AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"...

Shko poshtë

(Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"... Empty (Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"...

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 24, 2013 6:46 am

(Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"... 0aba890
Policia britanike nuk përjashton asnjë pistë përsa i përket vrasjes barbare të verifikuar pasditen e së mërkurës në mes të Londrës, por po e trajton atë si “një sulm terrorist me karakter islamik”. Disa burime, të cilat kanë ruajtur anonimatin, kanë folur për lidhje nigeriane, por pa dhënë detaje të tjera. Lidhje që gjithësesi kanë dalë nga hetimet paraprake dhe mbikëqyrja e pamjeve ku shfaqen dy agresorët, njëri prej të cilëve bën kërcënime dhe parulla islamike.Agjentët kanë deklaruar se dy agresorët janë përpjekur ta filmojnë vrasjen dhe u kanë kërkuar edhe kalimtarëve ta bëjnë këtë, duke thirrur herë pas here “Allahu është i madh”.Edhe disa dëshmitarë kanë treguar për BBC të njëjtën gjë. “Ishin të çmendur, si kafshë. E tërhoqën zvarrë përgjatë trotuarit dhe pastaj e lanë trupin e tij në tokë. Më pas ngrinin thikat dhe një pistoletë dhe u kërkonin njerëzve që t’i filmonin. Ky dukej shqetësimi tyre i vetëm”, ka deklaruar për BBC një dëshmitar i identifikuar me emrin James.Mbërritja e policëve i dha fund aktit te rende te dy agresoreve, të cilët janë qëlluar, imobilizuar dhe më pas dërguar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.Kryeministri David Cameron e cilësoi ngjarjen si “shumë tronditëse” dhe ka thirrur Komitetin e Krizës së qeverisë, i njohur ndryshe me emrin Kobra, që mblidhet vetëm në rastet kur mund të cënohet siguria kombëtare.“Vrasja e ushtarit britanik në rrugët e Londrës është krimi më i frikshëm, një gjë e pandodhur kurrë më parë dhe ka tregues të fortë se episodi lidhet me terrorizmin”, deklaroi Cameron nga Parisi.Dy agresorët, persona me ngjyrë, fillimisht e shtypën ushtarakun me makinën e tyre, pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e vranë duke i prerë kokën, pak metra larg një kazerme të Artiljerisë Mbretërore.Ndërkohë, gjatë orëve të natës, dy persona janë arrestuar nga policia britanike, pasi në shenjë reagimi ndaj aktit barbar ndaj ushtarakut kanë tentuar t’i vënë zjarrin dy xhamive.Një nga të ndaluarit, 43 vjeç, është përpjekur t’i vërë zjarrin xhamisë pasi kishte hyrë brenda saj me një thikë në dorë, në zonën e Eseksit. Ndërsa personi tjetër donte të dëmtonte një xhami në Kent.
/clubfm

♛Melody♛
♛Melody♛

(Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"... Coolte21

Shteti Shteti : (Video) Masakroi ushtarakun në Londër, ja pamjet "shok"... Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi