AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria

Shko poshtë

  Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria  Empty Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 15, 2013 6:15 am

  Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria  84422_1
“Kemi disa muaj që nuk marrim trajtimet dhe shpërblimet që na takojnë me ligj për medaljet që kemi fituar në arenën ndërkombëtare. Ministria e Sporteve ka katër muaj që na gënjen duke na sorollatur nëpër dyert e institucioneve. Fillimisht na thënë se pagat kanë dalë, por pas interesimit rezultoi krejtësisht e kundërta.

Pas kësaj kontaktova me ministrin Visar Zhiti, i cili më tha që duhet të kontaktoj me zëvendësin, por ky i fundit ka fikur telefonin. Nuk e di si të veproj, pasi jam tejet e indinjuar nga shteti, nuk po kërkoj lëmoshë, por vetëm atë që më takon me ligj” kjo është deklarata e peshëngritëses së njohur shqiptare, Romela Begaj.

Shtangistja disa herë kampione e vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare së bashku me Daniel Godellin kërkojnë transparencë se ku kanë përfunduar rrogat e tyre. “Unë kërkoj një shpjegim se ku janë lekët, ku kanë përfunduar, institucionet të dalin edhe të thonë të vërtetën.

Ky është një turp për shtetin shqiptar që po na zvarrit më pa të drejtë. Kjo nuk është aspak dinjitoze për një njeri që ka përfaqësuar vendin në sa e sa gara” deklaron Begaj. Në fund, Begaj jep alarmin se mund të largohet nga Shqipëria. “Kam pasur shumë oferta nga disa shtete për t’u larguar, por kjo nuk është në dëshirën time.

Pasi unë dua që të përfaqësoj vetëm Shqipërinë. Por edhe durimi e ka  një kufi, shteti po më largon me duart e tij. E them me dhimbje, por situata e krijuar po më bën që të mendoj largimin. E nëse ndodh një gjë e tillë të mos dalin edhe të thonë pastaj që janë tradhtar, pasi tradhtar shteti po na largon vetë. Uroj që qeveria e re të ketë në vëmendje sportin, pasi gjërat janë shumë keq” përfundon Begaj. 
- See more at: http://www.shqiptarja.com/sport/2726/romela-begaj-shteti-me-mashtroi-leket-ose-largohem-nga-shqiperia-166775.html#sthash.kPBlXCxy.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria  Coolte21

Shteti Shteti :   Romela Begaj: Shteti më mashtroi Lekët, ose largohem nga Shqipëria  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi