Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
Vetëm një për qind e njerëzve dinë diçka më thellë. | ||||
| ||||
Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjeshmëri, një sensitivitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t’i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vetë jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë... SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI! Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në planin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala “dashuri” mund të tingëllojë si më poetike, më e bukur. Por 99 për qind të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të. JU DASHUROHENI ME NJE GRUA A mund të përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërheq juve? Pa dyshim ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë e saj nuk mund ta shihni, ngase t’i lexosh mendimet e dikujt nuk është punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua? Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në hormonet tuaja është tërhequr nga hormonet e gruas, nga psikologjia e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë, kjo është çështje e kimisë. Mendo këtë: gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkon te mjeku juaj, dhe e ndërron gjininë, dhe fillon të risë mustaqe dhe mjekër. A do ta doni edhe më tej atë? Asgjë tjetër përveç kimisë, hormoneve, nuk është ndërruar. Ku u tret tani dashuria juaj për të? Vetëm një për qind e njerëzve dinë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjeshmëri, një sensitivitet që të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t’i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, nga që edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë. CILA QUHET VERTET DASHURI Mbaje mend këtë si një rregull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti s’mund të shohësh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm trupi që ke, do të magjepsesh vetëm nga trupi i dikujt. Kjo është shkalla psikologjike e dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën e vet, ai mund ta ndjen zemrën e personit tjetër. Kjo është ajo që zakonisht quhet dashuri. Është e rrallë. Pse atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë të dashurisë pasi në atë nivel është bukuri e jashtëzakonshme? Aty është dhe problemi: çdo gjë shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar. Një gjë e tillë nuk është metalike, por është e ndërtuar nga qelqi i thyeshëm. Njerëzit frikëshen t’u qasen më tepër shtresave të thella të dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë, dashuria është jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerrësisht e ndryshueshme. DASHURI E PASTËR APO DASHURI STABILE! Ndjenjat nuk janë gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë të kesh trëndafila plastike, nga që përherë ajo do të jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti mund t’i lësh në ujë dhe ato do të jenë të freskët. Mund të vendosësh madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh sërish. Plastika është një nga gjërat më të pashkatërrueshme të botës, është stabile, e përhershme; andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja, edhe pse është sipërfaqësore, por është stabile. DASHURIA E PARE DUHET TE QUHET SEKS Dashuria e parë duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta duhet të quhet dashuri e përzemërt - kualitet, e pa adresuar - jo pronësore dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush të mos ju posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është si një revolucion radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë e vështirë për t’u arritur. |
Re: Cfarë është dashuria dhe cila është ajo e vërteta?!
Thone se dashuria eshte misterioze,magjike,komplekse,e veshtire,imazh provokues ne mendime,gezim,e pamatshme,ekstaz e papercaktueshme.Dashuria eshte durim,eshte miresi.Ajo nuk eshte xhelozi,as krenari.Dashuria eshte.....dashuri.Tek secili ajo shprehet ne menyra te ndryshme.Eshte e rendesishme te qendrosh ne dashuri,jo te biesh ne te.Dashuria eshte ajo fije qe mban te lidhur dy njerez,e qe con ne besimin,intimitetin dhe ndervaresine e tyre.Dashuri do te thote ti qendrosh prane dikujt qe ka nevoje per dashuri,dhe per dike qe te kujdeset per te.E kunderta e dashurise eshte frike dhe prandaj nuk ka frike ne dashuri.Dashuria e vertete eshte bekim i natyres.Nese do dashuri duhet te dashurosh.Ajo nuk mund te blihet.Ajo eshte force qe sjell unitet dhe harmoni.
Similar topics
» Ç’është dashuria?
» Cila është bukuroshja “VIP” me gjoksin më të mirë?
» Cila EshTe Gjeja Pa Te Cilen Nuk Dilni Nga Shtepia . . ?!
» Vesa Luma: Cila kohë është më e mirë, nuk e di
» Si mendoni, cila eshte karakteristika me pozitive e shqiptareve?
» Cila është bukuroshja “VIP” me gjoksin më të mirë?
» Cila EshTe Gjeja Pa Te Cilen Nuk Dilni Nga Shtepia . . ?!
» Vesa Luma: Cila kohë është më e mirë, nuk e di
» Si mendoni, cila eshte karakteristika me pozitive e shqiptareve?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi