AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO)

Shko poshtë

Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO) Empty Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO)

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Aug 08, 2013 3:44 am




Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO) 01



Anaidi duket se e ka vërtetë përzemër Orestin, djalin me nevoja specifike, për të cilin është kujdesur prej kohësh. Këtë gjë ai vazhdon ta bëj edhe pas Big Brother, madje ka vendosur që t’i bëj atij shumë dhurata surprizë pasi fitoi çmimin e madh.

Kështu Anaidi, i cili tashmë ka nisur punë në Bashkinë e Tiranës ka marrë një vendim të rëndësishëm për t’I ardhur akoma më në ndihmë djaloshit. Përveç shumës së lekëve që përmbante sekreti i tij brenda shtëpisë së Big Borther, i cili nuk u zbulua nga asnjë prej banorëve, Anaidi i ka bërë edhe mjaft dhurata të tjera Oçes, siç e thërret ai.
“Si fillim kisha menduar t’i çoja me pushime diku familjen e Orestit, por duke qenë se ata i kishin planifikuar dhe paguar pushimet fillova të mendojë diçka tjetër. Kështu mendova që t’i dhuroj familjes së tij lekët e sekretit që ishte i tij në fakt, ndërsa Orestit vendosa t’i bëj disa dhurata duke i blerë rrobat e verës”, ka treguar Anaidi, i cili duket se këtë sekret nuk e ka marrë në shtëpinë e Big Brother vetëm për shou. Kujdesi që ai ka për djalin me nevoja specifike, e dallon qartë në çdo fjali që ai thotë për të. “Bëmë shoping të dy, çfarë bleva unë bleu dhe ai, por ai çik më shumë se i pëlqen shumë të bëj shoping (qesh). U kënaq.
Tani bëmë shoping për verën dhe pastaj nga shtatori do blejmë veshje të tjera. Kemi filluar të dy palestrën. Ai nuk e di këtë po unë ia kam bërë dhuratë. i kam bërë dhuratë një paketë një vjeçare për palestër ku do të jem edhe unë”, -tregon më tej djali nga Tirana, i cili i pyetur nëse e ndjen si një detyrim kujdesin ndaj Oçes, pasi falë tij publiku pa anën e tij njerëzore, Anaidi i përgjigjet se kjo gjë nuk ka ndikuar më parë dhe nuk mund të ndikojë edhe pas fitores. Ndërkohë së fundmi ai ka nisur punë në Bashkinë e Tiranës dhe lidhur me këtë gjë është shprehur mjaft i kënaqur.

Një dashuri sekrete, me një vajzë të njohur Kurioziteti për Anaidin bie më shumë për jetën e tij private. Pas përfoljes se ai kishte një simpati për këngëtaren simpatike Samanta Karavello, fituesi i BB6 thotë se ata janë miq dhe se e vlerëson Samantën si një vajzë me vlera e mjaft simpatike, por vetëm kaq. Pyetjes nëse ka një histori dashurie në jetën e tij aktualisht ai i përgjigjet :

“Unë flas me një vajzë, për të cilën kam ndjenja të forta dashurie, por nuk mund ta bëj publike pasi është një personazh i njohur. Nuk mund ta bëj publike, sepse ne ende nuk jemi lidhur bashkë. E vetmja gjë që mund të them është se kam ndjenja të forta për të dhe ajo e di mirë këtë gjë”. Ndërsa rreth pushimeve, ai thotë se vera s’ka nisur ende për të, por shfrytëzon në maksimum fundjavat në jug me shoqërinë e tij.
♛Melody♛
♛Melody♛

Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO) Coolte21

Shteti Shteti : Ja Kujt Ja Ka Dhuruar Leket Qe Fitoj Ne BB6 , Anaidi…(FOTO) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi