Shpëtim Gjika: Të enjten do prishim dhe 20 ndërtime pa leje. Ja e vërteta e pallatit të Lulzim Bashës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Shpëtim Gjika: Të enjten do prishim dhe 20 ndërtime pa leje. Ja e vërteta e pallatit të Lulzim Bashës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, është i vendosur të prishë çdo ndërtim pa leje në bregdetin e jugut, së paku në atë zonë që administrohet prej tij.
Aksioni i policisë ndërtimore do të vazhdojë dhe gjatë ditës së enjte.
Kyebashkiaku thotë për TemA se do të kryesojë këtë aksion, ku gjatë së enjtes do të prishen së paku 20 ndërtime që nuk kanë miratimin e Bashkisë.
Gjika thotë se prej dy ditësh në bregdetin e Vlorës po kryhen aksione të prishjes së ndërtimeve pa leje.
Sipas tij, ky është një vendim jo vetëm në funksion të turizmit, por dhe për të treguar forcën e ligjit, ku askush nuk do të guxojë të ndërtojë pa leje.
Ndërsa kryebashkiaku jep hollësira të aksionit të policisë ndërtimore, rrëfen dhe të vërtetën e pallatit të Lulzim Bashës.
Leja e ndërtimit për këtë pallat është marrë nga Xhaferr Isufi, që është dhe vjehrri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Por kryetari i Bashkisë së Vlorës thotë se nuk ka asnjë vendim të dhënë prej tij për këtë pallat.
“Unë si kryetar bashkie nuk interesohem se kujt i përkasin pallatet e ndërtuara në zonën administrative ku unë janë kryetar bashkie. Ato mund të jenë pallatet e kryetarëve, pallatet e kunetërve apo dhe të vjehrrëve dhe mua nuk më intereson përkatësia e tyre. I vetmi interes për mua është nëse janë në përputhje me ligjin apo jo. Unë di që për këtë objekt, që informohem se është folur sot, është dhënë leje ndërtimi nga KKRT-ja e qarkut në vitin 2010, që asokohe përbëhej me shumicë anëtarësh nga Partia Demokratike. Unë kam ardhur në krye të bashkisë Vlorë në vitin 2011, dhe afër mendjes nuk kam asnjë lidhje me këtë objekt. Po të kisha, qytetarët do të më ndëshkonin me votën e tyre,”deklaroi Gjika.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, duke garantuar se kushdo që do të guxojë të ndërtojë pa leje do të ndëshkohet, tha se nuk ka bërë kurrë politike apo dhe propagandë nëpërmjet Facebook-ut.
“Në këtë rrjet social unë kam një faqe private, e po të shihni me kujdes, do të vini re se nuk kam asnjë koment politik apo dhe propagandistik, edhe kur ishte fushata. Faqja ime është krejtësisht private dhe familjare e kurrë nuk do gjeni politikë aty, jo më të shkruaja apo dhe të përmendja emrin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Faqja ime e vërtetë është krejtësisht private dhe është ajo, në të cilën unë kam në krah kryetarin e partisë Socialiste, Edi Rama. Profilet e tjera janë fallco ose së paku, jo të krijuara nga unë”, deklaroi Gjika./l.ç
GazetaTema/
Similar topics
» Kënga e Lulzim Bashës “hiti verës” në Facebook (video)
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» Korçë, një 23-vjeçare hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndodhet ne gjendje kritike
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
» Filloi “lufta” PS-PD, kryebashkiaku i Vlorës: “Do të shembë të gjitha pallatet pa leje. Dy ndër to, janë të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha”
» Çantë E Dyshimtë Para Pallatit Të Kulturës, Dyshohet Se Ka Lëndë Eksplozive
» Korçë, një 23-vjeçare hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndodhet ne gjendje kritike
» Lulzim Basha zevendeson Sali Berishen, fiton Kryetarin e PD
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi