AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten

Shko poshtë

 Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten Empty Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 06, 2013 6:06 pm

[url=http://www.shekulli.com.al/website/images/images11/policet ne vendin e ngjarjes.jpg]
 Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten Policet%20ne%20vendin%20e%20ngjarjes
[/url]


Tirana tronditet sërish. Zënka për kushte ekonomike është kthyer në shkakun e krimit të djeshëm në një familje ku kryefamiljari ekzekuton gruan dhe veten. Krimi në familje ka të njëjtën formë, të njëjtën pamje, të njëjtat viktima si ato që nuk reshtën së trondituri këto kohë në vendin tonë. Një burrë vret bashkëshorten e tij dhe më pas me të njëjtën armë i jep fund edhe jetës së tij. Ishin prindër të një vajzë dhe të një djali, ndërsa viktima autor mësohet se përveçse ka qenë një person jo pak i njohur, prej kohësh ishte i papunë dhe se ishte pushtuar nga vesi i alkoolit. Dyshimet e forta bien pikërisht mbi këtë shkak që ka çuar në masakrën e djeshme në rrugën “Irfan Tomini”, ndërsa bashkëshortja e saj disa herë kishte kërkuar mbrojtjen e autoriteteve. Dy javë më parë ka mbërritur në shtëpinë e tyre policia. Ishte pranuar mes tyre se nuk do të ziheshin më. Çifti kishin nisur vetëm për pak ditë jetën normale të tyre për ti dhënë fund dje me një akt kriminal të burrit. Vrasja e djeshme e bashkëshortëve është rasti i tretë vetëm brenda pak kohës kur bashkëshortët pasi vrasin gratë e tyre kryejnë edhe vetëvrasje. Gruaja kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, por më pas ishte tërhequr. Policia kishte marrë pjesë disa herë në sherret në familje, por bashkëshortët kanë vendosur të pajtohen. Fqinjët i njohin për njerëz të nder- shëm e që shikonin hallin e vet, por ngjar- dosjen e ushtarëve të tij. ja e djeshme ka tronditur jo vetëm ata.
Ngjarja në "Irfan Tomini”
Krimi i rëndë brenda familjes ku burri vrau gruan dhe më pas veten ka ndodhur mesditën e djeshme. Policia dyshon se ngjarja ka pasur si motiv vështirësitë ekonomike të familjes, ndërsa të afërmit e viktimave bëjnë të ditur se çifti kishte probleme të vazhdueshme për shkak të xhelozisë. Ngjarja e rëndë u shënua rrugën 'Irfan Tomini'. Policia bën të ditur se viktimë e dorës së burrit ka mbetur Dallëndyshe Jazxhi e moshës 50 vjeç, ndërsa autor është identifikuar bashkëshorti i saj, shtetasi Edmir Jazxhi, 51 vjeç. Sipas policisë autori ka vrarë fillimit gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Nga të dhënat e para tha se krimi është kryer me pistoletë dhe brenda banesës së çiftit. Në vendngjarja u bë e ditur se autori i krimit të dyfishtë, Edmir Jazxhi punonte herë pas herë si shofer kamioni, por jo me një punë të rregullt, ndërsa bashkëshortja e papunë, por nganjëherë dilte dhe shiste ndonjë rrobë te tregu. Çifti ka dy fëmijë, të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentet e krimit. Personi i parë që ka parë skenën e krimit ka qenë djali i vetëm i familjes dhe më pas është njoftuar dhe vajza.
Rrëfimi i kunatës së gruas viktimë
Është bashkëshortja e vëllait të viktimës Dallëndyshe Jazxhiut, që duket se i ka dhënë tjetër dimension, duke e konsideruar vrasjen për shkak të xhelozisë që burri kishte për gruan. Gruaja tregon se kunata e saj kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshortin, pasi ai konsumonte alkool dhe ishte tepër xheloz. E tronditur nga ngjarja, Myrset Fejzo ka rrëfyer për policinë se Dallëndyshja u kishte treguar familjarëve të saj për problemet me Edmirin, por ata e kishin këshilluar të mos kërkonte divorcin, për të mos u shkaktuar tronditje fëmijëve. Kunata e viktimës ka konfirmuar gjithashtu se çifti kishte probleme të mëdha ekonomike dhe Dallëndyshja nuk punonte pasi Edmiri ishte tepër xheloz dhe nuk donte që ajo të kërkonte punë.
Pistat e hetimit
Policia hedh dyshimet e para mbi motivet që mund të kenë shtyrë burrin deri në vendimin ekstrem. Nga të dhënat e para në vendngjarje policia hedh dyshimet se krimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Familja po përballej kohëve të fundit me vështirësi ekonomike dhe shkak i grindjes së djeshme dhe më të fundit të çiftit, Jazxhi ka qenë një bursë për studime jashtë vendit që vajza e tyre kishte fituar. Policia thekson se familja nuk dispononte shumën e parave që vajzës i nevojiteshin për të ndjekur studimet e larta. Sipas policisë, grindja ka pasur këtë arsye duke degjeneruar më pas deri në përdorimin e armës nga ana e Edmir Jazxhit, që fillimisht ka qëlluar me plumba bashkëshorten dhe më pas veten. Nuk përjashtohen as motive të tjera, por policia po heton mbi çdo pistë të mundshme që mund të hedhë dritë mbi krimin e dyfishtë.
Familja
Bashkëshortët ishin me origjinë nga Korça dhe prej disa kohësh familja jetonte në kryeqytet. Ata rezultonin të martuar dhe kishin 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila se fundmi kishte fituar një bursë për studime jashtë vendit. Burimet nga policia në vendin e ngjarjes treguan se Edmir Jazxhi, 51 vjeç, në vitet 2002-2004 ka punuar si shoqërues i kryeministrit të atëhershëm të vendit, Fatos Nano. Më pas ia ka punuar me maune si transportues mallrash brenda dhe jashtë vendit. Kjo punë kryhej dhe tani nga autori-viktimë, por jo me kohë të plotë. Ndërsa bashkëshortja, Dallëndyshja rezultonte e papunë, por fqinjët kanë treguar ditën e djeshme ajo punonte në një treg rrobash të përdorura.
♛Melody♛
♛Melody♛

 Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten Coolte21

Shteti Shteti :  Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos, vret bashkëshorten dhe më pas veten Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi