AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve

Shko poshtë

Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve Empty Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jul 14, 2013 6:34 am

Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve 84568_1

TIRANE-  Banorët e rrugës "Tefta Tashko" jo shumë larg qendrës së kryeqytetit janë tronditur sot paradite nga skena e një krimi makabër

Rreth orës 09:45 minuta banorët u bënë dëshmitarë të një krimi në familje, ku ish-bashkëshorti goditi me thikë ish-bashkëshorten e tij në mes të rrugës, pas shkollës ‘Ismail Qemali’.

Policia identifikoi viktimën si Valbona Tasim Çarçani, 46 vjeçe, ndërsa autori është Genci Selfo Çarçani. Nga martesa 24-vjeçare, çifti kishte 2 vajza të moshës 18 dhe 20 vjeçe, ndërkohë që para dy vitesh ishin divorcuar. Çifti kishte vite që kishte jetuar më parë dhe në Udine të Italisë, por kohët e fundit ishin kthyer në Tiranë.

VRASJA
Vrasja ndodhi rreth orës 09:45 minuta. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se bashkëshorti e ka goditur 3 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas autori ka tentuar të largohet por në ndjekje të tij janë vënë Shërbimet e Autopatrulles Speciale “Shqiponja” të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e tij 300 metra larg vendit të ngjarjes e konkretisht në sheshin “Avni Rustemi në Tiranë.

"Autori dyshohet ta kete kryer krimin per motive xhelozie."- thotë policia.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryeqytetit ndërsa Çarçani rrezikon jo më pak se 20 vite burg deri në dënimin maksimal burgim i përjetshëm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të dokumentimit te plote ligjor te kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, per vepren penale te “Vrasjes per shkak te marrdhenieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve te ftohta ne mjedise publike” parshikuar perkatesisht nga neni 79/c dhe 279/2 te Kodit Penal.

Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve 84572
(Foto: Kufoma ne rruge) - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tirane-burri-vret-me-thike-gruan-pas-sherrit-ne-rruge-166926.html#sthash.KzWyUWjP.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve Coolte21

Shteti Shteti : Tiranë, burri vret ish-gruan për xhelozi, nënë e dy fëmijëve Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi