AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…!

Shko poshtë

Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…! Empty Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 07, 2013 9:22 pm

Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…! Neil-191x300Del në dritë e vërteta rreth thënies së madhe të Neil Armstong kur ai shkeli për herë të parë në Hënë!
Të vërtetën për thënien e madhe të Neil Armstrong kur shkeli për herë të parë në Hënë, zbuloi një vit pas vdekjes së tij, i vëllai i astronautit të madh, i cili u shënua në histori si njeriu i parë që shkeli në Hënë.
“Para se të shkonte në Cape Canaveral që të nisej për në hapësirë, më thirri të kalojmë pak kohë së bashku.
Në një moment më thotë: “Kur fëmijët të shkojnë për të fjetur, eja poshtë për të luajtur Risk”. Teksa ne ishin duke luajtur, ai nxori nga xhepi i tij një letër, ma dha me një ton “konspirativ” dhe më tha që ta lexoja. Në atë letër ishte shkruar thënia e madhe: “Një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”.
Në vazhdim më pyeti se si më duket, iu përgjigja “e shkëlqyer” dhe ai më tha: “E imagjinova, thjeshtë doja ta lexoje”. Kështu deklaroi vëllai i Neil, në një dokumentar të BBC që u shfaq para pak kohësh.
Ndërkohë deklaratat e të vëllait të Neil Armstrong kanë ngjallur polemika të forta ndër shkencëtarët, pasi me këtë mënyrë vërtetohen një sërë teori konspirative që i dedikohen këtij misioni të shumë diskutuar.
Madje, më e çuditshmja është dhe fakti tjetër se pikërisht deklaratat e të vëllait të Neil, vërtetojnë bindshëm të gjitha faktet dhe pretendimet e dokumentarit të njohur “A man on the Moon”, sipas të cilit, gjatë periudhës së nisjes së Neil Armstrong për në Hënë, ai ishte vizituar nga disa dhjetëra njerëz të çuditshëm dhe se i ishin bërë një sërë ofertash, të cilat mbetën enigmë por që u zbuluan me kalimin e kohës./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…! Coolte21

Shteti Shteti : Astronauti Neil Armstrong mashtroi gjithë njerëzimin…! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi