Mimoza Mevlani: Armina është dashuria më e çmuar që kam
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1

Pjesëmarrja e Shqipërisë në “International gala Switzerland 2013”. Presidente e Shoqatës Shqiptare e Gjimnastikës Aerobike rrëfen ecurinë dhe zbulon sekretin e të qenit e bukur
Mimoza Mevlani, është artiste dhe koreografe e njohur. Çdo mëngjes jemi mësuar ta shohin në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar duke na dhënë disa këshilla se si të mbajmë trupin në formë. Këto ditë, ajo së bashku me grupin profesionist të gjimnastikës “Metropol Tirana” kanë shkuar në Zvicër për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion të këtij lloji. Kemi përfituar nga ky rast për të folur me të në këtë periudhë vere ku të gjithë duan forma të bukura, për t’u dukur mirë në plazh. Ajo është gjithashtu edhe e ëma e Armina Mevlanit, vajzës së njohur të ekranit që kohët e fundit është bërë objekt lajmi në lidhje me historinë e sa të dashurisë me Shkëlzenin, djalin e kryeministrit Sali Berisha. Në këtë intervistë, Mimoza Mevlani, na tregon për marrëdhënien e saj me vajzën dhe disiplinën që ajo ka.
Zonja Moza, ju sapo jeni kthyer nga një aktivitet. Na tregoni diçka më shumë për këtë pjesëmarrje?
Për të dytën herë grupi profesionist “Metropol Tirana” nën drejtimin tim si Presidente e Shoqatës Shqiptare e Gjimnastikës Aerobike Artistike në Shqipëri dhe koreografe organizatore e kësaj pjesëmarrje shkoi në Zvicër. Herën e parë ishim në kompeticionin ndërkombëtar “World Gymnastrada Laussane 2011” dhe së dyti na vjen ftesa në “Internacional gala Switzerland 2013” . Pas një suksesi dhe vlerësimi për seriozitetin, nivelin artistik të shfaqur në këto dy kompeticione këto dy aktivitete internacionale kanë qenë të fundit, por pjesëmarrje të tjera paraardhëse kanë qenë po aq të suksesshme p.sh si në Londër, Itali, Norvegji, Greqi etj.
Si u përfaqësuat në këtë aktivitet dhe cilat ishin rezultatet e arritura?
Përfaqësimi i grupit profesionist “Metropol Tirana” në Zvicër 2013 ka përmbushur të gjitha aspiratat për një imazh dhe ballafaqim një sfidë ku kemi treguar zhvillimin dhe kulturën që zotëron ky grup. Duke përfituar një eksperiencë edhe më tepër dhe për të na rritur një ambicie më shumë. Pjesëmarrje të tilla kemi pasur në vazhdimësi. Këto evente, për mua personalisht kanë qenë rritje përgjegjësie si organizatore- koreografe e këtij grupi. Në Shqipëri, dy herë në vit unë organizoj me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytet- it të Tiranës dhe nga gjithë Shqipëria gjimnastradën. Nëpërmjet këtij spektakli masiv i japim mesazhe të ndryshme për edukimin e brezit te ri që ndikon drejtpërdrejt në formimin e personalitetit të të rinjve, të cilat u mundësojnë atyre të bëhen qytetarë të përgjegjshëm të hapur, të aftë për t’u integruar në këtë shoqëri.
Si jeton një artiste-koreografe si ju?
Për mua, nga hera ka qenë shumë e rëndësishme familja dhe puna. Dita për mua ka filluar me punë si një dashuri, pasion për të qenë e vlefshme dhe e respektuar për familjen time dhe për vete, duke dhënë maksimumin e diejve të mia, por dhe duke marrë më të mirën nga kjo kohë e çmuar që i kam dedikuar.
Ju bëni edhe një program televiziv...
Po. Çdo ditë në programin e TVSH në mëngjes ku unë përgatis prej 4 vitesh këtë emision të shumë ndjekur jap shumë informacione që për të qenë aktive dhe në formë patjetër duhet të merresh me aktivitet fizik është e vetmja mënyrë për të qenë në formë dhe për të respektuar veten.
Flitet shumë për aktivitetin fizikë dhe marrëdhënien e njeriut me të, por sa i rëndësishëm është ai për trupin?
Marrja me aktivitet fizik është e rëndësishme sa vetë jeta, jo vetëm për të qenë në formë dhe estetikisht mirë. Aktiviteti ka një vlerë më të madhe, për t’u ndjerë shëndetshëm duhet të zhvillojmë tek vetja jonë një kulturë e cila gradualisht bëhet domosdoshmëri. Një trup i shëndetshëm në mendje të shëndetshme.
Është kjo një nga periudhat ku duhet të ushtrojnë aktivitet, apo verë?
Jemi në muajin korrik dhe aktiviteti fizik në këto momente bëhet më i reduktuar pasi temperaturat e larta nuk janë të këshillueshme dhe aspak të shëndetshme në ngarkesat që duhet të marri trupi ynë. Në këtë kohë do të këshilloja sa më shumë not.
Rekomandoni më shumë palestrën, apo aktivitetin në natyrë, pse?
Në të dyja rastet do të thoja jam pro aktivitetit fizik. Si në natyrë dhe në palestër janë shumë të rëndësishme sepse përbëjnë dy programe specifike për formimin në mënyrën më të mirë të mundshme për mirëmbajtjen dhe përparimin e shëndetit mendor dhe trupor për përballimin e sfidave të ndryshme në jetën e përditshme.
Si jeni përshtatur ju në familjen juaj me ritmin e jetës dhe ata me ritmin tuaj?
Përshtatja ime ka qenë pak e lodhshme me punën dhe familjen pasi të dyja kanë qenë të rëndësishme dhe kjo për pasojë ka lodhjen e vet. Të rrisësh fëmijë dhe të kesh obligime në familje duhet një vullnet dhe një dashuri për të kapërcyer vështirësitë që nuk janë aspak të thjeshta, por janë më shumë përgjegjësi tashmë ato janë bërë me të thjeshta pasi vajza që unë kam është rritur dhe është bërë shoqja ime më e dashur.
Meqë jemi te vajza, si është Armina për sa i përket aktivitetit fizik?
Sigurisht dhe Armina duke u rritur në këtë frymë dhe në këtë kulturë që e ka rrethuar shumë herët, di vlerat e saj dhe përpiqet që kohën ta menaxhojë dhe për t’u marrë me aktivitet fizik.
I ndjek ajo këshillat tuaja?
Marrëdhënia ime me Arminën absolutisht është konstruktive, këshillat e mia sigurisht që ajo i ndjek, sepse tek unë sheh një model të suksesshëm që me punën time kam ngritur prestigjin tim. Zonja Moza, na fol pak për marrëdhënien me vajzën? Unë dhe vajza ime Armina jemi një. Ajo është gjithçka për mua, është shoqe, është frymëzimi im është dashuria më e çmuar që unë kam. Suksesi i saj për mua është arritja më e madhe e dëshirave të mia.
Çfarë do i këshillonit vajzave në lidhje me aktivitetin fizikë? po djemve?
Vajzave dhe djemve do t’ju jepja këshillën se nëse ata do të merren rregullisht me aktivitet fizik të moderuar kanë me pak mundësi të preken nga sëmundjet kronike si kardiovaskulare, tumorale, mendore, diabetin etj. Aktiviteti fizik për të rinjtë është dhe lëvizja me biçikletat do të ishte perfekt për një trup të bukur dhe të shëndetshëm, pasi ky aktivitet ul shumë dhe stresin. Është një sport ideal pasi ndikon gjithashtu në gjendjen e humorit dhe i bën një favor mjedisit dhe njerëzimit.
Tonifikimi dhe mbajtja e trupit në formë
Përgatitja e një fiziku të mirëpalestruar dhe të tonifikuar duhet të nisë që në muajin tetor, për të vazhduar me ritme të përshpejtuara në prag të stinës së pranverës. Tri herë në javë, përreth 45 minuta duhet praktikuar stërvitje në palestër dhe pas dy muajve të parë ndryshimi do të jetë i dukshëm.
Tonifikimi
Ushtrimet që praktikohen janë specifike për vetë natyrën e problemit që e shqetëson klientin. Një rënie në peshë mbi 10 kilogramë kërkon stërvitje të përditshme në palestër. Tonifikimi i muskujve arrihet përmes ushtrimeve specifike në pistë, biçikletë, vegla sportive etj. Për tonifikimin e muskujve të barkut bëhen enkas ushtrime abdominale për këtë zonë të trupit.
Ecja në natyrë
Përpos palestrës, është e këshillueshme që çdo ditë të bëhet një ecje e lirë apo vrap në natyrë. Gjithashtu është mirë të praktikohen edhe lëvizje të ndryshme aerobike, step etj.
Ushtrimet
Ushtrimet kardiovaskulare janë të praktikueshme në këtë sezon stinor. Përmes forcimit të zemrës arrihet edhe rënia e peshës, çka është e rëndësishme dhe e këshillueshme për aspektin mjekësor të individit. Stërvitja e forcës janë ushtrime që praktikohen edhe nga meshkujt edhe nga femrat. Për të përftuar forma fizike më të bukura dhe për të forcuar muskujt, përmes veglave sportive realizohen të tilla ushtrime që japin rezultat të dukshëm në trupin e çdokujt.
Uji
Konsumimi i 1.5 litrave ujë gati çdo ditë është një domosdoshmëri. Sepse ai ndihmon në tretjen e ushqimit, njëherësh të bën të ndihesh i ngopur pa ngrënë shumë, dhe pa marrë shumë kalori. Ushqimi Ushtrimi në palestër duhet të shoqërohet edhe me një regjim ushqimor të zgjedhur. Hani shpesh dhe në porcione të vogla. Është mënyra më efikase për të mos shtuar në peshë dhe për të ruajtur ekuilibrin e preferuar të kilogramëve truporë.

Similar topics
» Mamaja E Armina Mevlanit: Lidhja E Vajzës Me Shkëlzen Berishën Ka Pikësynim Jetëgjatësinë Dhe Martesën
» Armina Mevlani: Jam shumë e dashuruar, Shkëlzeni akoma më shumë (VIDEO)
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
» Ç’është dashuria?
» DASHURIA E FEMRES SHQIPTARE PER TE QENE NENE, ESHTE ME E MADHE NE BOTE !
» Armina Mevlani: Jam shumë e dashuruar, Shkëlzeni akoma më shumë (VIDEO)
» Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
» Ç’është dashuria?
» DASHURIA E FEMRES SHQIPTARE PER TE QENE NENE, ESHTE ME E MADHE NE BOTE !
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi