AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD

Shko poshtë

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Empty Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 16, 2013 9:44 pm

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD 
Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD BerishaTIRANË- Inaugurohet përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot u hap edhe tuneli i Krrabës 2,5 km, një nga segmentet e kësaj autostrade, i cili u përshkua fillimisht nga kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha.
Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton së paku 40 minuta kohë.
BERISHA: BASHKUAM 2 QYTETE, REALIZUAM ËNDRRËN E GJENERATAVE
Pasi kaloi në tunelin e Krrabës, kryeministri Berisha iu drejtua simpatizantëve dhe qytetarëve që merrnin pjesë në hapjen e kësaj autostrade, duke thënë se me bashkimin e dy qyteteve me anë të kësaj rruge u realizua ëndrra e shumë gjeneratave.

“Urimet më vëllazërore për këtë ditë që do mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale dhe kombëtare, sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën dhe jo vetëm të gjeneratës sonë, por të tëra gjeneratave që ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së madhe të shqiptarëve, djepi i dijes dhe shkollimit të bashkohej me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet sot janë të mëdha sa vetë rruga, por njëkohësisht kënaqësia është shumë e madhe, sepse sot më 16 qershor, vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe prapambetur po can malet po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po krijon realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi më tej se me hapjen e tunelit është realizuar një kryevepër inxhinierike.
“Sot tuneli dhe autostrada sjellin Elbasanin pranë Tiranës, e bëjnë atë qytetin më të afërt, por Librazhdi, Gramshi dhe Dumreja do jenë në Tiranë për 45 minuta. Pogradeci, Bilishti dhe Kolonja do vijnë në kryeqytet 1 orë më shpejt. Shqipëria inauguron sot segmentin më të rëndësishëm të korridorit të 8. Autostrada është segmenti më i rëndësishëm i korridorit të jugut, që do sjellë Beratin, Tepelenë në një kohë rekord. Tuneli është monument madhështor i një modeli që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Me tunelin ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihet në një, që prodhimet e mëdha të qarkut të Elbasanit dhe Korcës të vijnë në Tiranë me kosto më të ulët dhe shpejtësi më të madhe”, tha ai.
BERISHA: PRES BLUSHIN NE SELINE E PD, TUNELIN E HAPEM
Nga foltorja e ngritur përballë tunelit, kryeministri Berisha ftoi kandidatin për deputet të PS-së në Elbasan, Ben Blushin të shkojë në selinë e PD-së për të mbajtur fjalën e tij. Blushi më herët ishte shprehur skeptik për hapjen e tunelit dhe autostradës, duke deklaruar se do të merrte teserën e PD-së nëse kjo vepër realizohej.

“Gjithë këto ditë kam mendur për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD, t’i dorëzoj dokumentin e PD vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësi njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë, se ne tunelin e ndërtuam”, ironizoi kryeministri.
BERISHA: RAMEN E KA KAPUR SINDROMA E MOSHES SIME
Berisha nuk kurseu sot as akuzat për kreun e PS-së Rama, ndërsa u shpreh se ai përfaqëson alternativën e pesimizmit, por edhe se, së fundmi atë e ka kapur sindromi i moshës së kryeministrit.

“Ky tunel do bashkojë shqiptarët, modeli ynë i punësimit, rritjes së rrogave, integrimit. Ju ftoj të bashkohemi në përpjekjet tona që djersa jonë e ballit të japë më shumë fitime e mirëqenie. Modeli tjetër është ai i dëshpërimit dhe zhgënjimit, pesimizmit, mbjelljes së zisë kudo. Ky model i fabrikuar nga njerëz po ide kërkon që tunelin tuaj, rrugët tuaja, shtëpitë tuaja t’i mohojë, t’i fusë në thesin e Kocos dhe bashkë me Kocon në autobusin mavi. Është koha të bashkohemi, ne mbajmë fjalën tonë, tuneli është dëshmi e një fjale të dhënë të mbajtur para jush”, tha ai.
“Ramën e ka kapur sindromi i moshës sime. Duke mos pasur vite rinie shoku i autobusit ka ardhur tek të 50-tat me ide boshe në kokën e tij, meqënëse nuk kap dot vizionin tonë, gërmon në të shkuarën e tij dhe ju servir shqiptarëve mashtrime, mallkime gjëra pa vlerë, por kjo nuk është përgjegjësia ime, ai u rrit, zvarranik në bunker unë u rrita zog malesh, ja ku jam vazhdoj të fluturoj”, tha më tej Berisha.
KOMENTI I BERISHES NE FACEBOOK
Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, ka thënë ai.

TE DHENA PER AUTOSTRADEN DHE TUNELIN
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.

Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)

Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.
16.06.2013
Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Coolte21

Shteti Shteti : Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Empty Rama u rrit zvarranik në bunkerë, unë zog malesh që fluturojnë - KM Berisha

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 17, 2013 7:27 am


Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Kryeministri%20Berisha%20inauguron%20v%C3%ABnien%20n%C3%AB%20shfryt%C3%ABzim%20t%C3%AB%20tunelit%20n%C3%AB%20autostrad%C3%ABn%20Tiran%C3%AB-Elbasan.%20

Kryeministri Berisha inauguron vënien në shfrytëzim të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan.

"Alternativa jonë, eshte alternativa e ideve, tuneleve, e shkollave, e autostradave, e integrimit në Evropë. Ndërsa alternativa tjetër ka vetëm një argument. Atë e ka kapursindromi i moshës sime. Dëgjojeni vëllezër se çfarë është ky sindrom." - deklaroi te dielen KM Sali Berisha ne inaugurimin e vënies në shfrytëzim të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan.
"Duke patur vite rinie, pa rini, shoku i autobuzit ka ardhur tek të 50-ta me ide boshe në kokën e tij dhe tani meqenëse nuk kap dot vizionin tonë, nuk kap dot rrugët, autostradat dhe integrimin europian, gërmon dhe gërmon në të shkuarën e tij dhe nxjerr ide të së shkuarës për tua servirur shqiptarëve, mashtrime, mallkime dhe gjëra tërësisht të pavlera, por kjo nuk është përgjegjësia ime. Ai u rrit zvarranik në bunkerë, ndërsa unë u rrita zog malesh dhe ja ku jam si zogjtë që fluturojnë.” - theksoi KM Berisha
KM Berisha tha se, ''Ftojmë në modelin tonë çdo shqiptar, le të shohi modelin tjetër, modelin e dëshpërimit, modelin e zhgënjimit, modelit të pesimizmit, mbjelljes së zisë dhe dëshpërimit kudo. Ky model i fabrikuar nga njerëz pa ide, nga njerëz të ndryrë në autobuzin mavi, kërkon që tunelin tuaj , rrugët tuaja, shkollat tuaja, shtëpitë e reja tuaja ti mohojë, ti fusë në thesin e Koços dhe bashkë me Koçon në autobvuzin mavi."
Autostrada përbëhet nga tre segmente Segmenti I(Sauk -Tuneli i Krrabës gjatesia 13 km) Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatesia 2.5 km ), Segmenti III (Tuneli i Krrabës–Elbasan gjatesia 11.5 km) (lexo ketu me shume)
(RevistaShtypi.al)
♛Melody♛
♛Melody♛

Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Coolte21

Shteti Shteti : Hapet Autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra E Gjeneratave Realitet.Pres Blushin Në PD Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi