I pasur me flavanol, kakao rrit vëmendjen intelektuale
2 posters
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
I pasur me flavanol, kakao rrit vëmendjen intelektuale
Flavanoli mund të jetë pjesë e një qasjeje dietike në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit. Prodhimet që përmbajnë 80 % kakao këshillohen të përdoren.
90 njerëz të moshuar me dëmtime të vogla njohëse u morën në analizë. Për rreth 8 javë, tri grupet kanë marrë kakao me nivele të ndryshme të flavanolit (të lartë, të mesëm dhe të ulët). Grupi që mori kakao me përmbajtje të lartë flavanoli realizoi një performansë më të mirë se të tjerët për sa u përket testeve të vëmendjes dhe reflektimit.
Ky përfundim u arrit nga studiuesit italianë të Universitetit të Aquilas. Shkencëtarët kanë bërë me dije se kakaoja është përbërësi numër një për të përforcuar trurin. Marrja e sasisë së kakaos duhet të jetë e përditshme, që edhe truri juaj të punojë në gjendje të rregullt. - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/i-pasur-me-flavanol-kakao-rrit-vemendjen-intelektuale-167007.html#sthash.oa2iQ8c3.dpuf
Re: I pasur me flavanol, kakao rrit vëmendjen intelektuale
Ajo, çka nuk do të refuzonim dot, është ëmbëlsira dhe janë pikërisht çokollatat ato që na tundojnë më fort. Qoftë çokollatë e bardhë, e zezë me fruta apo jo, nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parezistueshme, secila prej tyre ka disa ndikime befasuese në shëndetin e njeriut. Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Ajo me qumësht është një gërshetim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë, të cilat kanë disa ndikime psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për ndikimet pozitive, që ka në shëndetin e gjithsecilit, pasi përmban antioksidantë, të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao, por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht dhe sheqer, ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyre. Çokollata, e cila nuk ka fare sheqer është, thjesht, liker çokollate dhe ka shije të hidhur. Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa ndikimi afrodiziak nuk është provuar ende. Sipas kërkimeve të fundit, ngrënia e sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes, kur bëhet fjalë për sasinë, sepse ngrënia e tepërt, çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e veprimtarisë së trurit.
Re: I pasur me flavanol, kakao rrit vëmendjen intelektuale
Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokollata. E bardhë, e zezë me fruta apo jo nuk ka rëndësi. Përveç shijes së parrezitueshme secila prej tyre ka disa efekte befasuese në shëndetin e njeriut. Njihuni me historinë e çokollatës dhe efektet e saj
Pothuajse gjatë gjithë periudhës së Mesopotamisë, çokollata përdorej si pije. Në nëntor të 2007-ës, arkeologët raportuan gjetjet e kultivimeve më të hershme të kakaos, të cilat datojnë rreth vitit 1100 deri 1400 p.l.k në Puerto Escondido, Honduras.
Majat e kultivonin kakaon në kopshtet e tyre dhe e përdornin për të prodhuar një pije me shije të hidhur, e cila përdorej vetëm me raste të veçanta. Ndërsa në Europë ajo u prezantua për herë të parë nga Montezuma, dhe filloi të kosumohej kryesisht pas vaktit të drekës.
Për vitë të tëra prodhimi i çokollatës nuk ndryshoi deri sa erdhi periudha e revolucionit industrial që i dha çokollatës formën që ajo ka edhe sot.
Lloje të ndryshme të çokollatës
Ekzistojnë lloje të ndryshme të çokollatës. Çokollata e pastër, pa sheqer përmban vetëm kakao dhe gjalpë kakaoje, ndërsa ajo që ne konsumojmë sot është një kombinim i kakaos me sheqer.
Çokollata me qumësht është një kombinim midis kakaos, qumështit të freskët apo atij pluhur dhe sheqerit. Çokollata përmban alkaloidë të cilat kanë disa efekte psikologjike te njerëzit, ndërsa çokollata e zezë përmendet shumë për efektet pozitive që ka në shëndetin e gjithësecilit, pasi përmban antioksidantë të cilat zvogëlojnë formimin e radikaleve të lira. Çokollata e bardhë nuk ka në përmbajtje të saj aspak kakao por vetëm gjalpë kakaoje, qumësht, dhe sheqer ndërsa ajo e zezë ka sasi të mëdha yndyrnash. Çokollata e cila nuk ka fare sheqer është thjesht liker çokollate dhe ka shije të hidhur.
Efektet në shëndetin e njeriut
Çokollata është një prej kënaqësive më të mëdha në jetë dhe si e tillë shijohet në maksimum por ajo ndikon edhe shumë pozitivisht te shëndeti i njeriut. Çokollata e zezë ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lufton kancerin, stimulon trurin, parandalon kollën, ndërsa efekti afrozodiak nuk është provuar akoma.
Sipas kërkimeve të fundit, konsumimi i sasive të caktuara të çokollatës ndihmon në luftimin e sëmundjeve të ndryshme, por duhet pasur shumë kujdes kur bëhet fjalë për sasinë sepse konsumimi i tepërt çon në rritje të kolesterolit. Shkrirja e çokollatës në gojë ndikon në rritjen e aktivitetit të trurit.
Çokollata dhe festat
Çokollata është një prej dhuratave më të dashura gjatë ditëve të festave ditëlindjeve e shumë eventeve të tjera po aq të rëndësishme. Gjatë pashkëve vezët prej çokollate janë një prej dhuratave kryesore.
Librat dhe filmat
Ajo ka qenë një prej temave kryesore të shumë librave dhe filmave të suksesshëm, mund të përmendim këtu novelën e famshme: “Charlie and the Chocolate Factory”, i njohur si “Çarli dhe fabrika e Çokollatës”, tregimin “Like Water for Chocolate”, “Si ujë për Çokollatë” ku secili u përshtat suksesshëm në material filmik.

Similar topics
» Studimi, çaji i gjelbër rrit vëmendjen dhe përmirëson kujtesën
» 10 perleshjet me te medha intelektuale te historise
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» Amfiteatri i Durrësit – nën vëmendjen e Europa Nostra
» Mamaja E Armina Mevlanit: Lidhja E Vajzës Me Shkëlzen Berishën Ka Pikësynim Jetëgjatësinë Dhe Martesën
» 10 perleshjet me te medha intelektuale te historise
» Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD
» Amfiteatri i Durrësit – nën vëmendjen e Europa Nostra
» Mamaja E Armina Mevlanit: Lidhja E Vajzës Me Shkëlzen Berishën Ka Pikësynim Jetëgjatësinë Dhe Martesën
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Kuzhina Shqiptare & Si Te Ushqehemi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi