AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin

Shko poshtë

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Empty Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 12:52 am

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Spacer
Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Spacer
Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Spacer
Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin 70591_1TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 48-vjeçarin Genci Çarçani, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Valbona Çarçani, 3 ditë më parë në kryeqytet. 

Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk ka pranuar të flasë përpara gjykatësit, por i ka qëndruar thënieve që ka bërë në polici, ku është shprehur se kishte pasur mjaft konflikte me ish-bashkëshorten dhe pretendonte se ajo nuk e linte të takonte dy vajzat e tij. 

Për shkak të ndryshimeve të bëra në Kodin Penal që kanë hyrë në fuqi, të dyshuarit për krime brenda familjes do të hetohen e gjykohen nga Krimet e Rënda. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur ndaj Çarçanit akuzën sipas nenit 79/c ku parashikohet vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare. Sipas këtij neni i dyshuari rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vite, ose me burgim të përjetshëm. 

48-vjeçari Çarçani i mori jetën ish-gruas së tij me të cilën kishte lidhur kurorë që prej vitit 1998 dhe mandej ishte divorcuar dy vite më parë. 

Tre ditë më parë ai e qëlloi ish-bashkeshorten disa herë me thikë në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën "Tefta Tashko Koço", teksa viktima Valbona Çarçani po kthehej në shtëpinë që kishte me qira, pas një shëtitje me qenin. Genci Çarçani u tha hetuesve se "gruaja ma ka nxirë jetën ndaj e vrava". Mosmarrëveshjet mes çiftit që një periudhë të gjatë kohe kishin jetuar në Itali ishin shfaqur prej shumë vitesh, kur u kishte vdekur djali i vetëm 4 vjeç, por vitet e fundit ishin bërë dhe më të forta, derisa Valbona Çarçani kërkoi divorcin, që u firmos nga gjykata në vitin 2011. Policia tha zyrtarisht se krimi ndodhi për motive xhelozie. 

(er.nu/BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Coolte21

Shteti Shteti : Masakroi me thikë ish-bashkëshorten në mes të rrugës, arrest me burg për Genci Çarçanin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi