AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë

2 posters

Shko poshtë

5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Empty 5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 10, 2013 4:26 am


5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Thumb_250x150

Të pirit akool është një fakt që të gjithë dietologët e ndalojnë por një gotë verë e kuqe këshillohet të pihet çdo ditë.
Ekzistojnë pesë arsye se përse duhet të pini një gotë verë në ditë:
1.      Ushqen trurin
2.      Tret kaloritë
3.      Lufton qelizat kanceroze
4.      Stimulon ndërtimin e kockave
5.      Parandalon diabetin./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Coolte21

Shteti Shteti : 5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Empty Re: 5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë

Mesazh nga Katilja Sun Jul 14, 2013 1:01 am

Vera është një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga Gjuha Greke për Fοινος dhe nga Gjuha Latine për vinum. Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi. Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.
Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh. Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit.
Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.
Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç. Sidoqoftë me sasi më të mëdha të konsumuara ky efekt balancohet me mundësinë e rritjes së sëmundjeve te lidhura me konsumin e alkoolit si për shëmbull kancer i gojës, probleme të frymëmarrjes dhe eventualisht cirrozë të mëlçisë. Origjinalisht efektet pozitive viheshin re me konsumin e verës së kuqe. Përbërje të njohura si polifenolet gjënden në sasi të mëdha tek vera dhe ka prova se këto përbërje janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin. Një polifenol interesant është resveratroli, të cilit i jepen cilësi të shumta benefike.
Sidoqoftë, studime të tjera kane treguar se benefite të ngjashme fitohen edhe nga pirja e birrës. Është e paqartë nëse përbërja benefike është etanoli apo përbërje të tjera.
Sulfitet janë përbërje që gjenden në verë në formën e prezervuesve dhe mund të shkaktojnë alergji të rënda tek konsumuesit. Në SHBA e gjithë vera e prodhuar në mënyrë komerciale duhet të shkruajë në emërtim që përmban sulfite. Në shtete të tjera dekalrimi nuk është i detyrueshëm. Një numër më i lartë se normalja i sulfiteve në verë mendohet se shkakton gjëndjen e keqe që provohet të nesërmen e pirjes së alkoolit.Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe bile deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj është e vështirë të bëhet: kundërvënia jo tërësisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema që lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kundërefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Vetëm pas kësaj premise për potencialin toksik të kuotës së alkoolit te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grup-mosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzëni, ushqim të fëmijës me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë. Ndërkohë nuk është korrekte të vihet një shkallë barazie midis problemit të superalkoolikëve me ato pije me gradacion të ulët alkooli, duke unifikuar gjithçka në përbërjen e alkoolit, duke injoruar deri efektin antioksidues të disa përbërësve të papërfillshëm, sidomos duke pasur parasysh lidhjen gastronomike dhe sociokulturore të verës dhe birrës me historinë e njeriut. Më shumë se një shkencëtar është përpjekur të tejkalojë këtë ndryshim derisa ka arritur të krijojë edhe fjalën “Vinisme” (e verës), duke e alternuar me atë të alkoolizimit. Pikërisht për të dalluar skenarin e ndryshëm dhe përshkrimin e komplikacioneve që rrjedhin nga abuzimi kronik me verën dhe duke arritur disa herë deri tek efektet që japin pijet superalkoolike ose ato me gradacion të lartë të alkoolit.Vera është, pa asnjë dyshim, pjesë përbërëse e kulturës të të ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Nuk është vetëm një plotësuese e dietës, por simbol kompleksesh për të cilat mjeku ka për detyrë të “individualizojë” kufijtë e konsumimit të saj dhe eventualisht t’i kufizojë ato derisa të arrijë edhe në vënien e vetos për të pasur jehona dhe implikime komplekse për të interesuarin, edhe pse përtej kuptimit energjetik apo potencialit toksik në lidhje me mëlçinë. Për një mjek italian apo francez është e vështirë të imagjinojë se një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot e mbrojtur me fanatizëm nga një mekanizëm i rafinuar konsumistik, mund të bëjë keq përveç rasteve kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi abuzojnë me verën. Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe si rrjedhojë është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha, në krahasim me konsumimin në të shkuarën në sasi të mëdha në pijetore ose në lidhje me mënyrën e konsumimit në të kaluarën të pijeve superalkoolike. Eshtë e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Nëse pranojmë pra ndikimin e një tërësie arsyesh shoqërore, psikologjike, dietetike, epidemiologjike, ku mund të bëjë pjesë edhe vera, pa shkaktuar dëme, bile në të kundërtën duke sjellë efekte të dobishme, në mënyrën e të ushqyerit të njeriut, momenti kyç i gjithë çështjes qëndron në identifikimin e parametrave të sigurisë, pra në personalizimin e dozave të pranuara.Le të fillojmë më saktësimin e kufijve brenda të cilëve vera mund të konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rëndësia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet që lidhen me përdorimin e kalorive të vijnë nga alkooli. Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë (më shumë se 250), vlera apo dobia energjetike e një vere të mirë koincidon në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri tek 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Gjithmonë duke pasur parasysh realitetin metabolik të vlerave energjetike, mund të ruhen shumë rezerva në lidhje me “rendimentin” real të këtij karburanti pak të veçantë si lloj. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të superalkoolikëve shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Gjithashtu, është e udhës të çmitizohet fakti aq i përhapur dhe i besuar te njerëzit që jetojnë në zona malore se alkooli mbron nga të ftohtit, sepse ndjesia e menjëhershme e nxehtësisë përcillet si një ndezje tepër e shkurtër me një djersitje të ekzagjeruar në lëkurë dhe do të ishte më mirë që kjo ndjesi të ruhej për organet e brendshme në kushtet e temperaturave tepër të ulëta. Si përfundim, alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara.Nuk është e vështirë të mbrohet me sukses kauza e verës duke nënvizuar rëndësine e saj duke u nisur nga përmbajtja në vitamina, në oligoelemente ose në hekur, si dhe të tjerë përbërës më pak të pranishëm në verë, duke ruajtur përherë masën në përdorimin e verës. Nga ana tjetër pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër dhe që gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik. Nuk do të ishte korrekte, në emër të shpalljes së rezultateve shkencore, të mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik të etanolit, që është përgjegjës për pothuajse 50% të miokardiopatisë dilatative. Kjo tablo e verës ose më keq akoma e superalkoolikëve që “bëjnë mirë“ për diçka, duke nisur nga mjekimi i anemisë apo rritjes së sasisë së kolesterolit “të dobishëm” nuk duhet të bëjë pjesë në reklamimin korrekt të kësaj pijeje kaq të lashtë. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit po të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të na dekurajojnë dhe të na kufizojnë në konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, mund të parashikohet të futet në shkencën dietetike moderne jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin. Ndërkaq vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t’u shndërruar në një simbol shoqëror, është thjesht një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të amplifikuar vlerën shijuese të ritit të të ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën.
Katilja
Katilja

5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Coolte21

Shteti Shteti : 5 arsyet pse duhet të pini 1 gotë verë në ditë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi