AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare

Shko poshtë

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Empty Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 30, 2013 4:04 am

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Mihalis-Aslanis
Një ditë pas vetëvrasjes së stilistit të mirënjohur grek, Mihalis Aslanis, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, fakte të reja po zbulohen për zbardhjen e arsyeve të këtij akti ekstrem. 63-vjeçari la një letër përpara se të kryente vetëvrasjen, ku sqaronte se vështirësitë financiare dhe borxhet e shumta e shtynë të ndërmerrte këtë akt.
Por ditën e djeshme, pas kryerjes së autopsisë, disa fakte të reja tregojnë se Aslanis ka qenë një viktimë e mashtrimit financiar. Në letrën e tij, ai akuzon dy gra, të cilat sipas tij e kanë mashtruar kur punonin për të. Sipas letrës së Aslansit, njëra prej dy grave është shqiptare.
Gazeta greke “To Vima” shkruante dje se shqiptarja ishte shkolluar me ndihmën financiare të stilistit dhe pas studimeve, ai i ofroi punë si kontabiliste në firmën e tij.
Dyshimet janë se shqiptarja, së bashku me kolegen e saj greke, nuk kanë derdhur asnjë llogari tek tatimet fiskale, duke bërë kështu që stilisti të futej në borxhe të mëdha. Sipas Aslanisit, shqiptarja, në bashkëpunim me kontabilisten tjetër, i kanë marrë paratë stilistit grek, duke e zhytur në borxhe.
Këtë Aslanis e kishte pohuar edhe më parë në një interviste ku thoshte se ishte në telashe të mëdha, pasi dy kontabilistet e tij e kishin mashtruar, duke mos paguar detyrimet e firmës së tij.
Tashmë që policia greke ka nisur të hetojë në këtë pistë, asnjëra nga kontabilistet nuk gjendet për të dëshmuar. “To Vima” shkruan se shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, mund të jetë kthyer në Shqipëri, ndërsa kontabilistja greke është zhdukur pa lënë gjurmë. 
Stilisti i njohur grek, Mihalis Aslanis u gjet i vdekur 1 ditë më parë në banesën e tij në lagjen “Kolonaki” të Athinës.  Mihalis Aslanis u lind në Athinë dhe studioi për dizajn dhe arte figurative, histori arti dhe teatër. Ai ishte shumë i njohur për botën e modës me një karrierë të pasur, e cila nisi që në vitin 1974. 
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

♛Melody♛
♛Melody♛

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Coolte21

Shteti Shteti : Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Empty “E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Aug 30, 2013 8:26 pm



  • Mediat greke zbulojnë se Aslanis kishte birësuar një vajzë shqiptare, e cila ishte përgjegjëse në menaxhimin e pasurisë së tij




Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Xhulia-sh
Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Xhulia-Sh3
Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Xhulia-2Sh
Një ditë pas vetëvrasjes së stilistit të mirënjohur grek, Mihalis Aslanis, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, fakte të reja po zbulohen për zbardhjen e arsyeve të këtij akti ekstrem. 63-vjeçari la një letër përpara se të kryente vetëvrasjen, ku sqaronte se vështirësitë financiare dhe borxhet e shumta e shtynë të ndërmerrte këtë akt.
Por sot, pas kryerjes së autopsisë, disa fakte të reja tregojnë se Aslanis ka qenë një viktimë e mashtrimit financiar. Në letrën e tij, ai akuzon një vajzë shqiptare, emri i të cilës është Xhulia, të cilën Aslanis e kishte birësuar që fëmijë, kur e ëma e saj punonte si shërbyese në shtëpinë e tij.
Aslanis ishte mjaft i lidhur me vajzën shqiptare, të cilën e rriti si të ishte i ati i saj. Ai u kujdes për shkollimin e saj dhe Xhulia u diplomua në kontabilitet-financë me rezultate të larta. Pas përfundimit të studimeve, Xhulia më pas menaxhonte pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Aslani-sit.
Bashkë me shqiptaren, ai kishte punësuar edhe një kontabiliste greke nga qyteti i Patrës. Dyshimet janë se shqiptarja, së bashku me kolegen e saj greke, nuk kanë derdhur asnjë llogari tek tatimet fiskale, duke bërë kështu që stilisti të futej në borxhe të mëdha.
Sipas Aslanisit, shqiptarja, në bashkëpunim me kontabilisten tjetër, i kanë marrë paratë, duke e zhytur në borxhe. Këtë Aslanis e kishte pohuar edhe më parë në një interviste ku thoshte se ishte në telashe të mëdha, pasi “vajza” e tij dehe kontabilistja greke e kishin mashtruar, duke mos paguar detyrimet e firmës së tij.
Asnjëra nga kontabilistet nuk gjendet për të dëshmuar. “To Vima” shkruan se shqiptarja, mund të jetë kthyer në Shqipëri, ndërsa kontabilistja greke është zhdukur pa lënë gjurmë. Stilisti i njohur grek, Mihalis Aslanis u gjet i vdekur 2 ditë më parë në banesën e tij në lagjen “Kolonaki” të Athinës.  
Mihalis Aslanis u lind në Athinë dhe studioi për dizajn dhe arte figurative, histori arti dhe teatër. Ai ishte shumë i njohur për botën e modës me një karrierë të pasur, e cila nisi që në vitin 1974. 
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
♛Melody♛
♛Melody♛

Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Coolte21

Shteti Shteti : Vetëvrasja e stilistit grek: Si më mashtroi kontabilistja shqiptare Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi