Kurbin, Vret Gruan Me Shkop: Më Ktheu Dorë Kur E Rraha Për
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Mamurras: E vdes në dru! Fëmijët i përgjërohen të atit për të lënë të gjallë nënën (VIDEO)
E ka vdekur në dru, ndërsa fëmijët i përgjëroheshin t’i falte jetën nënës së tyre.
Ngjarja makabre, ku nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pas goditjeve me shkop druri, ka ndodhur në fshatin Fushë – Mamurras të rrethit të Kurbinit.
Valbona Lleshi, 17 vjet me e re se bashkëshortit i saj, është rrahuar për minuta të tëra, deri sa i ka vdekur në duar Marjan Lleshit.
Britmat rrëqethëse të gruas apo dhe lutjet e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç, nuk kanë zbutur tërbimin e 44 vjeçarit.
Pasi i ka nxjerrë fëmijët jashtë shtëpisë, Marjani, me një shkop, ka filluar të gjuajë mbi trupin e gruas të tij, ndërkohë që për shkak të britmave që kanë dëgjuar, fqinjët kanë lajmëruar policinë, pa mundur të ndërhyjnë për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes Valbonën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por për fat të keq nuk kanë mbërritur aq në kohë për të shpëtuar jetën e gruas 27 vjeçare.
Në mesin e shtëpisë, policia ka gjetur trupin e pajetë të gruas, ndërsa fëmijët të traumatizuar nga skena makabre.
Po kështu policia bëri të ditur se ka arrestuar dhe autorin e krimit, i cili për oficerët e krimeve ka shpjeguar arsyen dhe motivin e vrasjes së nënës së dy fëmijëve të tij.
Vrasja
Që në mëngjes, ashtu si pothuajse çdo ditë të këtij viti, Valbona dhe Marjani kanë filluar të debatonin me njeri-tjetrin. Dyshimet e Marjanit mbi ndershmërinë e gruas së tij, kohët e fundit kishin shkaktuar grindje të shpeshta mes çiftit, ndërkohë që sipas banorëve të zonës, Valbona nuk guxonte të kalonte pragun e shtëpisë pa lejen e të shoqit.
Çifti, për të njëjtat motive, është zënë dhe gjatë mëngjesit të së hënës, kur për më shumë se një orë kanë debatuar e ofenduar njëri-tjetrin.
Rreth orës 10 e 30 minuta, Marjan Lleshi ka nxjerrë nga banesa dy fëmijët dhe me një shkop në dorë ka nisur të godasë bashkëshorten në trup dhe në kokë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, 44 vjeçari, edhe pse është përballur me ulërimat për ndihmë të bashkëshortes së tij dhe fëmijëve që qanin në derën e shtëpisë për të shpëtuar nënën e tyre, nuk e ka ndalur dhunën deri sa i ka marrë jetën gruas.
Për oficerët e policisë, 44 vjeçari ka deklaruar se krimin e ka kryer pasi nuk duronte më që e shoqja t’i kthente dorë.
“Kemi rreth një vit që zihemi shpesh pasi unë dyshoja se gruaja ime nuk sillej mirë. Megjithëse asnjëherë nuk kam pasur prova, prapë dyshoja se ajo kohët e fundit më kthente fjalë dhe më kthente dorë. Unë e kam dashur dhe nuk kam pasur asnjë qëllim ta vras gruan, por e kam humbur durimin. Në fakt unë nuk doja ta vrisja, edhe pse ajo ngriti dorë kundër meje. Por situata doli jashtë kontrollit. Unë e humba durimin dhe kam nxjerrë fëmijët jashtë e më pas jam futur në kuzhinë. Në fakt doja ta rrihja, por kurrë që ta vrisja. Por ajo prapë përpiqej të më kthente dorë. Unë këtu kam humbur durimin e nuk di gjë më ç’kam bërë”, mësohet të ketë deklaruar Marjan Lleshi.
Ndërkohë që nga ekspertiza mjeko- ligjore e 27 vjeçares rezulton se Valbona Lleshi ishte qëlluar më shumë në kokë, goditje këto që edhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia e Kurbinit ka plotësuar dosjen hetimore me akuzën e “vrasjes me paramendim“ ndaj Marjan Lleshit.
GazetaTema/
Kurbin, Vret Gruan Me Shkop: Më Ktheu Dorë Kur E Rraha Për
Kurbin, vret gruan me shkop: Më ktheu dorë kur e rraha për xhelozi.
Policia gjen dy fëmijët e çiftit, duke kërkuar ndihmë te fqinjët
“44-vjeçari Marjan Lleshi nga fshati Fushë-Mamurras ka vrarë me mjete të forta Valbonën 27-vjeçare”
Ardian Bushi
Xhelozia në çift ka qenë sërish motivi i një krimi tjetër në familje paraditen e djeshme në zonën e Kurbinit, kur burri ka vrarë gruan, duke e goditur me një shkop. Pas krimit, Policia e Kurbinit ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, ndërsa dy fëmijët e çiftit, edhe pse nuk e kanë parë me sy vrasjen e nënës së tyre, janë lemerisur nga britmat e saj për ndihmë, teksa dhunohej nga bashkëshorti deri në grahmat e fundit të jetë së saj. Fqinjët nuk kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, ashtu siç ndodhi të shtunën edhe në Tiranë, por kanë njoftuar Policinë e Kurbinit mbi ngjarjen. Policia është nisur menjëherë drejt banesës së familjes Lleshi, por nuk ka mundur të shpëtojë jetën e gruas 27-vjeçare, Valbona Lleshi, megjithëse ka vënë në pranga autorin e vrasjes, Marjan Lleshi, 44 vjeç, i cili kishte një diferencë prej 17 vitesh me të shoqen.
Vrasja
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Fushë–Mamurras të Rrethit të Kurbinit. 44-vjeçari Marjan Lleshi, pas një debati me bashkëshorten e tij, Valbona Lleshi, 27 vjeçe, ka nisur ta dhunojë atë. Pas më shumë se 30 minuta ofendime të ndërsjella, Marjan Lleshi ka nxjerrë nga banesa dy fëmijët e tij të mitur, 9 dhe 7 vjeç, duke u futur në banesë me një shkop në dorë. Në ato momente, dyshohet se ai ka nisur të godasë bashkëshorten në trup dhe në kokë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Marjan Lleshi, edhe përse është përballur me ulërimat për ndihmë të bashkëshortes së tij dhe fëmijëve që qanin në derën e shtëpisë për të shpëtuar nënën e tyre, nuk ka ndaluar dhunën derisa i ka marrë jetën. Pas krimit, Marjan Lleshi është mbyllur në shtëpi, ndërkohë që fqinjët e tij kishin njoftuar Policinë e Kurbinit, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur hapjen e derës dhe arrestimin në flagrancë të Marjan Lleshit. Sipas policisë, jashtë banesës janë gjetur dy fëmijët e çiftit, të cilët qanin dhe kërkonin ndihmë, ndërkohë që babai i tyre qëndronte i mbyllur në banesë. Ndërsa gruan e të arrestuarit, burimet policore bënë të ditur se e kanë gjetur të mbuluar me gjak në dyshemenë e kuzhinës. Policia ka dashur t’i japë ndihmën e parë Valbona Lleshit, por ajo kishte ndërruar jetë, për shkak të plagëve të shumta që kishte në trup dhe në kokë.
Dëshmia
Pas arrestimit, Marjan Lleshi, i pyetur nga specialistë të krimit pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës, ka treguar rrethanat e ngjarjes që, sipas tij, konflikti kishte nisur për motive xhelozie. “Kam më shumë se një vit grindje me bashkëshorten time. Kjo ka ardhur si pasojë e xhelozisë. Unë kisha dyshime për gruan, e cila nuk më pëlqente në sjellje, por asnjëherë nuk kam mundur ta faktoj një gjë të tillë. Atë e kam dashur jashtë mase, por për një moment kam humbur durimin dhe kam arritur ta qëlloj atë disa herë, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Në fakt, unë nuk doja ta vrisja, por ajo ngriti dorë kundër meje. Në këto kushte, situata degradoi dhe e humba kontrollin. Mbaj mend që kam nxjerrë fëmijët jashtë e më pas jam futur në kuzhinë. Doja ta rrihja, por jo ta vrisja”, është shprehur i penduar për krimin i arrestuari Marjan Lleshi.
Fqinjët
Ndërsa një fqinj i familjes Lleshi shprehet se mes Marjanit dhe Valbonës ka pasur grindje vazhdimisht. Fqinjët tregojnë se grindje mes tyre kishin edhe për faktin se ishin të papunë. Megjithatë, sipas tyre, më shumë ziheshin, pasi Marjani ishte mjaft xheloz. “Ishte aq xheloz sa nuk e lejonte Valbonën të dilte as nga oborri i shtëpisë. Por kurrë nuk e mendoja se ata do të shkonin deri në këtë situatë, pasi edhe Marjani ka qenë tip i qetë dhe pa probleme”, shprehet një grua, fqinje dhe e njohur e familjes. Policia e Kurbinit, pas ngjarjes, ka marrë trupin e pajetë, duke e dërguar në morgun e spitalit të Laçi, ku dhe i është nënshtruar ekspertizës. Sipas burimeve nga Mjekësia Ligjore, mësohet se Valbona Lleshi kishte shumë fraktura në kokë dhe në trup, ku për pasojë kishte ndërruar edhe jetë. Edhe ky rast pritet të ndiqet nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ashtu siç është parashikuar me ndryshimet në Kodin Penal, ku janë forcuar dënimet ndaj krimit në familje, me qëllim parandalimin e tyre.
I arrestuari
“Kam më shumë se një vit grindje me bashkëshorten time. Kjo ka ardhur si pasojë e xhelozisë. Unë kisha dyshime për gruan, e cila nuk më pëlqente në sjellje”
Fqinjët
“Ishte aq xheloz sa nuk e lejonte Valbonën të dilte as nga oborri. Por kurrë nuk e mendoja se ata do të shkonin deri në këtë situatë, pasi Marjani ka qenë tip i qetë”.
16.07.2013
Burimi: Gazeta Shqip
Similar topics
» Kanuni, shqiptari vret gruan në Zvicër. “Më tradhtoi me një turk”
» Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve
» Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan e vajzën, mbytet në pishinë
» Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan
» Kosovari: E vrava gruan se shkoi me turkun
» Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve
» Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan e vajzën, mbytet në pishinë
» Borxhet, vetëvaret pasi telefonoi gruan
» Kosovari: E vrava gruan se shkoi me turkun
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi