vetëm e fshini me një copë të butë, mbetjet e saj do të veprojnë si krem nate.
Kujdesi ditor
Trjatimi i kësaj lloji të lëkurës ka nevojë të ndjekë të njëjtin regjim ditor si tipet e tjera të lëkurës. Në mëngjes pastrojeni dhe freskojeni fytyrën tuaj me një tonik të butë. Prisni deri sa të thahet dhe aplikoni locionin hidratues. Kremi hidratues duhet të jetë specifik, si për ditën ashtu edhe për natën.
Në mbrëmje hiqni makeup-in nga fytyra juaj me një locion për pastrimin e makeupit. Mos përdorni sapun për larje. Pasi të siguroheni që fytyra juaj është pastruar nga makeupi vendosni kremin hidratues.
Këshilla të tjera:
1. Mos përdorni produkte kozmetike që përmbajnë alkool.
2. Mos përdorni sapunë me përbërës të fortë.
3. Tregoni kujdes për shtresën e jashtme të lëkurës dhe konsultohuni me një mjek nëse kushtet e saj ndryshojnë.
25.07.2013
Burimi: Ikub
Similar topics
» Pornoja e re, femra normale dhe shtëpiake pozojnë lakuriq për hobi
» 10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» Lërini kremrat, vetëm domatja ua mbron lëkurën
» 10 këshilla për të mbrojtur lëkurën nga i ftohti
» Ushqimet Që Mbrojnë Lëkurën Nga Dielli
» Lërini kremrat, vetëm domatja ua mbron lëkurën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi