Vlorë, nis aksioni për prishjen e 130 ndërtimeve pa leje
Faqja 1 e 1
Vlorë, nis aksioni për prishjen e 130 ndërtimeve pa leje
VLORE- Në qytetin e Vlorës ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Kalasë. Në vijën e verdhë të bashkisë është planifikuar prishja e 130 objekteve pa leje. Ky është një aksion që po realizohet në bashkëpunim nga bashkia e Vlorës, Policia e Shtetit, Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake. Sipas raportimeve nga Vlora, deri më tani janë prishur 3 objekte. Ky aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje vjen disa dy pas mesazhit të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, drejtuar subjekteve që kanë ngritur ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, “për të mos hedhur në det paratë e tyre”. Në takimin e dy ditëve më parë të Ramës, me krerët e komunave dhe bashkive të qarkut Vlorë u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet. (v.gj/shqiptarja.com)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=17654&IDCategoria=7#sthash.huB9BJpp.dpuf Similar topics
» Shtesa pa leje në Britani… vila e ëndrrave rrezikon prishjen e plotë
» Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda
» Policia bllokon makinën e Anaidit të “BB6”, gjejnë armë pa leje
» Dritan Dajti në Gjykatë: Me leje! Po largohem se s’kam lekë për avokat
» Shpëtim Gjika: Të enjten do prishim dhe 20 ndërtime pa leje. Ja e vërteta e pallatit të Lulzim Bashës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi